Akademia Politike hapi dyert për 39 deputetët e rinj të Partisë Socialiste.
Ky edicion i posaçëm nuk është thjesht një trajnim, por një hapësirë reflektimi për të kuptuar më thellë të qënurin përfaqësues i qytetarëve në një demokraci funksionale.
Me një leksion hyrës nga Kryeministri Edi Rama, u theksua se mandati nuk është një dekoratë, por një përgjegjësi e përditshme për të qenë i vlefshëm dhe i dobishëm për ata që të kanë besuar përfaqësimin.
Ky është vetëm fillimi i një rruge që synon të forcojë përmbajtjen, lidershipin dhe etikën në jetën parlamentare.
E h more Rame sa mire do ishte qe “Mandati nuk eshte Dekorate por pergjegjesi e PERDITESHME “ ??? Po na kthen ne te kaluaren , se sot mandati eshte dekorate i ARTE , ju ka rene LLOTARIA atyre qe e kane mare dhe do ta shfrytezojne si parardhesit qe do ju japin LEKSIONE , kjo dihet si buka qe hahet pa pike dyshimi ??? Ja kan mare doren si te pasurohen pa ju futur gjembe ne kembe per kete mos ki hic MERAK , me te latta do te behen gradacelat rezik te na marin dhe keto shtepi qe kemi ?
Hapja e Akademisë Politike të PS "Lenka Çuko" është një ngjarje me rëndësi të madhe politike jo vetëm për PS por për tërë masat tona punonjëse. Një valë të madhe gëzimi ka përfshirë gjithë masat tona punonjëse, veçanërisht pensionistët po e përjetojnë çeljen e Akademisë me një gëzim gati fëminor. Me dashuri të madhe u prit edhe fjala e udhëheqësit të Partisë dhe të popullit shoku Edi Rama. Në fjalën e tij Ai vuri në dukje rëndësinë e hapjes së kësaj Akademie. "Hapja e kësaj Akademie, tha ndër të tjera shoku Edi Rama, e cila mban emrin e ideologes më të madhe të Shqipërisë Socialiste të shekullit të kaluar, shoqes Lenka Çuko, është një ngjarje e madhe e cila do të kontribuojë në ndriçimin e mëndjes të deputetëve tanë të rinjë, dhe do t'i pais ata me njohuritë shkencore të veprave të shokut Enver, ndriçuesit të përjetshëm të rrugës tonë të ndritur për në socializëm dje dhe për në Europë sot". Shoku Edi e mbylli fjalën e tij me thirrjet: "Rroftë Partia Socialiste! Rroftë shoku Gramoz Ruçi dhe zysh Arta!"