VIDEO/ Rama në Kretë: Arvanitasit ishin mbrojtësit e Kretës, jemi së bashku për të shkruar një copëz tjetër historie

29 Mars 2025, 17:47Politika TEMA

VIDEO/ Rama në Kretë: Arvanitasit ishin mbrojtësit e Kretës,

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer turit me diasporën dhe sot po zhvillon një takim me shqiptarët në Kretë. Takimi mbahet stadiumin “Kladiddos”. Drejtuesi politik i PS për diasporën, Taulant Balla u bëri thirrje shqiptarëve që më 11 maj të votojnë për të marrë pasaportën e BE. 


Rama tha se më në fund i erdhi mundësia që të jetë në Kretë. 

"Ky vend ku historia ka parë shumë dhe ka lënë shënim jashtëzakonisht shumë gjëra me shumë rendësi jo thjeshtë për Greqinë dhe kombin grek, por për të gjithë Europën. Këtu në Kretë, Zeusi rrëmbeu princeshën të cilën pastaj e çoi diku tjetër dhe emri i saj ishte Europa dhe nga këtu Europa mori emrin", tha Rama.  “Më në fund m’u dha mundësia të vij këtu në Kretë, nëvendlindjen e Zeusit. Sipas mitologjisë, Zeusi rrëmbeu princeshën, emri i saj ishte Europa. Nga këtu, Europa mori emrin. Këtu, në Kretë kanë lindur shumë njerëz që i kanë dhënë Greqisë, por Europës dhe mbarë kulturës botërore. Në çdo pjesë të Greqisë, pjesë të historisë, shqiptarët kanë qenë të pandashëm. Arvanitasit janë të njohur se për vite të tëra kanë qenë mbrojtësit e Kretës. Si ushtarë, ishin në vijën e veneciancëve dhe i mbajtën otomanët jashtë Kretës. U bënë pjesë e historisë dhe jetës së këtij ishulli të jashtëzakonshëm. Jemi bashkë për të shkruar një copëz tjetër historie.

7 Komente

  1. K
    Kris

    Historia po behet nga Rama,Berisha ,Bejleri,Butonin,Bazia

    Përgjigjjuni
    1. J
      Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

      Tradhëtar, fol për të drejtat e shqiptarëve etnikë të Greqisë! Mos u përdrith duke folur karllëqe! Fol për gjëra konkrete! Shqiptarët janë etnikë dhe në tokat e tyre, grekët janë komb fake i sajuar në tavolinë. Një diktaturë fashisto klerikale bashkimeuropjanse që qeveris me terror, gjenocid, gënjeshtra të tmerrshme antihistorike dhe me miljardat, armët, mbështetjen politike të kujt e sajoi 200 vjet më parë. Por ajo kohë po mbaron, padronëve të Greqisë antihistorike po ju vjen ngordhja dhe ne shqiptarët nuk harrojmë.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        Arberit e greqise (Arvanitet) cliruan Greqine nga hordhite turkoskiptare. stergjysherit e tu dhe atyre ne salle ishin turkoskiptaret qe kryenin masakra ne popullaten Arbenite (Arvanitase). ves tipike e muslimanit qe genjen.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jam detar kari grekqiri

          Detar kari. Të ka dhjerë papuja sot në gojë apo akoma?

          Përgjigjjuni
        2. G
          GJAURI

          ARVANITET JAN ORTHODHOKS ,,SKAN LIDHJE ME MYSLYMANET ,,,VETEM ME ORTHODHOKSET ,,,

          Përgjigjjuni
          1. G
            GJAURI

            ARVANITET JAN ORTHODHOKS ,,SKAN LIDHJE ME MYSLYMANET ,,,VETEM ME ORTHODHOKSET ,,,

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mirësia

              Në politikën e jashtme ke bërë atë që nuk mund ta bënte asnjë prej shqiptarëve, (por mos u krekos) në politikë(me ligjet për drejtimin e shtetit) ka shumë për të kritikuar. Thuhet se kush punon dhe gabon, por kur bëhen si shumë gabime, puna është e dëmshme, pra është më mirë të mos punosh. Ta konkretizojmë : Nëse themelet e një ndërtese nuk i bën si duhet, por i thua mëndjes se i bëra dhe vazhdon e ndërton ti në të vërtetë po punon, por një tërmet e rrafshon atë dhe merr jetën e banorëve. Pra punove, por puna mori jetë njërëzish dhe shkaktoi vetëm dëme. Pra kush punon dhe gabon, varet dhe nga gabimi, dhe prandaj je vënë për mënçuri në krye të asaj pune dhe mënçuri i urtë është ai më i dobishmi. Shoku i mirë është ai që të bën kritika me vend dhe jo ai që fërkon krahët. Mëndja e madhe e zezë e të zot _thotë populli.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje