VIDEO/ Berisha e quajti bufin simbol të mençurisë, Rama e ironizon: Ai s’ka lidhje me kënetën, por ky i madhi që u ka rënë për hise shqiptarëve si peshqesh nga komunizmi

29 Mars 2025, 14:13Politika TEMA
VIDEO/ Berisha e quajti bufin simbol të mençurisë, Rama e

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kreun e PD-së, Sali Berisha pasi ky i fundit në konferencën për shtyp u shfaq me një buf në tavolinë, të cilin e konsideroi si simbol të mençurisë.

Rama ka publikuar një video me buf në facebook, ndërsa dëgjohet një pjesë nga fjala e Berishës ku thotë se bufi është simbol i mençurisë që nga Greqia dhe Roma e lashtë.

"Ky është një simbol i mençurisë, i diturisë dhe i vendimit jo në shekuj, por në mijëvjeçar.

Çfarë varfërie dhe shkretie kulturore ka njeriu që e citon që e quan Sali Berishën çdo ditë me emrin e simbolit më të arrrirë të dijes, mençurisë dhe vendimit të Greqisë së lashtë, të Romës së lashtë.

Edi Rama mendon se mund të fyej mua duke më quajtur buf. Injoranca nuk është argument. Me kaq e mbyll këtë konferencë për shtyp", ishte një pjesë nga fjala e Berishës.

Kreu i qeverisë shprehet se bufi i greko-romakëve s’ka lidhje me kënetën.

“Eh eh eh… ai i Greko-Romakëve quhet Bufi i Vogël (Athene noctua) e s’ka asnjë lidhje me kënetën, ndërsa ky i madhi që u ka rënë për hise shqiptarëve si peshqesh nga llumi i komunizmit në mes të Tiranës, quhet Bufi i Kënetës (Strix varia) prandaj edhe populli “o Buf Kënete!” e përdor si për të thënë “Ç’më rri aty akoma", shkroi Rama.

6 Komente

  1. G
    Gjyshi buf kenete

    Haaaaa o budalla Bufi kenetes eshte sinonim i se keqes , ku kuptone ti nga sinonimetvti je i mbaruar

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Cfare idioti. I ndan bufat te mire dhe te keqinje . Bufat e mire jane ripjelles.

      Përgjigjjuni
      1. H
        HAJDUTI

        o sa kam qesh...me sekretarin e partise punes , ket shokun e enverit dhe te ramizit, komunistat nuk dorezohen ...kur USA bente lufte ne vietnam kunder komunizmit, ky bufi jone u be sekretar partie i devotshem..vaj me det ne dore te kujt ka rene demokracia...

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Kush eshte i madhi pervecse pallosha i ripjelljes.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Little Owl

            Njeri me buf se tjetri. Little Owl (Athene noctua) nuk perkthehet ne shqip Bufi i vogel, por Kukuvajka.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Falkon 13

              kur Berisha esh Kukuvajka cfar i bie t jete Gruja Liria ? ????

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje