Shtyhet seanca ndaj Ilir Metës/ Habit avokati: S’ka përdorur karta bankare, kanë qenë të ish-bashkëshortes! S’ka asnjë pasuri në tokë, t’i gjejnë me Musk në hënë

20 Qershor 2025, 12:38Politika TEMA
Shtyhet seanca ndaj Ilir Metës/ Habit avokati: S’ka përdorur

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani ka folur për mediat pasi seanca për presidentin e PL u shty për më datë 26 qershor. Burime për Report Tv thanë se SPAK ka zbuluar një rast të ri të dyshuar korrupsioni, ndaj Metës dhe Kryemadhit. Të cilët dyshohet se kanë përdorur një kartë banke për blerje dhe shpenzime, që ua ka vënë në dispozicion biznesmeni Adrian Shatku.

Por, avokati thotë se Meta nuk ka përdorur kartën, por ka qenë në dispozicion të ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi. Ai thotë se Meta po mbahet në qeli pa prova. Pyetjes nëse Meta do e kërkojë lirinë kundrejt garancisë pasurore, avokati tha se Meta nuk ka pasuri. “Të marrin Musk të çojnë në hënë që të gjejnë pasuritë e Metës”, u shpreh ai, duke theksuar se SPAK ka nisur një material me 31 faqe.

“Meta nuk ka karta, nuk ka përdorur. Kartën e ka përdorur ish bashkëshortja, nuk ka ardhur asnjë numër llogarie në emër të zotit Meta. Nuk u vumë në dijeni se nuk ekziston. Kërkuam kohën tonë që të shohim se çfarë organi i procedurës pretendon dhe pse duhet të qëndrojë në paraburgim. Nuk i vendosim dot garanci pasurore, se Meta nuk ka pasuri. Pasuritë në planetin tokë janë zero. Të marrin Musk të çojnë në hënë që të gjejnë pasuritë e Metës. Nëse do ia jap unë pasurinë, do ia lë pronat e mia gjykatës që ta lirojnë metën. Por, mos kërkoni ju me pyetjet tuaja që të luhet garanci, Meta s’ka pasuri. Ju doni patjetër të thoni që meta ka pasuri. Po mbahet aludime.

Unë po e sqaroj për opinion publik, nga kërkimet që ka bërë SPAK, ka kërkuar në Republikën e Shqipërisë në të gjitha vendet ku dyshohej, BE, SHBA, Kanada, Qipro. Meta nuk disponon as pasuri të luajtshme dhe as të paluajtshme. Çfarë mund tu them më shumë. Po mbahet në paraburgim pa asnjë provë, asnjë fakt. Inkuizicion ndaj ish-presidentit. U fol për X, Y, analiza financiare. Ç’punë ka meta me analizat financiare të ish, të ish... Është në formë perfektë, bën palestër. U dënua 10 ditë më urdhër të Ajatollahut të Tiranës, i plotfuqishmi Rama. SPAK ka nisur një material 31 faqe, në datën 26 ora 10:30 kemi seancën tjetër, do flas unë në lidhje me ato që ka folur prokurori”, tha avokati.

9 Komente

  1. T
    Tahiri

    E di ky avokati cdo te thote inkuizicion, mo?

    Përgjigjjuni
    1. L
      Like Floriri dhe Viktimat e tije

      Ja o Milet..e shikoni se sa i "Varfer" eshte Like Floriri?????Po Floriri ku eshte???????????????? 1-Si Vdiqene( u vrane) ata qe Transportuan Floririn e Likes jashte Shteteit??????????Cuditerishte te tre-ish Badigarde ..."Vdiqen" nga "Goditje ne zemer"......dhe qe te tre me te njejten Diagnoze..... 2-Po Femijet e Like Florirt a kane Pasuri apo edhe ata "Po mbledhin Kanace" RrUGEVE TE Tiranes?????????????Po Pasuria ne Angli ne Emer te kujte eshte????????????????

      Përgjigjjuni
      1. d
        drejtesi e munguar

        Z.Cakrani ,si avokat nuk te lejohet te edhesh fjale kunder dikujt tjeter,Monikes.Nuk mund te thuhetse cdo gje qe eshte kryer nga familja jane bashke te gjithe.Po vila ne Lalez(qe ka banje edhe per macen) nuk ka pjese Ai?Po ato qe blinte Monika nuk i shikonte ky bashkeshort?Gjej rruge e prova te tjera per ta mbrojtur Ilir Meten.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mondi

          avokati i Ilir Metes eshte nje cope rrot kari

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Ky Cakrani nje fytyre krimineli qe nuk le me kriminel pa marre ne mbrojtje.

            Përgjigjjuni
            1. E
              E VERTETA

              Po ca ke qe mbron HAJDUTIN E SHQIPTAREVE o njeri dhe hedh balte mbi emrin tend te nderuar te paraardhesve te tu ? Nuk e kupton qe ai do te te paguaje me vjedhjet qe na beri neve te gjitheve ne 25 vjet pushtet ? Lereni qenin te kalbet ne burg se pasuri nuk i marrin dot se i ka vene ne emer te dobicave.Pse nuk heton shteti pasurine e tyre, si i bene kopilat e Mones ?

              Përgjigjjuni
              1. U
                Ushtari.

                O avrokar po ku ka jetuar ky likja deri tani.Poshe ures se Lanes.?!

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Ballist i vogël

                  Tenxherja Meta , e nxirre nga korrupsioni masiv që ka kryer bashkë me Monën , ka gjetur kapakun e ndryshkur për avokat , Kujtimin e ballistëve të Cakranit . Ky i ziu nuk ditë lidhe poturet e tij e jo më të mbrojë Liken nga vjedhjet e mëdha që ka bërë .

                  Përgjigjjuni
                  1. g
                    goon

                    mos fol me o rrote kari se e more ne qafe liken......kartat monikes ja kish dhene ai biznesmeni i fibres optike nga amerika Adrian Shatku ,per nje nder qe do ja kryente likja se monen se pjerdh njeri ...por ju doli me i forte sesa prisnin bashkim ulaj dhe e vodhi ai ....

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje