Hakerat sulmojnë webin e Bashkise së Tiranës, “Homeland Justic” publikon mesazhin

20 Qershor 2025, 10:47Politika TEMA
Hakerat sulmojnë webin e Bashkise së Tiranës, “Homeland

Grupi i njohur i hakerëve “Homeland Justice” ka marrë përgjegjësinë për një sulm kibernetik ndaj Bashkisë së Tiranës, duke pretenduar se kanë ndërprerë funksionimin e faqes zyrtare, kanë nxjerrë të dhëna të ndjeshme dhe kanë fshirë të gjithë serverët.

Në një postim të publikuar në kanalin e tyre në Telegram, hakerat shprehen: “Të gjitha këto aktivitete janë kryer nga Bashkia e Tiranës, sot ata po ndëshkohen për veprimet e tyre. Ne kemi rrëzuar faqen e tyre, kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët.”

Postimi shoqërohet me pamje të faqes zyrtare të Bashkisë së Tiranës para dhe pas ndërhyrjes, ku në versionin “pas sulmit” shfaqet një ekran bosh me efekt të dëmtimit grafik.

Gjithashtu, grupi ka publikuar një model 3D të godinës së Bashkisë me mbishkrimin “yes, you were right”, që interpretohet si konfirmim për një sulm të paralajmëruar më herët.

2 Komente

  1. s
    sapa

    Neqoftese luftoni Hajduterine ju lumshin duart,vazhdoni me tutje!

    Përgjigjjuni
    1. .
      ......

      bjerini qijini ropt ,bashki ,qeveri ,ps ,pd nxirrini te gjutha ne shesh

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje