“Opozita sy e veshë nga SHBA për zgjedhjet”, Murati: Logjika e lidershipit të PD disfatiste, Rama politikani më i pëlqyer nga sondazhet

20 Qershor 2025, 10:13Politika TEMA
“Opozita sy e veshë nga SHBA për zgjedhjet”, Murati:

Gazetari Erl Murati u shpreh se qëndrimi amerikan për zgjedhjet është shumë i rëndësishëm për opozitën, për rolin që ka SHBA në raport me Evropën.

Murati theksoi se kërkesa për qeveri teknike e opozitës apo largimit të pushtetit përmes revolucionit të rrugës, nuk janë zgjidhje që kanë rezultuar me sukses, duke kujtuar aksionet e PD para zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas gazetarit Erl Murati, logjika e opozitës e cila thotë se nuk mund të ketë zgjedhje demokratike në Shqipëri me Ramën kryeministër, është një logjikë deri diku fataliste dhe këtë e kanë pothuajse të gjithë si opozitë.

“Sado i fortë e autokrat të jetë pushteti, në momentin që populli do ta refuzojë Edi Ramën, ai do ta mbajë me zor. Fatkeqësisht për opozitën, Rama sipas cdo sondazhi, është politikani më i pëlqyer dhe kjo është një e dhënë shqetësuese për opozitën”, u shpreh Murati.

Erl Murati: Në raport me amerikanët, evropianë kanë pak ose aspak kanë celësat e kashtës në Shqipëri. Nga pikëpamja e qëndrimit diplomatik, më shumë rëndësi ka qëndrimi i SHBA, i presidentit Trump që deri tani ka qenë indiferent, patëm një deklaratë me vetëm një fjali të ambasadës së SHBA dhe është e kuptueshme që opozita të jetë sy e veshë për të parë qëndrimin amerikan për zgjedhjet dhe raportin midis dy administraveve, SHBA dhe qeverisë Rama. Sa i takon kërkesës për qeveri teknike ose revolucioni në rrugë. Nuk ja doli para zgjedhjeve, nuk arriti të provokohet nga qeveria teknike.

Ka një logjikë deri diku disfatiste nga lidershipi i PD, që në kushtet aktuale me Ramën në qeveri nuk ka zgjedhje. Sado i fortë e autokrat të jetë pushteti, në momentin që populli do ta refuzojë Edi Ramën, ai do ta mbajë me zor. Fatkeqësisht për opozitën, Rama sipas cdo sondazhi, është politikani më i pëlqyer dhe kjo është një e dhënë shqetësuese për opozitën.

4 Komente

  1. K
    KROI MBRETIT

    "Evropianet paskerkan çelesat e kashtes ne Shqiperi",ne raport me amerikanet keshtu thot Erl MURATI.Te jete e vertet kjo?. Po kush te jep fonde more Erl TRAPI:

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pa shkolle dhe hopa gazetar

      Nuk e kuptoje ne Shqiperi munde te punohet gazetar pa mbaruar shkencat politike , atehere pse nje elektricisti nuk i lejohet te punoje inxhinjer pse nje kamarieri nuk i lejohet te punoje gjyqtar . Ketu ku jetoje nuk lejohet te punoshe berbère pa pasur dipllome varur ne mire. Si ka mundesi Bâton Haxhiu nga arbitre futbolli u kthye ne gazetar , Fevziu nga gjuha letersi ne gazetar si ka mundesi Bushati Cani Shkullaku nga gjuha frengjisht kaluan ne gazetari......mos valle per te qene gazetar nuk paske nevoje per shkolle. Kjo eshte dhe aresye qe ne Shqiperi nuk ka média por mikrofon mbajtes. Shteti duhet ti 'daloje me ligje deri sa te marin dipllome per profesionin qe ushtrojne

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        O plako foltorja e vicidolit e ka marre rrugen e mutit qysh me 14 maj 2023 kur mori vetem 5 bashki ne shkalle vendi nga 61 gjithsej . Vetem me kete humbje vicidoli duhej te ishte larguar nga politika pergjithmone por nguli kembe si gomari siper ures se prishur dhe provoi dhe humbjen madheshtore foltore bathore almagojore kujtimhamshore ngafarkane vore xhelalimedashnore me 11 maj 2025 dhe akoma tani i mban me tulla te nxehta trushplaret me perrallen me qeveri teknike apo farse elektorale. Ka mbaruar historia per pushtet e foltores se vicidolit sa kohe mban akoma Flamut geringun, Vokshi sygerdoqen, vampirin me 7 koke te vicidolit 81 vjecar.

        Përgjigjjuni
        1. Çika

          O z Erli nuk e kuptoj se si mundet të keni një mendim që Europa paska çelsat e kashtës për qëndrimin ndaj Shqipërisë apo dhe çertifikimi i zgjedhjeve të rregillta me gjithë problemet që janë evidentuar Besoj se kjo është një lapsus nga ana jote.Në qoftëse OSBE, ODHIR japin okej atëhere çfarë i ngel Trampit të thotë jo unë nuk jam dakord,???Nuk e besoj të ndodhë kjo sepse edhe Amerika ka instrumentat e saj që i mat parametrat për ecurinë e zgjedhjeve dhe të demokracisë në Shqipëri.Po po .Përshëndetja e SHBA me ekujvok lë vënd për hamendësim dhe krijimin e një mendimi se ajo pra ,Amerika nuk e ka thënë me plotë gojë ok për zgjedhjet.Mirëpo shtatori nuk është larg .Do të mblidhet parlamenti i ri ,do të formohet qeveria e re nënë drejtimin e Edi Ramës .Të gjithë shtetet eEvropës do të përshëndetin dhe do të urojnë vazhdimësinë e bashkëpunimit ndërqeveritar dhe vazhdimin e reformave dhe plotësimin e kushteve për të hyrë në BE brënda 2030 /s.Po Amerika çfarë do të bëjë me një shtet anetare e NATO-sdhe anëtare e disa organizmave ndërkombëtare .?Po rolin sado modest të Shqipërisë në Ballkan dhe më gjërë a do të injorohet.?.Po reformat që janë bërë dhe po vazhdojnë me bekimin dhe fonde të SHBA si do ti vlerësojnë apo janë bërë vetë dhe ska asnjë rol qeveria e Ramës .?Po gjithë ato misione që Shqipëria ka dhënë ndihmesën e saj në kuadër të NATO-s a kanë trguar për rolin dhe vendosmërinë e Shtetit dhe të qeverisë Shqipëtare për të ecur përkrahë të Amerikës ?Po roli që ka luajtur në qëndrimet diplomatike të Shqipërisë ndaj problemeve rajonale dhe globale nuk i ka tërhequr vëmëndjen DASH dhe vetë Trampit se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur .?Jo more Erli jo këto kualitete dhe arritje në qeverisjen e Edi Ramës dhe me mbështetjen e pa mat të Amerikës dhe të BE nuk injorohen por as nuk mundet të ndryshojnë qëndrim për gabime që u evidentuan në zgjedhjet e fundit E rëndësishme është trendi pozitiv i zbatimit të kritereve të organizmave për zgjedhjet në një vënd që ka vetëm 30 vjet që po inspiron për një nivel të mirë të zhvillimeve demokratike .Dhe Shqipëria i ka dhënë dhe po i jep provat se ecën në drejtimin dhe me ritmet e duhura në proçeset demokratike përfshijë dhe në ecurinë e realizimit të zgjedhjeve . Pra si mundet që kjo Amerikë që ka qënë në dijeni të plotë për çfarë ndodh në Shqipëri ,të mbyllë sytë dhe veshët dhe të mos i vlerësojnë për çfarë do të thonë organizmat që i vënë vulën të vërtetës për realizimin e zgjedhjeve.??!Dhe më e çuditdëshmja është se opozita mban mëndjen si ariu për gorrica se mbase Presidenti Tramp do të dëgjojë gënjshtrat që fabrikon Saliu ditë e orë për orë për zgjedhjet se gjoja u vodhën etj Po jo more Sali jo Trampi ka shumë sirtar për të hapur dhe për të evidentuar probleme me rëndësi për diplomacinë amerikane që duhet të gjej zgjidhje .Por ta di mirë opozita dhe Saliu se zarfi yt me një tufë shpifjesh gënjeshtash akuzash të pa vërtetuara që ke nisur në DASh është i fundit që mundet ti bjerë në dorë Trampit për të mos thënë se thjeshtë do të arkivohet si shumë të tjera .Por ksaj i thonë ""pritë gomar të mbijë barë"" sepse deri atëhere qeveria ka mbaruar gjysmën e mandatit.Ndoshta ma ka qejfi për ta lexuar kështu por kam mendimin se DASH me rastin e zgjedhjes së Edit kryeministër do ti bëjë një urim që do ta shpërqëndrojë dhe do të shgënjehet opozita dhe kjo do të ndodh se ska si të jetë ndryshe .Kjo është alfa e diplomacisë Bota dhe diplomacia e shteteve të mëdha që kanë peshë në ndikimin e tyre për mbarëvajtjen e punëve dhe të qeverisjeve sidomos në vëndet e vogëla kështu funksionon .E rëndësishme është vazhdimësia e bashkëpunimit dhe mbështetjrs së reformave të cilat janë jetike për një shtet që ju ka hyrë reformave pa kthim pas .Dhe kjo eshtë provuar me qeverisjen socialiste . Të shohim se si do të rrokullisen situatat në konflktin Izrael Iran dhe atëherë do të shikojmë në se i bie ndërmënd Trampit për një derdimen nongrata si Saliu që të harxhojë kohë me idiotizmat e stisura nga një tufë horrash në opozitën shqipëtare .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje