
Kreu i PD, Sali Berisha sulmoi Bashkimin Evropian gjatë një konference ndërkombëtare me temë: ‘Fuqia e Grave në Politikë’.
Sipas tij, ndërtimi i narkodiktaturës në vend u mbështet nga administrata e shkuar e SHBA-së dhe u bekua me heshtje edhe nga Bashkimi Evropian.
Berisha: E nderuar zonja presidente Biro’, e dashur Albana, e nderuar zonja Mariya Gabriel, zonja Doris Pack, mike e vjetër e PD dhe e Shqipërisë, zoti Thomas Kunz. Të nderuara zonja të ardhura nga vende të tjera dhe nga Brukseli, zonja të pranishme në këtë sallë, anëtare të LDG në Shqipëri.
Është një nder i madh që na keni bërë zonja presidente me praninë tuaj dhe unë u jam shumë mirënjohës.
Por unë kam një mirënjohje ët veçantë për të gjitha ju sepse në një proces kafkian që pësoi PD, në të vetmen narkodiktaturë të instaluar në Europë, presidenca e gruas së PPE, presidentja e nderit zonja Doris Pack dhe ju zonja të nderuara, keni dhënë mbështetjen tuaj për PD-në, për gruan demokratike, që luajti dhe luan një rol të jashtëzakonshëm në betejën kundër këtij regjimi, të cilin Europa nuk e ka njohur në historinë e vet.
Është narkoshteti i parë që instalohet në Europë.
Në rast se 20 vite më parë lexova se narkodiktaturat janë forma më e shëmtuar e diktaturave, shkruante Samuel Hungtington, asokohe duke ardhur nga një diktaturë staliniste, siç ishte Shqipëria, nuk u binda shumë.
Por kur përjetoj këtu këtë realitet, ajo është një e vërtetë e madhe.
Kjo narkodiktaturë ka pasur probleme të shumanshme.
Së pari, ndonëse shkruhet gjerësisht dhe është analizuar gjerësisht, përsëri edhe lehtë nuk pranohet.
Nuk pranohet sepse ndërtimi i kësaj narkodiktature u mbështet nga administrata e shkuar e SHBA, por në njëfarë mënyrë u bekua me heshtje edhe nga BE.
Dhe kjo bëri që narkodiktatori i këtij vendi të shëtisë në Europë dhe botë me atlete të bardha, të hiqet si piktor apo sportist, në një kohë kur ai ishte personi që arrestonte tre liderë të opozitës në projektin e tij Shqipëria pa opozitë.
Dhe jo vetëm i arrestonte ata tre liderë, por njërin prej tyre e brutalizonte në mënyrën më të dhunshme nën kamera, duke e filmuar, vetëm për të shfryrë hakmarrjen e tij ndaj kundërshtarit dhe për të terrorizuar popullatën. Ju jeni këtu në një vend që po të shihni, ka plot media, por problemi i tyre është se ato të gjitha, përveç një ose dy, kanë një kontroll rigoroz nga zyra e narkodiktatorit.
Shqipëria ka një prokurori, e cila lavdërohet në mënyrë të paimagjinueshme gjerësisht. Por kjo prokurori speciale është një prokurori, e cila nuk prek asnjë aferë që shkon tek narkodiktatori. Ndërkohë që arreston, burgos, pa prova, vetëm si persona nën hetim liderët e tre partive kryesore opozitare, merr mandate deputetësh, merr mandate të zgjedhurish vendorë nga opozita.
Sot kemi deputetë në burg, kemi të tjerë drejtues në arrest shtëpie. Në rast se në vitet 1990-1992, siç e theksoi e nderuara Doris Pack, në Europë kishte një interes real për liritë dhe të drejtat themelore, organizoheshin konferenca, flitej në mënyrë të vazhdueshme, sot nuk flitet shumë për liritë dhe të drejtat themelore të një kombi që vuan një narkodiktaturë.
Sot, rastet konkrete mbyllen me një formulë bizare, nuk komentojmë për raste konkrete. Pra, i theksova këto momente, sepse këto janë gjëra tashmë të njohura. Por këto zonja të shihni këtu janë luftëtare të pamposhtura kundër këtij regjimi dhe kanë një meritë të jashtëzakonshme.
Në momentet më të vështira këto nuk kanë ngurruar që të dalin ballë për ballë.
E theksova për të shprehur mirënjohjen ndaj jush sepse nuk ka qenë kjo situatë në presidencën tuaj dhe fakti që zgjodhët Shqipërinë për të organizuar këtë ngjarje, është një mbështetje shumë e madhe për ne.
Pirdh, pirdh se lirohesh o kerme.
Kush janë tre “liderët” e burgosur të opozitës??
Rrofte PPSH dhe shoku Sali Berrisha ne krye urrrrrrrraaa.
Nese Drejtesia do preke Berishen dhe familjen duhet te reagoje BE, SHBA dhe gjithe bota. Mortja qe nuk e shuan bolshevikun e fundit ne europe.
Zanafilla e ardhjes në pushtet të këtij njeriu-perbindesh-mënxyrë nuk është e rastësishme, sepse në personin e tij ishin dhe janë të mishëruara të gjitha antivlerat njerëzore: që nga vënia në shërbim të agjenturave të huaja e deri te etja për karrierë, lavdi personale, cmirë ogurzezë, hipokrizi e demagogji e pabesë, mashtrues kalibri, i gatshëm që të të vrasë si ditën ashtu dhe natën… e më pas, madje, të marrë pjesë dhe të mbajë fjalim në ceremoninë mortore të atij që ai vetë e ka vrarë. Ky është Sali Berisha, që Perëndimi, madje dhe vetë Amerika, nuk kishte dhe s’mund të gjente dot figurë më të degjeneruar, agjent nga më të ndyrët, i cili, me pishtar në dorë, i vuri zjarrin krejt Shqipërisë, aq sa do ta kishte zili edhe vetë Neroni, i cili dogji Romën e lashtë me zjarr e me hekur.
Shpellari Sali Vuk karaxhic nuk njeh ligje, sepse është simbol i padrejtësive, madje ai e ka deklaruar hapur këtë gjë, se do ta shkrinte gjithë sistemin e drejtësisë.Në të vetmen pikë i jap të drejtë… sepse drejtësia jonë fut në burg kriminelët ordinerë, teksa gjaksorët e popullit i lë të lirë. Fatkeqësi që një pjesë e popullit tonë vuan ende nga “Sindroma e Stokholmit” (të adhurosh persekutorin dhe kriminelin tënd). Po e majta e Ramës?! Ata janë dhe ngelen frikacakë në kulm, apo më saktë stan me lepuj, aq sa edhe një “po…” të lëshojë Saliu… nga frika do thonë: “E bëri
Shume i shqetesuar vampiri i vicidolit per arrestimin e spiunit Agush 50 lekesh, mikut te ngushte te banditit ne kerkim nderkombetar per zhdukje kufome ne resortin e droges Golden, Altin Hajrit me te cilin spiuni Agush drekonte cdo jave ne 2017 pas blerjes se votave qe bente ky bandit ne Shijak, Hardhishte, Pjeze dhe e nxorri lesheline force e dyte. Dhe vampiri nuk flet asnje fjale per kete vjedhje votash qe e di gjithe zona e shijakut ne 2017 nga leshija e Altin Hajrit ketij krimineli te akuzuar per zhdukje kufome ne resortin e tij te ngritur me parate e droges dhe te Nafije dybekut. Kjo eshte fytyra e koalicionit te Kujtim hamshorit me bandite si spiuni Agush i leshelise. Por sot leshelija ka vdekur ne zonen e shijakut se u provua se kjo particke ishte kanceri i politikes shqiptare qe per pak e coi shtetin shqiptar ne falimentim nga vjedhjet e ministrave dhe drejtoreve superhajdute te leshelise si Mond haxhihajduti, Perparim xhika, qe i bene leket e rrugeve vila per vete dhe i lane rruget rrugeve per ti mbaruar me vone gjigandi Edi Rama.
Ore akoma kujton se do të na gënjesh me këto fundërina që sjell nga bordellot e Europës, haha iku koha jote. Tani është koha tone të rinjve europian, be do ta bëjmë Europën dhe Botën një vend më të mirë.
Kush është lidër i opozitës atë që ti, Njeriu i Zi e ke quajtur vet, Ilir Floriri(Meta). A të kujtohen ato që ke thënë për të, o fatkeqësi kombëtare?