“Është prioritet kombëtar”, Hasani tregon se çfarë do të bëjë Shqipëria në rast të një krize në Kosovë

20 Qershor 2025, 07:48Politika TEMA
“Është prioritet kombëtar”, Hasani tregon se

Ministri i Jashtëm Igli Hasani, i pyetur nga analisti Baton Haxhiu se çfarë do të bëjë shteti shqiptar për Kosovën, në rast të një krize të ngjashme me atë në Lindjen e Mesme u përgjigj se shteti shqiptar e ka treguar se është krah Kosovës kundër armiqve të Kosovës, siç është Irani.

Hasani tha se Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe ka një vend të barabartë në aleancë.

Baton Haxhiu: Unë po mundohem të bëj dy pyetje brenda njërës. Po jetojmë në një kohë, kur dy institucione ky më i madhi i OKB-së sikur nuk ekziston dhe fati jonë që kemi qenë të fundit që kemi diskutuar për procedura brenda OKB dhe kemi qenë në harresë dhe nuk do të diskutohet më.

Kemi një rrugë unilaterale të shteteve, të superfuqive, që OKB etj janë të papërfillshme. Amerika është brenda sulmeve në Iran dhe kur jemi kështu një Amerikë që është e fortë një që është "Amerika First" që nuk do ndërhyrje dhe një Trump që e ndërroi. Kemi hyrë në një fazë trilaterale të Kinës, SHBA dhe Rusisë që mund të vendosin për një Jaltë të ardhshme.

A keni një përpjekje nga ana e ministrisë dhe kryeministrisë për të ndërtuar një rrëfim strategjik se ku i takoni dhe kujt i takoni, ku i prekni vlerat e shqiptarëve dhe Shipërisë dhe nëse këto tri fuqi vendosin se çfarë do të bëjnë me Kosovën?

Igli Hasani: Është një nga gjërat që kemi prej disa kohësh që e themi multilaterizmi. Kemi një betejë të hapur mes demokracive dhe demokraturave, si lufta Ukrainë-Rusi.

Institucionet e dala pas Luftës së Dytë Botërore po vuajnë, siç është OKB-ja. Për një vend si Shqipëria, me një kontribut modest, por të rëndësishëm, të paktën në rajonin tonë. Ne themi të angazhuar për të thelluar reformat në anëtarësimin  e plotë në BE, që nuk është vetëm një familje ekonomike, por edhe familje vlerash, liberale, bazuar në të drejtën e ligjit.

Baton Haxhiu: Jalta sikur ka vdekur. Ne kemi një problem serioz të Kosovës, që është një problem shqiptar. Sa është i përgatitur shteti shqiptar për të përballuar një krizë, si kriza që është momentalisht në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë?

Igli Hasani: Shteti shqiptar e ka treguar se është krah Kosovës dhe nëse bën një paralele me situatën aktuale, shteti shqiptar vazhdon të jetë me Kosovën kundër armiqve të Kosovës, siç është Irani. Më vjen keq që në Tiranë ka njerëz që bëhen me Iranin për të qenë me xhihadistë dhe fondamentalistë se ata që ka Irani. Kosova ka qenë dhe është prioritet kombëtar dhe çështja më kryesore që ne kemi me partnerët dhe aleatët sepse jemi një vend anëtar i NATO-s dhe kemi një vend të barabartë dhe do të jetë një nga temat më të rëndësishme që ne do të ndjekim.

11 Komente

  1. S
    Salehu

    Pse nuk pyesni car kurtin se ai jep zgjedhje globale koqovarve

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vrima në ujë

      "Kundër armiqëve të Kosovës, siç është Irani." Irani është armik i Kosovës por Serbia është armiku më i nadh i Kosovës. Pyetja ishte për Serbinë z. Hasani. Si është e mundur që Shqipëria ta shpall partner strategjik armikun më të madh të Kosovës?

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ana

        "Si është e mundur që Shqipëria ta shpall partner strategjik armikun më të madh të Kosovës"- ku eshte deklaruar kjo gje te lutem se me habite per zotin! Une di qe kemi Turqine, Italine dhe sigurisht Ameriken partnere strategjik. Apo po provokon sic bejne shume antishqiptare on line?

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vrima në ujë

          Nuk e paske dëgju Edi Ramën. Rama ka deklaru disa herë "Serbinë e kemi partner strategjik". Këtu e kam hallin, i nderuar.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vrima, zgjohu, lere patriotizmin fals

            O Vrima, ku do futeni ju more muter trima te Saliut kur Kosova te prese me lule marrshimin e Vucicit ne Prishtine, kur kurti te shpalle me lumturi ribashkimin Serbi-Kosove?

            Përgjigjjuni
      2. A
        Albin tradhetari

        Politikanet kosovar jane treguar jo miqesore me shqiperine, duke pretenduar qe shqiperia ja ka pater gjithmone me hile Kosovo’s. Keshtu kane deklaruar Vjosa Osmani, Albin Kurti,Gervalla e plote te tjere. Keto pretendime te baza kane demtuar rende dashurine vllazerore. Te njejten gje kane bere me ameriken duke i tallur, share deri duke i thene sekretarit te shtetit naiv qe s’dine te bejne politic, po te njejten gje dhe me Europen. Albin Kurti bene hapur politiken e sllaveve ne Kosove dhe kur ka nevoje i kerkon ndihme shqiprise te mbrojne pushtetin e tradhetareve te Kosoves. Cmenduri e pa degjuar.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kombi kosovar eshte i ftohur keq ne tajare

          Tirana ben mire te bashkohet hapur me opoziten e Kosoves per te rrezuar Kurtin nga pushteti. Me mire ne paqe te zbohet Kurti. Kunder serbit nuk ka pse lufton shqiptari se ashtu eshte skema e dardanit Kurti me serbin Vucic.

          Përgjigjjuni
        2. O
          OK

          Cfare lidhje ka Galeria fotografike me kete artikull, Une shikoj bashkine e Pukes hehe. Sidoqofte, mendoj se qeveria nuk duhet te nxitohet te dale e para ne prononcime te tipit Barom bega, jo per gje por nuk na llogarit kush, e mund te na destabilizojne ne cdo kohe. Perse nuk flet kush as nga media se ne cfare faze jane hetimet per qendren e muxhahidineve ne Manez. Perse nuk i shikon kush se cfare veprimtarie bejne ata njerez, qe i shikoj duke bere foto fshehurazi neper lagje te Tiranes. Per mendimin tim duhet te denohet njelloj dhe dhuna qe ushtron pala tjeter ne konflikt se kush me pak e kush me shume te dyja jane pergjegjese per cdo perkeqesim te situates ne Lindjen e Mesme e me gjere. Pra nuk eshte se jemi duke perkrahur Iranin, por duhet te keni dhe ju kellqe te flisni te verteten per mijera gra e femije qe vriten duke mbajtur rradhen per te marre ndihma ushqimore.

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xha Braho

            Qendra e Muxhahedineve ne Manez nuk eshte pergjegjesi e jona por e SHBA-ve, besoj se ketu biem dakort apo jo? Nje sulm ndaj tyre, eshte sulm ndaj Amerikes apo jo? Sesi do reagoje PRESIDENTI TRUMP une nuk e di, por kjo ngelet per tu pare. Vrasja e civileve ne Gaza eshte shume e trishte, luftohet me teroriste qe jane te integruar me popullsine duke e veshtiresuar shume asgjesimin e tyre. Duhet te jesh njeriu perendise qe te duash me shume femijet palestineze se ci duan baballaret e tyre terorista!

            Përgjigjjuni
          2. M
            Munika

            Nuk e kuptoj kete servilizem politik. Kosova disa here rresht ka protestuar ashper qe Shqiperia te mos perzihet ne punet e Kosoves. Pra, ata I kane vene vet gjoksin halleve te tyre dhe me ta s'duhet perzier, ndryshe do vazhdoje te thellohet konflikti nder shqiptar.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kosova ka ik ne drejtim te gabuem

              Po Munika, Shqiptaret nuk duhet te deklarohen per lufte kunder Serbise. Ushtria zombi e Vetevendosjes eshte e afte ta munde Serbine brenda 24 oreve, sepse ka lexhendarin Kurti ne krye. Nuk jane budallenj shqiptaret te luftojne e vriten per Vetevendosjen bije te Serbise.

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje