Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi mori pjesë sot në Forumin për Sigurinë të organizuar nga Kongresi Amerikan, ku mbajti një fjalë mbi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rëndësinë e rritjes së investimeve në mbrojtje.
Në fokus të diskutimeve ishin çështjet e sigurisë në kontekstin global e rajonal, sfidat e reja gjeopolitike dhe bashkëpunimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, në përputhje me qëndrimet dhe prioritetet strategjike të SHBA-së dhe NATO-s.
Gjatë fjalës së tij, Kryetari Peleshi theksoi se Shqipëria është një aleat i besueshëm i SHBA dhe një anëtare e denjë dhe aktive e NATO-s, e cila është e vetëdijshme dhe mban mbi supe barrën e saj të sigurisë. Ai vuri në dukje se Shqipëria ka rritur investimet në mbrojtje në 2.12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, me një trajektore të qëndrueshme rritjeje në vitet në vijim, në përputhje me angazhimet e aleatëve për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe sigurisë kolektive.
Kryetari i Kuvendit nënvizoi gjithashtu se partneriteti Shqipëri-SHBA nuk është transaksional, por strategjik, afatgjatë dhe i bazuar në vlera të përbashkëta demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Ai theksoi rolin aktiv të Shqipërisë si partnere operative, kontributin në misione ndërkombëtare dhe bashkëpunimin e ngushtë në fushën e modernizimit të forcave të armatosura dhe sigurisë kibernetike.
Në fjalën e tij, Peleshi vuri theksin edhe te rëndësia e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar rajonin si një hapësirë gjeopolitike të ndjeshme ndaj kërcënimeve hibride, ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit, çka kërkon vigjilencë, qëndrueshmëri dhe koordinim të ngushtë me aleatët. Integrimet euroatlantike dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO janë të domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Forumi mblodhi drejtues komisionesh të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, senatorë e kongresmenë, përfaqësues të lartë të sigurisë, parlamentarë dhe qeveritarë nga vendet e Europës dhe të rajonit si dhe personalitete të larta ushtarake të SHBA-së etj.
Në përfundim, Kryetari Peleshi ritheksoi se Shqipëria nuk kërkon përfitime pa kontribut, por synon të forcojë partneritetet strategjike mbi bazën e përgjegjësisë, besueshmërisë dhe veprimit konkret, duke e konsideruar sigurinë një investim thelbësor për paqen dhe stabilitetin afatgjatë.
Niko Pebambuku ka marre pjese ne nje forum te zakonshem dhe eshte i vetmi Kryekar Parlamenti qe perfaqeson nje shtet, te tjeret jane perfaqesuar me nivele me te uleta, kjo tregon qarte edhe rendesine e ketij forumi.
Peleshi ēshtē malok Korçar, dhe ishte mir ministēr mbrojtje.Sot selis rozē i intereson tē bēj zap parlamentin, por nuk ka intuit logjike pēr mē shumē jasht kufijve.Tē flasēsh atje, duhet vizion pasi ata jan nona Politikēs.
Peleshi "malok korçar" ?! Që kur Korça quhet vënd malok ? Nëqoftëse Korça quhet vënd malok , atëhere malokët e vërtetë të veriut duhet të konsiderohen se janë në kohën e komunitetit primitiv .
Po mire mo mos u merizit se ai ndoshta e di qe, Korça eshte 800 merta mbi nivelin e detit dhe i duket malesi, nga ana gjeografike e ka ma do mendja, se nga te tjerat ska qene ne shkolle kur Jane thene se ishte i semure e nuk vajtur kur u shpjeguan.