Edhe pak ditë në sallën e Parlamentit do të ulen 140 deputetët që fituan mandatin në zgjedhjet e 11 majit. Ligjvënës me eksperiencë që rinovuan kontratën, 8 rikthime nga ana e opozitës dhe Tom Doshi, si dhe 74 të rinj do të zënë vend për herë të parë në karriget e Kuvendit si të zgjedhur nga listat fituese, një miks mes të zgjedhurve të kryetarëve të partive dhe votës popullore.
54 nga ana e të majtëve, 15 të koalicionit “Shqipëria Madhështore”, 2 deputetë të Tom Doshit dhe nga 1 i zgjedhur për të tre partitë e reja: Shqipëri Bëhet, Mundësia dhe Lëvizja Bashkë. Edhe pse më shumë se gjysma e deputetëve do ta kryejnë këtë detyrë për herë të parë, nuk kanë ndikuar pozitivisht për të ulur moshën mesatare, pasi Parlamenti i ri do të jetë 47 vjeç.
Mes dy partive kryesore, demokratët janë pak më të vjetër, me një moshë rreth 50 vjeç, sa i përket deputetëve që do të ulen në Kuvend. Formacioni tjetër është ai që ul mesataren e përgjithshme, pasi 83 deputetët e Edi Ramës kanë një moshë pak më të madhe se 45 vjeç.
Parlamenti do të ketë deputeten me moshën më të vogël, 24-vjeçaren Marjana Koçeku, dalë nga listat e PS-së në Shkodër, e ndjekur nga Zegjine Çaushi, 27-vjeçarja e socialistëve të Fierit, e cila u bë virale gjatë fushatës me ironizimin ndaj Gazment Bardhit.
Në skajin tjetër dallon Sali Berisha, që pasi ka provuar postin e presidentit dhe kryeministrit, me 81 vitet e tij gëzon të drejtën e drejtimit të Parlamentit në çeljen e legjislaturës, si deputeti më i moshuar në sallë.
Në rast se Berisha do të refuzojë këtë “privilegj”, stafetën e merr një tjetër mjek demokrat, 76-vjeçari Tritan Shehu, ndërsa kandidati i tretë vjen nga radhët e socialistëve, 68-vjeçari Vasil Llajo.
Shumica e prurjeve të reja në Parlament janë të angazhuar prej vitesh në politikë, ndonëse në nivele të ndryshme, si ministra, ish-kryebashkiakë apo nënkryetarë bashkie, si dhe ish-drejtorë institucionesh. Nuk mungojnë as ata që vijnë nga bota e sipërmarrjes: ekonomistë, juristë, mjekë apo arsimtarë.
Në Parlament ka pasur shpesh përfaqësues nga fusha e medias, por kësaj radhe do të jenë 5 deputetë të cilët kanë mbaruar studimet për gazetari apo edhe kanë punuar në këtë sektor: nga pedagogia në radhët e socialistëve Iris Luarasi, Tedi Blushi i PL-së, Ardit Bido, Erald Kapri apo edhe ministri Arbjan Mazniku. Edhe artistët nuk mungojnë – njëri prej tyre, Ermal Pacaj, ka qenë edhe pjesë e grupit muzikor LRC në Lezhë.
Dy deputetë të zgjedhur kanë vetëm arsim të mesëm: sipërmarrësi socialist Skënder Pashaj dhe Ana Dajko e Nismës "Shqipëria Bëhet", e cila deri më tani gëzon mandatin që Adriatik Lapajt kishte projektuar për vete, sipas marrëveshjes mes kandidatëve të këtij subjekti.
Profilet e deputetëve të rinj do të ndikojnë edhe në vendosjen e tyre në komisionet parlamentare, pasi PS dhe PD kanë hequr nga ekipet e tyre kryetarët dhe nënkryetarët e 4 komisioneve të përhershme, duke nisur nga Ligjet, Veprimtaria Prodhuese, Siguria Kombëtare dhe i Jashtmi.
Pjesë e riformatimit do të bëhen edhe dy komisionet e posaçme, të Dezinformimit dhe Antikorrupsionit, nëse do të vijojnë të funksionojnë edhe në shtator në të njëjtën formë, pasi që nga ngritja e tyre janë bojkotuar nga opozita.(Fjorela Beleshi - A2)
"Edhe pse më shumë se gjysma e deputetëve do ta kryejnë këtë detyrë për herë të parë, nuk kanë ndikuar pozitivisht për të ulur moshën mesatare, pasi Parlamenti i ri do të jetë 47 vjeç"! Moj budallaqe. Kuvendi nuk është palestër për të rinjtë. Mosha minimale e tij duhet të jetë 60 vjeç e lart. Nuk jemi në gara olimpike!
Eshte kec apo kecke? Ne moshen e sa,j Saliut i pelqenin keckat dhe dhite sepse kecat dhe cjepet i kish inat. Ndoshta e di historine e Saliut me kopene e dhive te shtepise dhe ben aludime se edhe ajo ka re njejtin gjak si Saliu.
E ke fjalen per dhine me emrim Zegjine ?! Po edhe saliu qe eshte 81 nuk ja rras
140 140 robot te Saliut dhe te rames me mire te ishin majmune do Benin spektakël