Kënga e Sprasme e Saljanjit

4 Shkurt 2026, 18:28Politika TEMA

Kënga e Sprasme e Saljanjit

Nga Ylli Pata

Ervin Saljanji i ka bërë të ditur Sali Berishës se ai dhe njerëzit që e mbështesin janë sfidantët politikë të Partisë Demokratike, duke i përmendur mungesën dhe mos respektimin e votës.

Është një sfidë e fortë, sidomos tani që po afrohet ajo që quhet skadenca e mandatit të Berishës në krye të PD.

Megjithatë për dinosaur politikë siç është edhe doktori, etiketat e skandenës janë thjeshtë frmale, ku edhe mund të ndërrohen apo të hiqen fare.

Ervin Saljanji duhet thënë që ka nisur një betejë krejtësisht normale, madje edhe përtej normales për rregulla, votë, demokraci, lidership në opozitë. Një betejë, që përtej të gjithave është gjithsesi një kontribut pozitiv, pasi i jep më shumë kuptim një debate që në radhë të parë duhet ta bëjnë demokratët e bazës. Të cilët nuk janë ato demokratë që ikën pas dështimit të Lulzim Bashës apo parardhësve të tij në betejat për një process politik në PD.

Beteja e Ervin Saljanjit është një sprovë e vonë, megjithatë si i thonë fjalës më mirë vonë se kurrë. Po çfarë mund të sjellë lëvizja e Saljanit, a mund të rrëzojë Sali Berishën?

Një lëvizje e fortë brenda PD mund t rrëzonte Sali Berishën për të sjellë një lidership të ri, por lëvizja e Saljanjit nuk duket ka këtë objektiv. Saljanji synon më shumë të marrë atë pjesë që ka humbur nga PD, pas burgosjes.

Një betejë epike në opozitë normalisht duhet të ishte një betejë reale për formën, përmbajtjen, e në radhë të parë për lidershipin.

Ervin Saljanji është një lojtar, që pasi më 8 janar doli me topuzin e famshëm kundër pushtuesve të sëlisë, ishte ndër të parët që amnistuan pushtuesit e 8 janarit.

Me logjikën se Sali Berisha ka më shumë mbështetës. Një logjikë që nuk ka sens politik, pasi mbështetës mund të kenë shumë por në fund, një ide apo një lider arrin të bëjë për vete shumicën me projektin e tij.

Megjithatë deri tani Ervin Saljanji ka arritur disa objektiva; ka mobilizuar shumë mbështetës në opozitë, ka zgjuar interesat sidomos të të rinjve, por Saljanji duhet të tregojë se çfarë ai mendon për projektin e opozitës si alterntivë, lidershipin e saj, e më pas si do të jetë dhe kush do të jetë në qeverisjen e saj. Pa këtë pasaportë, Saljanji do të konsiderohet si një fantazëm politike në shërbim të doktorit, siç bëri pas 8 janarit 2022.

TemA

 

 

 

 

9 Komente

  1. s
    sali

    Mja na fryte nje manipulues nje babale e mashtrues profesionist sikur do shpetoje boten,Dhe ky nje pjelle e Berishizmit eshte.Ju gazetaret i sillni popullit me te keqija se politikanet ,sepse nuk punoni si profesioniste po si ju paguajne

    Përgjigjjuni
    1. M
      MEMEDHETARI

      Habitem me juve qe prisni nga Salianji te tilla kerkesa e te flase kunder Saliut!...E kam thene qe ne fillim qe,"Babalja" Salianji - leshin e kokes e nderron,por Saliun s'e harron ...

      Përgjigjjuni
      1. B
        Babale dje , Babale sot , Babale mot .

        Djali Sheges me burrin e katert lodhet kot. Bufi do ta ndaloje Babale me pretendimin se ka qene i denuar dhe nuk ka te drejte te zgjidhet , apo eshte i perjashtuar nga PD...

        Përgjigjjuni
        1. M
          Merita

          Ervin Salianjin, në se jo akoma, duhet ta marrë URGJENT në RUAJTIE FIZIKE shteti Shqiptar, nga hordhitë SALDURO, në se jo akoma, Sali Berisha, do t’ja gjejë anën me ndonjë kafè gjëkundi, me ndonjë aksident automobilistik, apo edhe ndonjë agresion mafioz të tipit Sali Lusha apo Izet Haxhia i dikurshëm….

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zgjedhës

            Salianji, nëse pretendon të faktorizohet, duhet: 1. Të shprehet për të kaluarën e kriminalizuar shtetërisht të PD-së (’97, Gerdeci, 21 Janari, etj, etj). 2. Të shprehet se çfarë kupton me “të djathtë” përveç spiunëve me dosje sigurimi që ka rretherrotull në të gjitha qelizat e PD-së, 3. Si qe puna e Babalese, e burgut, e trajtimit aristokratik që iu bë në burg, 4. Të japë ca emra se kush po e ndryshon këtë PD nga ata që ka rreth vetes, sidomos nga ata që nuk dijnë të artikulojnë as shqipen, 5. Çfarë programi ekonomik ka për të ardhmen e Shqipërisë, përveç masakrimit dhe përvetësimit nga PD të 5000 e ca uzinave e fabrikave të trashëguara nga regjimi i kaluar, 6. Të shprehet nëse ka dëgjuar gjë çfarë do të thotë politikë e jashtme dhe politikë sigurie.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Munika

              Salianji ceplendiset kot derisa akoma s'eshte bindur se Saliu hiqet vetem me dhune, ashtu sic erdhi. Te tjerat jane si te gjendet Mucua ne pune.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Luli

                Munika ke te drejte, Salijanji duhet te tregoje pse dhe si e beri burgun ne Fier.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Komentuesi

                  PRAP TEK SALEH HALEJA DO PERFUNDOJEBGJITHESESI

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Klevici i Faros

                    Akoma eshte eshte pak shpejt po kesaj pune me tu afruar prilli do te shihni e degjoni lajme per zgjedhjet ne organizaten terroriste pd . Besoj e mbani mend se si kunkuruan te gjithe qe nga Pordho , etj X e Y e deri tek me i fundit Sokol Olldashi . Para se ti dalesh perballe Saliut duhet te mendohesh mire , ka me vehte banden terroriste me te rrezikshme ne Europe po kam frike edhe ne bote .

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje