Problemi kryesor i Sali Berishës pas zgjedhjeve të 11 majit është se ai nuk bind më as të vetët në PD, përveç atyre më ithtarëve dhe besnikëve.
Jo vetëm nuk krijon kauza, por shpik edhe beteja imagjinare donkishoteske edhe pas refuzimit masiv që qytetarët shqiptarë i bënë në zgjedhjet e përgjithshme.
Ky ishte konkluzioni i analizës që bëri sot gazetari Namir Lapardhaja në emisionin “Sot, Live në Shqipëri” të Report Tv, duke vënë theksin tek kauzat e reja qytetarë që duhet të përqafojë lidershipi i PD-së dhe që të mos e ndjekin më kryetarin e tyre që i ka çuar nga humbja në humbje, deri te më e keqja e historisë së saj, më 11 maj.
Për të, Berisha gjithmonë shpik kauza edhe pasi humb të parat dhe për më tepër, “gjithmonë lan duart” (si Ponc Pilati).
“Berisha gjithmonë i lan duart. Në fund të ditës, nuk është hera e parë, por PD në këto momente duhet të tregojë lidershqip. Rinumërimin e kanë kërkuar kandidatët. Nëse në Tiranë po shfaqen ndryshime të vogla dhe të karakterit njerëzor, siç u tha edhe nga përfaqësuesit e PD në KAS, në Durrës ka pretendime serioze brenda PD-së se ka qenë i organizuar procesi i numërimit dhe devijimit të votës dhe kjo mbetet për t’u parë. Por PD duhet të ketë lidership, ka moment kur thuhet stop, nuk mund të ndiqet çdo kauzë, duhet të ketë reagim”, tha Lapardhaja.
Ai nuk beson tek deklaratat e Berishës për protestat popullore, pasi ato mbeten gjithnjë beteja pa kauza konkrete qytetarë të besueshme, por vetëm të një grupi militantësh që opozita i ka pasur edhe në ditët më të vështira të saj. Politologu theksoi se Berisha pati një kauzë tek e cila më 11 maj qytetarët shqiptarë nuk besuan dhe e refuzuan masivisht dhe tani ai nuk bind më.
Të vetmit që bind Berisha janë deputetët e tij besnikë, të cilët edhe kur BE thoshte se besonin te drejtësia e re, ata protestonin në Strasburg kundër SPAK e GJKKO.
“Ne protesta kemi parë edhe para zgjedhjeve, edhe para vulës, edhe në Strasburg ku deputetët e PD-së lanë nam. Ndërsa Strasburgu thoshte se kemi besim te SPAK e GJKKO, këta bënin protesta atje dhe i sulmonin, përfshi edhe deputetët e moderuar të PD. Protestat nuk sjellin asgjë e nuk do sjellin asgjë. Berisha ka humbur besimin, ka pasur edhe njerëz në PD që e besonin kauzën e Berishës, por ai doli më keq. Tani nuk ka më kush e ndjek Berishën në betejat e tij imagjinare e donkishoteske brenda dhe jashtë vendit. Sepse edhe protestat e fundit ishin pa efekt dhe pa preteks. Protesta ka kuptim kur qytetarët ngrihen kundër qeverisë dhe përqafojnë kauzën e një opozite të pastër, kjo po do kishte kuptim. Po nëse mbledh 5 apo 10 mijë vetë në shesh, kjo dihet, PD i ka pasur gjithmonë në tre dekada pluralizëm, por për protesta që kanë interes qytetar, jemi shumë larg kësaj kauzë. Por ndreyshe nuk ka si shpjegohet rezultati i 11 majit nëse do të kishte kauza konkrete qytetare”, analizoi ai për Report Tv.
Problemi kryesor sipas Lapardhasë, është se Berisha tani është bërë plotësisht i pabesueshëm edhe brenda partisë së tij, ku zhgënjeu shumë demokratë.
“Ai tha edhe që farsa ndodhet në kuti, ndërkohë që farsa në kuti zbehu edhe këtë farsën e këtyre me rinumërimin, te PD. Zgjedhjet kanë problematika, shteti ka vënë makinerinë e tij në zgjedhjet e 11 majit, por problemi është që në vend që PD të trajtojë problemet thelbësore të 11 majit, merret me gjëra pa vlerë. Problemi kryesor është se qytetarët shqiptarë nuk kanë besuar dhe përkrahur kauzën e Berishës më 11 maj dhe ndaj është ai rezultat i thellë. Por edhe PS është refuzuar më 11 maj për hir të së vërtetës, sepse mazhoranca mori më pak vota, por është sistemi zgjedhor dhe Berisha që sollën këtë rezultat”, përfundoi ai.
I nderuar gazetar! Keni plotesisht te drejte ne analizen qe beni dhe perfundimet qe nxirrni! PD dhe lidershipi i saj jane bere plotesisht te pabesueshem, saqe askush nuk i beson me, si brenda ashtu edhe jashte vendit. Por, SB nuk jep doreheqjen sepse ka hallin e lekures se vet dhe te familjes. Edhe ata qe ka perreth jane njelloj si ai, edhe ata nuk largohen, pasi duhet te mbajne njeri-tjetrin per te mbuluar aferat qe kane bere. Lane nam vertete edhe ne Bruksel, ku flasin me keq se armiqte e Shqiperise! Dhe kete gjoja e bejne qe vendi te demokratizohet! Atyre nuk ju plas as per vendin, as per popullin shqiptar dhe as per antaresimin ne BE. Edhe ato fjale qe i thone per BE, i thone sa per sy e faqe, per te lare gojen. kane hallin e karrigeve dhe lekures se vet. Kerkuan rinumerim, dhe po behet, sic deshen. Tani qe po dalin gjera fare te vogla, pa rendesi per rezultatin, vazhdojne te krijojne lloj-lloj alibirash te tjera. Jane bere qesharake dhe na merziten. Me qesharak edhe bere nje deputet i Elbasanit, qe flet sikur ketu bandat kane qene sheshit dhe kane bere namin. Turp tju vije! Tani thone se perfaqesuesit tane ishin ne komisione, por nuk e bene detyren, pasi ishin nen kercenimin e bandave, te cilat ju vune edhe koburet ne koke. Skenar i denje per nje film west! Kjo eshte nje genjeshter me bisht! Por, edhe nese komisioneret dhe numeruesit e PD nuk kane bere detyren cojini per ndjekje penale, por mos fajesoni kot me kot, dhe nxini vendin. Uleni bishtin, pranoni rezultatin e zgjedhjeve dhe punoni per te miren e Shqiperise, nese ju ka ngelur ndopak cipe. Ju nuk jeni pronaret e Shqiperise. Eshte populli shqiptar, i cili jau dha shuplaken ne fytyre ne 11 maj, por ju nuk merrni vesh. Si gomari i Nastradinit, qe e rrihnin sa here hynte ne duhan, por nuk e pranonte.
E mbani mend pordhesten e fundit te foltores kur vampiri doli nga tyrbja e katit te 8t pas nje viti dhe doli ne rruge me shpresen se populli i Tiranes do dilte ne rruge me prtitje madheshtore dhe me pordheste qe nuk ishte pare ndonje here. E lane vetem ne rruge me 12 badigarde ne krah te gerdalles Adriana nockederrja e cila kaloi ne orgazem nga qe ishte shume e permalluar . As 300 vete ne pordhesten me qesharake ne histori, duhet te kete qene 23 dhjetor. Po kush te vjen me mbrapa me ty , ti je i mbaruar i pakallur.
pyetja shtrohet kush karin bind ne ate hale atje ?