Ilir Meta kërkon lirinë në GJKKO, Presidenti i PL-së nuk do të marrë pjesë në seancë! Do përfaqësohet nga avokati

20 Qershor 2025, 11:09Politika TEMA
Ilir Meta kërkon lirinë në GJKKO, Presidenti i PL-së nuk do

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillohet seanca gjyqësore për kërkesën e Ilir Metës, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë.

Ndërkohë në një sqarim, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, thotë se në seancën e sotme gjyqësore Meta nuk do të marrë pjesë personalisht, por do të përfaqësohet nga avokati i tij, Kujtim Cakrani.

Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024, ndërsa mbrojtja e tij argumenton se janë shkelur afatet procedurale, pasi sipas tyre  SPAK nuk ka paraqitur njoftimet periodike dy mujore, të parashikuara nga ligji për vazhdimin e masës së sigurisë.

Avokatët kërkojnë që kjo situatë të konsiderohet si shkak për zëvendësimin e masës me një formë më të lehtë sigurimi, siç mund të jetë “arresti shtëpiak” apo “detyrimi për paraqitje”.

2 Komente

  1. t
    taku

    O Like Hajduti po desh Saliu je I dale qe sot ...........por kujdes sillu mire me Salen se ka ca inate te vjetra Saliu me ty

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Ooo Ujku Skraparit na truperove me 5 muaj burge ule breket , po kur te denohesh 30 vjet çfare do beshe ? .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje