
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me shqiptarët në Kretë, u ndal te çështja e dokumenteve dhe të drejtave të emigrantëve në Greqi. Ai theksoi se shqiptarët nuk duhet të presin pafund për dokumentet greke apo marrëveshjen e pensioneve, por më 11 maj të votojnë për forcën e duhur për të marrë pasaportën e BE.
"Pyetja e dytë që pret të marrë përgjigje është pyetja që shumë nga ju shpesh bëni për dokumentet. Për të qenë më në fund të njëjtë të barabartë pa asnjë dallim jo vetëm në jetën e përditshme të punë , por edhe në letrat e këtij shteti. Sot kemi mundësinë e artë që ndërkohë që kemi ndërtuar dhe po ndërtojmë një marrëdhënie pozitive me fqinjët tanë në Greqi, të mos presim se deri kur do të bëhen dokumentet për të gjithë shqiptarët që jetojnë këtu, as të mos presim se deri kur do të përfundojë negociatat për marrëveshjen e pensioneve, që është më e vështira, po më 11 maj të votojmë të gjithë bashkë aty ku gjendet forca e duhur, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, që atë pasaportën që mund t’iu duhet edhe 10-15 vite nga shteti grek, ta merrni nga shteti shqiptar si pasaportë e BE", tha Rama.
Me qarte dhe me sakte se kaq , nuk ka si thuhet . Vetem te mbyllesh syte e veshet , per te zene diellin me shoshe !
Pasi tallet trapin 12 vjet s'ke as uje e drita 24/7 po si përmend dot . Ke filluar me perrallën e BE-së që nuk varet as 1% nga ju por nga situata gjeopolitike që tani është gropë më keq se kurrë.