Deputeti aktual i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, komentoi humbjen e PD-së në zgjedhjet e fundit, duke kritikuar strategjinë dhe përbërjen e listës së kandidatëve.
Ai theksoi se PD nuk po dëgjon zërin e qytetarëve dhe kritikoi liderët aktualë të partisë, duke sugjeruar që opozita duhet të mbështesë SPAK-un, pasi Struktura e Posaçme shihet si shpresë nga qytetarët.
“Nuk kam qenë as në listë të hapur dhe as në listë të mbyllur të PD-së. Më mori në celular Flamur Noka. I kërkova që të jem në Peqin dhe i garantova që do merrja mbi 10 mijë vota. Përfundoi Peqini me 2300 vota dhe në Belsh me 1.500 vota. Kam votuar për person, nuk kam votuar për parti. E prisja këtë rezultat.
E kam paralajmëruar më 26 korrik 2024, e kam thënë në parlament, kam thënë Rama i ke zgjedhjet i ke të fituara dhe rrezikon që të fitosh zgjedhjet me shumicë të cilësuar. Kjo ndodhi për një Kod mizerabël, që e bëri edhe Sali Berisha me njerëzit rreth tij. Lista e mbyllur e PD nuk prodhon vota, se kanë figura të konsumuara. Ti mund të humbasësh ndeshjen 1:0, por kur e humb 5:0 a 10:0 në futboll atëherë nuk ke çfarë të kërkosh, se ke ekip të dobët.
Te PD nuk dëgjojnë më zërin e qytetarin. Sali Berisha më ka premtuar që do mundë Ramën. Por nuk e mund dot Ramën. Sali Berisha asnjëherë nuk ka pranuar humbjen e zgjedhjeve. Nuk janë zgjedhje të vjedhura ekstremisht. Partia Demokratike sot ka probleme.
Ka nga ata në PD që nuk hapin telefonin. Problemi te PD është se opozita është e përçarë, disa persona kanë zënë pozita të larta edhe pa e merituar. Ne kemi votën e militantëve ekstremistë.
Tre njerëzit që drejtojnë PD-në janë Sali Berisha, Flamur Noka dhe Albana Vokshi. Berisha nuk duhet të ishte kandidati për kryeministër. PD duhet të ketë aleat më të madh SPAK-un. Shumë demokratë e dinë se humbasin. Sali Berisha nuk është ai i 2005-ës. Pas 2005, nuk kemi fituar asnjë shumicë të shqiptarëve”, tha Sula në studion e News24.
Per te justifikuar humbjen te hedhesh mbi zgjedhjet eshte e pa pranueshme. Nese Bufi do te qendroje ne krye te PD le te qendroje por jo te abuzoje mbi zgjedhjet
"Lista e mbyllur e PD nuk prodhon vota, se kanë figura të konsumuara. PD nuk e degjone me zerin e qytetarit. Sali Berisha me ka premtuar se do te mund Ramen." Prandaj nuk ka fituar dhe kurre nuk do te fitoj PD me njerez te kallepit tend. Nuk mund ti thuash figura te konsumuar Nokes, Vokshit, Palokes...Ata nuk kane asgje per te konsumuar, jane totalish bosh, njerez pa inteligjence dhe karakter. Kur e ka degjuar PD zerin e mases? Perkundrazi, PD e Saliut eshte armike e shqipetareve, mjafton te kujtosh 97', tragjedia e firmave piramidale, mbytjet e shiptareve ne dete, udherin per te goditur me avjion protestuesit etj. Shqiparet nuk i harrojne ato ngjarje. Saliu te ka premtuar?! Saliu nuk eshte nga ata burra qe mban ndonje premtim. Ai eshte njeriu me negativ ne historine e Shqiperise - ai eshte genjeshtar, mashtues, kriminel, hajdut, pis burr. Te gjithe ata qe i qendrojne prane kesaj kerme kane te njetin karakter si kerma.