"Gazment Bardhi është shërbëtor i Bashës brenda PD. Ja gabimet e Belind Këlliçit"

20 Qershor 2025, 11:37Politika TEMA
"Gazment Bardhi është shërbëtor i Bashës brenda

I ftuar në emisionin Dekalog në DritareTV me gazetarin Roland Qafoku, Fatbardh Kadilli ka folur për disa nga figurat kryesore të opozitës, Belind Këlliçin dhe Gazment Bardhin.

Për Këlliçin, Kadilli u shpreh se nuk ka asnjë pritshmëri politike:

“Djalë i informuar, e kam edhe mik, rrimë shpesh bashkë, por politikisht nuk pres asgjë nga ai. I ka pasur mundësitë, nuk i ka përdorur. Nuk ka treguar vullnet për të ndryshuar gjëra.”

Ai e akuzoi Këlliçin për mungesë qëndrimi në momentet kritike për Partinë Demokratike:

“Në vitin 2021, pas një humbjeje të dytë, kur u përsërit e njëjta mazhorancë dhe e njëjta opozitë, duhej mbajtur një qëndrim. 

Ai zgjodhi të bie dakord fillimisht me Bashën, pastaj me Berishën. Kështu bëri edhe gjithë Forumi Rinor.”

Ndërsa për Gazment Bardhin, Kadilli u shpreh se e ka vlerësuar si zyrtar, por jo si politikan me vizion të pavarur:

“E kam njohur si zyrtar në Ministrinë e Drejtësisë, shumë i përgatitur, sistematik. Por në politikë, pyetja është: Pse je aty? Ai ka qenë shërbëtor i Lulzim Bashës. 

E kam thënë edhe në kryesi, madje debatet nuk i kam pasur me Bashën, por me Bardhin.”

Kadilli theksoi se Bardhi ka qenë pengesë për reformimin e partisë dhe refuzues ndaj propozimeve të tij për ndryshime statutore:

“Pas garës për kryetar, unë çova propozimet e mia politike për ndryshime statutore. Të gjitha i hidhte poshtë me arrogancë.”

6 Komente

  1. H
    Humoristi

    Perralla qaramanesh!?Gjyshin kane frike ta permendin!?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kadikoqekandari

      Ke sh. te drejte , por problemit qe je koqe kandari s'kemi c'i bejme .

      Përgjigjjuni
      1. t
        toni

        @Kadikoqekandari ti duhet te jesh kandari i koqes

        Përgjigjjuni
      2. d
        drejtesi e munguar

        Partite politike shqiptare nuk kane thelbin e frymes per te cilen jane krijuar.Me veprimtarine e tyre 35-vjecare vec keq i kane bere vendit.Individet qe permend Kadilli jane thjesht kamikaze te kryetarit.Dine te peshojne mire interesat e tyre,duke qene pragmatiste te fitimit maksimal.Per ta populli eshte nje grumbull i manipulueshem .Politika ka interesin brenda,por kirkon idealizem dhe perpjekie per te realizuar ato qe premton.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kot fare… flet shume ...

          Kardilli do te behet udheheqes .!!! Ha ha ha… E ndoqa me vemendje te Roland Qafoku. Shkurt: I lodheshme.. nuk mund ta degjoja deri ne fund..!! I leht… Jo burre me peshë fjale.!! Bla bla bla… Kardilli thot: nese ka nevoje PD per mua let me therras.!!! Ok o Kardill, bej dreken gruan dhe kur vjen e lodhur nga puna… sherbeja.!! Format I vogel.!! Nuk ke tager udheheqesi…! Shko futi ndonje kafe me Ennon me 2 n.

          Përgjigjjuni
          1. N
            NË KËRKIM PËR BRIM

            Punë DYBELASH, kanë hall BYTHE!!!!! Ju lumtë BYTHA që tallin trapin me këtë popull. I shperlaft PANUKLLA me gjithe hallin e BYTHËS qe kanë.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje