Berisha sulmon Salianjin: Punon për Edi Ramën! I përgjigjet ish-deputeti demokrat: Nuk na duhet një parti qaramane sa herë humb zgjedhjet

4 Shkurt 2026, 20:15Politika TEMA
Berisha sulmon Salianjin: Punon për Edi Ramën! I përgjigjet

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka sulmuar Ervin Salianjin, ditën e sotme gjatë takimit me demokratët e degës së PD 1 dhe 3 në kryeqytet, pas takimit që ai bëri në Fier.

Berisha iu drejtua demokratëve se PD duhet të ripërtërihet me njerëz me moral dhe se koha është e idealistëve. Por nga ana tjetër, lideri i opozitës tha se nuk duhet të ndjejnë keqardhje për ata që sipas tij, bëjnë lojën e Edi Ramës. “Asnjë keqardhje për ata që bëjnë sikur janë me ne, dhe në fakt punojnë për Edi Ramën”, tha Berisha.

Ndërkohë pas kësaj deklarate të Berishës, ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka ndarë pamje nga takimi i mbajtur një ditë më parë me demokratët në Fier. Në mesazhet e tij Salianji është shprehur i qartë për domosdoshmërinë e rotacionit politik në vend. Angazhimi dhe qëllimi kryesor nënvizon ai, është një PD fituese për qytetarët.  “Anëtarët përcaktojnë lidershipin, vota e përcakton lidershipin. Angazhimi dhe kontributi e përcakton lidershipin. Ne duam një PD që të jetë fituese, që të jetë e besueshme për qytetarët, që të mos jetë qaramane sa herë humb zgjedhjet”, tha Salianji në deklaratën e tij në takimin me qytetarët në Fier.

 

6 Komente

  1. J
    Juve

    Berisha duhet të kishte vajtur në Amerik me deputetët e tjerë ti tregonte vuajtjet tona trampit jo të rrinte këtu të merret me salijanin

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Kanceri Shqiperise

      Përgjigjjuni
      1. i
        ish PD-isti

        Dr mortja me duket se do ta nisi per gjah ne Voskopoje kete Salianjin ...

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Per te qesh e per te qare loja Sali-Sali-anji.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Toni

            Ja dhe armiku i popullit Kadri Azbiu te lumte komandant keshtu duhet, eshte agjent i Ramadures.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Munika

              Navash se na binde o Salush! Ervin, merrni shkopinjt dhe sfurqet, se ndryshe nuk e leshon partine kjo kufome e veremosur.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje