VIDEO/ PD kërkoi përjashtimin nga lista e PS, Ardit Bido nxjerr dokumentin: Doktor dole prapë blof, shihemi në Kuvend

29 Mars 2025, 15:40Politika TEMA
VIDEO/ PD kërkoi përjashtimin nga lista e PS, Ardit Bido nxjerr

Ardit Bido ka reaguar pasi PD kërkoi përjashtimin nga lista e PS me argumentin se ai mbante ende postin e Drejtorit të Arkivave.

Ndërsa ka publikuar dokumentin që tregon se nuk mban më postin e Drejtorit të Arkivave, ai shprehet se “PD e Belerit që e ka zënë halli se i del që do më ketë përballë në parlament e s’ka nga të fshihet më”.

Sipas Bidos, demokratët nuk e përjashtojnë dot me teknikalitete, sepse nuk dinë si të lexojnë ligjin dhe të kërkojnë dokumentacionin.

Reagimi i plotë i Bidos:

Doktor dole prapë bllof: shihemi në Kuvendin e Shqiptarëve

PD e Belerit që e ka zënë halli se i del që do më ketë përballë në parlament e s’ka nga të fshihet më, doli për të dytën ditë radhazi në konferencë për shtyp vetëm kundër meje nga mbi 180 kandidatë të PS në këto zgjedhje, duke bërë bllofin e radhës.

Thanë që nuk kam hequr dorë nga drejtor i Përgjithshëm i Arkivave, se as dinë të lexojnë ligjin e as të shohin dokumentet: aktin e pezullimit nga DAP që mban datën 12.03.2025, pra një ditë para se të kandidoja! S’ka habi: kështu është kur niveli intelektual i këshillimit të PD është ai i dijetarit të madh Fredi Beleri.

Doktor, mos dil më bllof! Sa herë të flasësh, aq herë do më gjesh përballë me të vërtetat historike e aktuale siç do jemi përballë në parlamentin e shqiptarëve, ti me aleancën e antishqiptarisë madhështore e unë me pastërtinë time!

Për ditën e dytë rresht, Partia Demokratike del në konferencë zyrtare për shtyp vetëm kundër një kandidati, kundër meje. Duket se i ka zënë frika se çfarë do ta gjejë nesër “Aleancën e Antishqiptarisë Kombëtare të Madhe, Madhështore”, kur të gjendet përballë meje në foltoren e Kuvendit të shqiptarëve.

Doli sot zëdhënësja e PD-së dhe tha që Ardit Bido nuk ka dhënë dorëheqjen, duhet që KQZ-ja ta përjashtojë. Nuk më përjashtoni dot me teknikalitete, sepse ju nuk dini të lexoni ligjin. Ju nuk dini të kërkoni dhe të shihni dokumentacionin.

Ligji për nëpunësin civil përcakton se titullarët e institucioneve pezullohen me akt të Departamentit të Administratës Publike. Po të donit, e kishit parë në KQZ që ky akt ekziston prej datës 12 mars. Si njeri i përgjegjshëm, pak para këtij akti, delegova kompetencat, siç e parashikon ligji, te zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, deri në kthimin në detyrë të titullarit; qofsha ai unë, qoftë dikush tjetër.

Por, kur ekspertizën ligjore, ekspertizën ekonomike, ekspertizën e të gjitha fushave e merr nga njerëz të cilët janë me brumë të lartë intelektual, si Fredi Beleri, këtu do të përfundosh.

Doktor, të lutem, dita e dytë, mos dil më bllof! Mos dil më bllof! Do të shihemi në Parlament dhe do të flasim përballë, ashtu siç na takon: një njeri i cili nuk i fshihet pas gishtit asnjë të vërtete dhe një njeri i cili ndryshon qëndrimet sipas interesit të radhës. Shihemi në Kuvendin e shqiptarëve!

7 Komente

  1. s
    simpatiku

    o ardit, respekt kam per ju, por po gaboni. te lutem mos na i bej protagonist ate gerdalle plak. na eshte neveritur. lere te pellase. e ben me qellim, per tju futur ne vorbullen ku eshte vete. shmage, nuk ke nevoje per debatet me te. ti do jesh nje ze qe do degjohesh me simpati nga publiku.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Buda

      Ardit, kreu i agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, Salih Vuk Serbi ai administron milionat e hedhura nga fqinjet per destabilizimin e Shqiperise, prandaj te ka hale ne sy.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bidon Bytha

        Ik ore bajge,Doktori nuk fshin Loqen me kete sy bolen qe vjen era cjap….Doktori nuk fshin bythen me Katnarin Bidon Bytha qe thote shihemi ne Kuvend pa u zgjedhur akoma….Lepiresit e Rames Katnaret si ky Jane mish per top kush i ka ne liste keta …..Ky beri pisllekun se kujton se do behet Deputet…ja futi Rama ne spak do shkoje edhe ky

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nata

          Hahaha.. maloku po shan katunaret! I tha tigani tenxheres njehere: qasmu tutje moj bythsterre”! Po me mire te lepish Ramen qe bie era parfum se eshte qytetar, se sa te lepish kufomen e shpellarit qe bie era dhi dhe te ngelin copat e lekures se vdekur ne goje!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sokol Karaudhi

            O bytha e A.Bidos,këtu del se ti i lëpin bythën Berishës dhe jo A.Bido,Ramës.Arditi është një djal inteligjent dhe ka për ta legenosur

            Përgjigjjuni
        2. B
          Bjeri fort Sali mutit o Ardit

          Bjeri Ardit, plakut te cmendur malinj qe puth bythen e Bejlerit.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fatosi-kosove

            Ne vend se shqiptaret te mbeshtesin intelektualet si Ardit Bido çuditrisht paska militant te kriminelit sali berisha qe shajne dhe fyejne vetem se shefi i tyre ka thane ashtu, nderkohe mbrojne kriminel e vrases si beleri, vangell dulle apo edhe gazmend bardhin qe vrau doktorrin ne Elbasan apo edhe kriminel si serbi fazlliq dhe kan ftyre te flasin shqiptar, po sepaku flisni creqisht ose serbisht qe sali berisha tju fut ne listat per deputet.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje