Ka një përpjekje për të më mbyllur gojën, Edi Rama: Shoqatë Gjyqtarësh apo Parti Politike? (REAGIMI I PLOTË)

4 Shkurt 2026, 10:50Politika TEMA
Ka një përpjekje për të më mbyllur gojën, Edi

Nga Edi Rama

Jam këtu në një komunikim të drejtpërdrejtë sepse jam absolutisht i surprizuar, le të themi me një fjalë të butë, nga një reagim shumë i pabesueshëm i Shoqatës së Gjyqtarëve, lidhur me shqetësimin e ngritur nga unë publikisht për një përpjekje që në këndvështrimin tim, është e pajustifikueshme, është e papranueshme dhe është e pagëlltitshme për t’iu imponuar Parlamentit dhe qeverisë përmes pushtetit gjyqësor dhe për t’i rritur pagat vetes, gjyqtarët me gjyq.
Këtë shqetësim publik unë e kam shprehur si palë, në emër të një pale, një pale me të drejtën për të mbrojtur interesin e vet, në këtë rast publik, në gjykatë. Pra, në emër të pushtetit ekzekutiv, por edhe si kryetar i shumicës parlamentare.

Është hera e dytë që ndodh, që ka një habi shoqëruar me një përpjekje për të më mbyllur gojën, kur në fakt, unë flas në emër të çka përfaqësoj me votën e shqiptarëve, në mbrojtje të një interesi për të cilin jemi në gjyq. Pra, jemi palë dhe befas, shoqata e gjyqtarëve shfaqet publikisht si një parti politike, me një gjuhë të papranueshme dhe të pajustifikueshme për të ata të cilët përfaqësojnë pushtetin gjyqësor, pra përfaqësojnë një pushtet, i cili arbitron dhe jo një arbitër, i cili thotë ‘’bilbili është i imi, topi është i imi, penalltinë do ta gjuaj vetë dhe porta duhet të rrijë pa portier’’.

Dëgjoni se çfarë gjuhe: “shoqata kanë ndjekur me keqardhje dhe shqetësim fushatën e spekulimeve publike të ndërmarrë nga kreu i Këshillit të Ministrave dhe gjithashtu dhe zhvillimin mediatik të saj që kulmoi mbrëmjen e kaluar”, pra flasim për parmbrëmë ku pasi mora këtë informacion kuptova që ka patur disa emisione të mbrëmjes që janë marrë me këtë çështje dhe këto emisione të mbrëmjes, të organizuara në mënyrë krejt të pavarur prej meje dhe në mënyrë krejt të natyrshme siç organizohen çdo mbrëmje dhe shumë prej të cilave janë të pa mirëseardhura në aspektin përmbajtjesor, nga shumica qeverisëse, por kjo s’ka asnjë lloj problemi, futet në gjuhën tipike të një politike të vjetër, të dasisë dhe të urrejtjes duke i përshkruar gjykatësit e Republikës së Shqipërisë; – në fakt aty janë një dorë njerëzish që i shkruajnë dhe i bëjnë këto, se s’janë absolutisht të gjithë gjyqtarët, por ata që marrin përsipër të flasin në emër të gjyqtarëve, – si fushatë e imja, e kreut të Këshillit të Ministrave.

Tani, besoj që të gjithë e dinë se çfarë është një fushatë dhe çfarë është një fushatë kur e udhëheq unë, së bashku me gjithë shokët dhe shoqet e ‘’armëve’’ të Partisë Socialiste, një uragan që merr përpara kë t’i dalë përpara, kur është fjala për një betejë politike, por kjo nuk është një betejë politike. Ne nuk jemi në asnjë fushatë dhe nuk kemi asnjë qëllim të bëjmë fushatë kundër gjykatësve dhe të vetëvendosurit në pozicionin e viktimës, ndërkohë që ajo që kjo shoqatë po kërkon, është absolutisht unikale në historinë e Europës, nuk e bën më të lehtë pozicionin e gjykatësve. “E gjithë kjo tymnajë populiste…”, po kush jeni ju që i jepni vetes të drejtën të bëni përcaktime të tilla; tymnajë populiste?! Jeni parti politike? Regjistrohuni si parti politike, dilni në garë dhe mbroni platformën tuaj dhe pastaj bëni dhe ju siç bëjnë plot ‘’luftën’’ me etiketime, me sharje, me fyerje, me vendosje të kundërshtarit në pozita që nuk janë absolutisht të lidhura me argumentin, por me etiketimin. “Tymnajë populiste e krijuar dhe e shpërndarë me qëllim linçimin e gjyqtarëve”. E dini çfarë është linçimi? Linçimi, mund t’ua them unë se unë e kam provuar linçimin. Linçimi është diçka krejt tjetër, nuk ka lidhje fare me një qëndrim publik, ku as nuk është përmendur njeri me emra, as nuk fyer dhe etiketuar njeri, por është ngritur një problem i madh dhe serioz. Ju, zotërinj kërkoni 37 milionë euro plus, nga buxheti i shtetit për t’i rritur vetes pagat. Kjo është e vërteta që nuk e luan topi dhe që ta dinë shqiptarët se çfarë kërkoni ju dhe për çfarë jemi ne në gjyq me ju, në Gjykatën Kushtetuese, shqiptarët duhet të dinë që ju kërkoni që për gjyqtarin e Shkallës së Parë, paga të shkojë nga 3360 euro në 5300 euro. Ju kërkoni që për gjyqtarin e Apelit paga të shkojë nga 3480 që është sot aktualisht, 3480 euro, në 5500 euro. Ju kërkoni që paga në Gjykatën e Lartë të shkojë 5800 euro dhe ju kërkoni që pagat e prokurorëve të SPAK-ut të cilët, edhe një herë tjetër për SPAK-un, e veçoj sepse nuk i është bashkuar dhe respekte, nuk i është bashkuar kësaj përpjekjeje absurde, nuk ka firmosur për të qenë palë në Gjykatën Kushtetuese për ta çuar pagën e vet 9800 euro! 9800 euro!

Ndërkohë që sot aktualisht pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të SPAK janë rreth 6500 euro. Pra 3000 euro doni ju t’i rrisni pagat vetes në muaj me një vendim gjykate. Ku jeni ju këtu? Ça kërkoni ju? Dhe ndërkohë ajo që e bën dhe më serioze këtë situatë, është se pagat tuaja janë paga më të larta, goxha më të larta se në rajon; se në Maqedoninë e Veriut, se në Malin e zi dhe janë paga të barabarta me gjykatësit në një vend të BE siç është Greqia. Sot që flasim aktualisht, ju i keni pagat sa në Greqi dhe ju doni t’i rrisni me nga 2000, me nga 3000 euro në muaj. Në emër të çfarë? Ju thoni në emër të ligjit dhe të kushtetutës?! Kjo është e pavërtetë!

Nuk ka ligj dhe nuk ka kushtetute që ju jep juve këtë të drejtë dhe nuk është shkruar as gjëkundi dhe kur ju thoni “ne nuk mund të heshtim përballë përbaltjes kryeministrore”, për çfarë përbaltje e keni ju fjalën? Për cilën përbaltje? Për cilën përbaltje kryeministrore publike dhe mediatike tërësisht histerike, si guxoni ju të vendosni etiketime të tilla duke qenë arbitra, duke qenë përfaqësues të një pushteti i cili duhet të heshtë në publik dhe duhet të japë vendime në sallën e gjyqit midis palësh dhe palë në gjyq jemi të gjithë përveç jush. Ju jeni ata që gjykoni për të gjithë dhe duhet të garantoni barazinë përpara ligjit të të gjithëve. Dhe ndërkohë juve me këtë tentativë në Gjykatën Kushtetuese doni të jeni ligji. Kjo është e vërteta dhe nuk synon, siç thoni ju, qëndrimi im të ndezë kundërshtitë në opinionin publik për një vendimmarrje dhe proces kushtetues që duhet të zhvillohet në sallën e gjyqit, për të cilin dikush prej jush në emër të shoqatës, atje në gjykatë siç e përmenda në prononcimin tim tha “edhe ne të zgjuar jemi, thamë ta kalojmë këtë kur të tjerët se kishin mendjen dhe e kishin mendjen tek fushata, tek zgjedhjet”. Ashtu hë? Çfarë do me thënë kjo? Dhe si arrini ju në pikën që të sulmoni publikisht qeverinë, të sulmoni publikisht kreun e Këshillit të Ministrave, të sulmoni publikisht mediat dhe t’i akuzoni të gjithë për histeri. Kush jeni ju? Për çfarë histerie e keni fjalën? Më shikoni mua të axhituar? Jam shumë i axhituar se 37 milionë euro që kërkoni ju plus nga buxheti i shtetit janë para që duhet të hiqen nga diku tjetër dhe juve merrni përsipër atje në sallën e gjyqit të jepni gjykime politike. Ju merrni përsipër atje në sallën e gjyqit të jepni gjykime për qeverinë a thua se qeveria është një palë tjetër, jo në aspektin kushtetues, por në aspektin politik. Ju merrni përsipër të flisni për abuzime etj ndërkohë që duhet të garantoni në sallat e gjyqit paanësi, pavarësi dhe paanësi, por kjo është një temë tjetër.

Ndërkohë që tema për të cilën jam këtu unë është kjo që juve kërkoni të rrisni pagat vetes me gjyq. Dhe vazhdoni thoni që “e gjithë kjo fushatë qeveritare dhe e shumëzuar mediatikisht dhe e nxitur dita ditës për të krijuar furi populiste”. Cilën furi populiste dhe cila e nxitur dita-ditës? Ku e keni dëgjuar ju dita-ditës këtë gjë? Apo është miza nën kësulë që nuk po funksionon plani i kalimit pa mendje të 37 milionë eurove plus, të rritjes së pagave mujore me 2000 e 3000 euro në muaj? Dhe të kthimit të Shqipërisë në të vetmin vend në planet ku pastaj në pafundësi pagat e gjyqtareve dhe prokurorëve janë më të larta se paga e Presidentit të Republikës dhe e deputeteve dhe e ministrave dhe e gjithë të tjerëve. Po si ka mundësi që sot pagat e shumëkujt nga ju janë më të larta sesa paga e kryetarit të Gjykatës së Lartë një herë, e kuptoni apo jo? Po çfarë bëhet kështu?

Ndërkohë që po i marrim me radhe argumentet për të mos vazhduar këtë betejën retorike të cilën ju sugjeroj ta lini dhe të mos përfshiheni më se nuk i takon gjykatësve të prononcohen publikisht me terma të tilla duke përdorur etiketime të cilat ju shkojnë partive më të vjetra dhe më të degraduara këtu në Republikën e Shqipërisë dhe jo një trupe gjyqësore e cila është mbështetur me të gjitha forcat, me të gjithë vullnetin e mirë, me të gjithë dëshirën e mirë pa pushim nga kjo qeveri dhe nga kjo shumicë qeverisëse. Kurrë nuk e keni parë ju më parë këtë pavarësi, kurrë nuk e keni pasur ju më parë këtë pushtet të cilin patjetër ua u ka dhënë Kushtetuta, por Kushtetuta jua u kishte dhënë në letër dhe më parë por nuk e kishit sepse jua u diktonin të tjerët. Dhe ky është vullneti ynë. Ashtu sikundër edhe ato paga që keni sot që i keni më të larta sesa gjykatësit, koleget tuaj në rajon. Goxha më të larta! Dhe që i keni të barabarta me Greqinë. I keni sepse është vullneti i kësaj shumice qeverisëse.

Tani t’i marrim pak me radhë.

Ju thoni se projektligji për statusin e magjistratëve është hartuar nga ekspertet, së pari ju thoni, “i hartuar nga ekspertet dhe mandatuar nga komisioni i posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi parashikonte në vitin 2016”, thoni ju, – “se statusi financiar i pagës së magjistratëve do të ishte gati 1/3 në vlerë absolute më e madhe nga çfarë u vendos nxitimthi dhe pa debat për tu bërë ligj nga kuvendi nëntorin e 2016. Shpejtësia e miratimit të ligjeve në kuvend me shmangien e debatit mbi këtë propozim të gjithë të pranuar në vitet e hartimit të paketës ligjore, bëri që cedimi i parë në këtë drejtim nga standardet e drejtësisë së re të ndodhte me miratimin e ndryshuar nga varianti fillestar i ligjit. Ky ishte keqbesimi i parë”. Kjo është e pavërtetë. Është tërësisht e pavërtete dhe unë ju referohem dhe juve, ndryshe nga ju po ju citoj dhe ju dhe publiku le të dëgjojë. E vërteta është krejt ndryshe dhe atë paketë të vitit 2016, e kanë hartuar patjetër ekspertet kombëtar dhe ndërkombëtar, por e kanë mbështetur në mënyrën më të vendosur deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe ata kanë dalë me atë formulë dhe nuk ka absolutisht asnjë të vërtetë në çfarë thoni ju dhe në ndërkohë po vazhdoj me të dytën për të shpjeguar dhe të parën. “Sikur të mjaftonte ky cedim”, thoni ju, – “në ligjin e nëntorit të vitit 2016 u parashikua që efekti financiar i pagave të magjistratëve do të nisnin nga data 1.1.2019. Kështu për dy vite e dy muaj thoni ju reforma e re vendosi që magjistratët të paguhen me reformat e vjetra”. Këtu është dhe shqipja pak problem, por nuk po hyj te shqipja. “Ky moment ishte keqbesimi i dytë në radhë”.

Zotëri ne kemi vendosur në vitin 2016 një rritje pagash të jashtëzakonshme për ju, për t’ju dhënë juve dhe mbështetjen financiare si shprehje e vullnetit dhe e mesazhit të asaj reforme që ja dhe një sakrificë e të gjithë taksapaguesve që ju të paguheni më shumë se gjithë kolegët tuaj në rajon që ju të jeni të drejtë, të jeni të pavarur, të jeni të paanshëm dhe të bëni punën tuaj për ta mbajtur pushtetin e pavarësuar të drejtësisë, me dinjitet dhe në emër të popullit dhe të Republikës së Shqipërisë, por ama nga vendimi i 2016-s deri tek krijimi i mundësive për të pasur atë fond pagash duhej një kohë, se në 2016 kur ne kemi kaluar këtë paketë, Shqipëria nuk ishte kjo. Kjo është një Shqipëri tjetër. Kjo Shqipëri i ka mundësitë sot për shumë gjëra që nuk i kishte në 2016-n. Dhe prandaj ajo hapësirë kohore që iu la për t’ju rritur pagat ju ishte një hapësirë kohore e llogaritur me laps dhe me letër në Ministrinë e Financave, në drejtorinë e buxhetit me të gjithë ekspertet në mënyrë që ne t’i përgjigjshim këtij detyrimi, por të mos hapnim gropa të tjera nga ato gropa që kishim të hapura nga e kaluara dhe që po i mbushnim hap pas hapi.
Si mund të jetë kjo me çelës magjik që vendosëm sot ti bëjmë një rritje pagash eksponenciale një grupi interesi, një grupi shoqëror dhe kjo u bëka qysh të nesërmen, kjo bëhet me hapa dhe nuk ka qenë keq besim, por ka qenë mirë planifikim.

Ndërkohë që ju vazhdoni dhe më një gjë tjetër që unë habitem si diskutoni akoma dhe si guxoni tua thoni këtë popullit shqiptar.

Ju thoni “së treti paketa iu pasua keq besimit të tretë pasi në momentin e fundit në Kuvend u ndryshua dispozita tranzitore e ligjit duke u parashikuar që magjistratët që nuk kishin kaluar vettingun në datën”, – e shumë dhe mezi pritur, shqipja, “1.1.2019 do vijonin të merrni pagën e vjetër, atë të përcaktuar në vitin 2008”. Pra që ta dëgjojë publiku, ju keni shkuar në Gjykatën Kushtetuese për t’ju rritur pagën atyre që iu hoqi vettingu sepse nuk ishin të denjë për sistemin e ri të drejtësisë.

Ju keni shkuar në Gjykatën Kushtetuese për t’i kërkuar taksapaguesve shqiptarë që të paguajnë paga më të larta se të të gjithë të tjerëve, për gjykatës dhe prokurorë sepse Vetingu i hoqi sepse kishin pasur të pajustifikuara;

Ju keni vajtur në Gjykatën Kushtetuese për t’iu thënë taksapaguesve shqiptarë se edhe ata që ishin korruptuesit dhe gjakpirësit e sistemit të drejtësisë dhe të popullit shqiptar, meritonin rritje pagash njësoj si ata që kaluan Vetingun
Si mund ta fusni dhe këtë në radhën e pretendimeve që keni nga kjo “qeveri e poshtër” e cila ka bërë një reformë historike dhe e cila ka bërë atë që kolegët tuaj nga viti 2012 dhe deri kur u bë kjo reformë, do ta kishin ëndërruar, por nuk e kanë prekur dot; ia ka dhënë pavarësinë pushtetit, që juve sot duhet të bëni çdo gjë që ta ushtroni me dinjitet; pushtetin që juve sot duhet të bëni çdo gjë që ta ktheni në një të mirë të madhe të popullit shqiptar; pushtetit që juve sot duhet të bëni çdo gjë për t’iu dhënë shqiptarëve pavarësisht statusit social, pavarësisht çfarëdolloj diference që kanë në jetën e përditshme, atë që shqiptarët e kanë ëndërruar por s’e kanë pasur kurrë dhe nuk e kanë akoma edhe sot dhe për këtë duhet ju, të jeni të parët që të shqetësoheni, – barazinë para ligjit.
Tani, për të vazhduar me të katërtën: “Dhe Këshilli i Ministrave, me keqbesim tregoi mungesë sinqeriteti dhe vullneti në këtë element të reformës. Paga e magjistratëve, vendas dhe ndërkombëtarë dhe të miratuar nga shumica e kualifikuar e vendit, ishte ndërtuar në mënyrë të tillë, që paga referuese lidhej pazgjidhshmërisht me një kategori të caktuar funksionari të lartë të nënpunësisë civile në Kryeministri, duke pasur parasysh mbrojtjen e statusit, të pavarësisë etj, etj’’

Dhe thoni ju tani; “mungesa e sinqeritet…”
Po kush jeni ju që mund të gjykoni sinqeritetin?
Kush jeni Ju?!

Si mund të hyni ju të diskutoni kështu në këtë farë feje për një pushtet kushtetues dhe ndërkohë që ju, e përsëris, nuk jeni si ky pushtet, i cili buron nga vota, buron nga beteja politike, buron nga ballafaqimi i alternativave, buron dhe nga gjithë ajo “arena e baltës ku jemi të detyruar të zhgërryhemi përditë se aty na tërheqin, ndërkohë që ju jeni aty lart’’. Lart për të dhënë drejtësi dhe për ta garantuar barazinë para ligjit dhe jo për të zbritur këtu poshtë ku jemi ne të tjerët, që përditë jemi në beteja të tilla dhe për t’u futur dhe ju në këtë “përleshje’’ më një gjuhë të papranueshme, të pajustifikueshme; në një gjuhë që shkel çdo koment të gjykatësve dhe ndërkohë, të thoni që “Këshilli i Ministrave kishte suprimuar qëllimisht dhe me keqbesim, – sipas jush, – referencën e pagës duke suprimuar vendin”.

Unë po ju them juve qe jeni dhe të painformuar përveç të tjerave, sepse nuk ka patur asnjë lloj suprimimi nga Këshilli i Ministrave të ndonjë pozicioni të quajtur “Drejtori të përgjithshëm’’, sepse nuk ka patur drejtor të përgjithshëm në Këshillin e Ministrave si funksion. Merrni, shikoni gjithë organigramën e Këshillit të Ministrave dhe mos flisni dokrra në sytë e popullit shqiptar se gjithë këto dokrra që juve keni folur këtu, ngrenë një pikëpyetje shumë të madhe për mënyrën se si ju arsyetoni dhe nga mënyra juaj e arsyetimit varen fate njerëzish; nga mënyra juaj e arsyetimit varet interesi publik, varet interesi kombëtar, varen gjithfarëlloj interesash dhe varen gjithfarëlloj familjesh nga mënyra se si ju arsyetoni dhe ju nuk mund të arsyetoni pa prova, ju nuk mund të arsyetoni pa fakte dhe ju nuk mund të arsyetoni duke i marrë dhe duke “i shkelmuar” faktet dhe provat apo duke i marrë të mirëqena kur ato s’ekzistojnë.
Dhe ky është fiks një nga rastet.

Kur flisni për një drejtor të përgjithshëm të suprimuar në organigramën e Këshillit të Ministrave, Këshilli i Ministrave nuk ka pasur asnjëherë drejtor të përgjithshëm. Është ndryshe struktura e Këshillit të Ministrave.

Dhe vijmë këtu tek e pesta: Ju thoni “për të ndrequr kushtetutshmërinë’’. Po kush jeni ju që përcaktoni këtë gjë kështu? Ju nuk jeni parti politike. Partitë politike, njerëzit e tjerë, të gjithë përfshirë dhe mua mund të flasin duke dhënë opinione të tilla në publik.
Ju jeni gjykatës, ju nuk jeni interlokutorë të publikut në arenën e pluralizmit politik.
Si mund ju flisni kështu?
Si mund ju të hidhni baltë mbi qeverinë e kësaj republike, me këtë lloj retorike dhe për më tepër pastaj, të flisni për zbritje fiktive në kategori më poshtë të pagës referuese, të bëra nga ana e Këshillit të Ministrave, ndërkohë që, e vërteta është se flisni dhe për ulje, pra juve ju është përkeqësuar pozicioni financiar, sipas jush.
Po si ka mundësi ta thoni këtë?
Po nxirrni një dokument të vetëm, një dokument të vetëm të përkeqësimit të pozicionit tuaj financiar. Po keni pagat njësoj si gjykatësit në Greqi sot dhe doni t’i rrisni prapë me nga 2000 e me nga 3000 euro në muaj.
Domethënë ta dinë shqiptarët, jo t’i keni nga 2000 e nga 3000, se ndërkohë i keni më shumë se 2000 dhe 3000 në muaj, por doni t’i rrisni me plus 2000 e me plus 3000. Dhe thoni që ne ua paskemi përkeqësuar pozicionin financiar juve?!

Këto janë në fakt, për fat të keq, dokrra.
Nxirrni një dokument të përkeqësimit të pozicionit financiar dhe nxirreni në publik se nuk jeni parti politike, për të bërë deklarata publike. Deklaratat publike t’i bëni kur keni realisht momente kur ju cenohet pozicioni nga ndonjë forcë apo ndonjë faktor. Askush këtu, përsa më takon mua, nuk ju cënon ju pozicionin, përkundrazi , kjo qeveri është garantja e pavarësisë suaj dhe ju e dini shumë mirë se këtu keni jetuar, këtu keni qenë dhe ju e shikoni vetë ndryshimin e madh që ka ndodhur dhe në jetën tuaj familjare dhe për këtë, respekt për të gjitha familjet tuaja dhe edhe në jetën tuaj profesionale sepse ju jeni totalisht të pavarur.

A jeni totalisht të paanshëm?
Këtë duhet ta shikoni tek vetja dhe ta kërkoni çdo ditë kur hyni në sallën e gjyqit. Jo të dilni në publik e të bëni fletërrufe-ra dhe për më tepër pastaj, neni 138 i Kushtetutës, të cilit i referoheni ju dhe e lexoni ju si garanci, që ju mund t’ia rrisni pagën vetes progresivisht, nuk ka absolutisht as këtë frymë e as këtë germë.
Neni 138 i Kushtetutës parandalon vetëm një gjë; uljen e pagës, prekjen e asaj që është një e drejtë e fituar dhe këtë as e kemi bërë dhe as kemi për ta bërë kurrë.
Dhe e fundit, ju thoni që “Kundërvënia e kësaj qëndrese…’’

Ç’do me thënë kundërvënia e kësaj qëndrese, në shqip njëherë, se shqipja është gjuhë shumë e pasur, shumë e bukur, por është hall i madh kur e përdor keq.
“Kundërvënia e kësaj qëndrese dhe emancipimi të pushtetit gjyqësor dhe shoqërisë civile të gjyqtarëve, Këshilli i Ministrave vendosi sërish të ndërhyjë në statusin financiar, duke e ulur cilësisht dhe materialisht atë, por duke fshehur këtë uljen në keqbesim në një formulë që siguron vetëm vlerën absolute’’
-More, zotëri, nuk mundet ju të keni në pafundësi epërsi mbi të gjithë shoqërinë shqiptare dhe mbi të gjithë piramidën e shtetit shqiptar, sepse nuk e ka asnjë vend i botës. A e kuptoni kaq gjë apo jo? Nuk mund ta keni ju këtë epërsi. I është dhënë kjo epërsi Gjykatës Speciale dhe Prokurorisë Speciale për arsye të funksionit që ushtrojnë dhe ajo është një strukturë e përkohshme, e cila ushtron një mision që në këtë kohë është përcaktuar si mision strategjik për transformimin e shtetit shqiptar dhe ata njerëz gjenden dhe në situata sakrifice, në situata presioni, në situata edhe rreziku për jetën e vetë në një moment të caktuar, për shkak se përballen me grupe kriminale e të tjerë, por ju çfarë doni?

Si e keni hallin ju se nuk e kuptoj?!
E vërteta është që Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi kanë ushtruar vetëm diskrecionin e tyre në përcaktimin e formulës së pagës dhe këtë ua ka njohur Gjykata Kushtetuese more zotërinj.
Gjykata Kushtetuese këtë e ka shkruar, fatmirësisht këtë e ka shkruar ndërkohë që s’duhet ta merrte fare e kam thënë dhe më parë në konsideratë asnjë kërkesë tuaj se nuk rriten pagat me gjykatë. Pse jeni ju ndryshe nga të tjerët? Pse nuk shkojnë dot mësuesit të rrisin pagat? Pse nuk shkojnë dot mjekët, infermierët të rrisin pagat? Pse nuk shkojnë dot shoferët, pastrueset të rrisin pagat në gjykatë? I kanë të tepërta? Apo i kanë aq shumë saqë nuk kanë nevojë më tu rriten?! Të gjithë kanë nevojë tu rriten pagat, të gjithë duan të rrisin pagat, por ju keni edhe gurin dhe arrën dhe thoni, jo ne i rrisim vetë. Nuk ndodh kjo! Nuk ndodh kjo në asnjë vend të planetit! Nuk ka bërë vaki kjo që të vendoset Gjykata Kushtetuese në pozitën që të bëjë llogaritarin e pagave dhe për më tepër, ajo që kërkoni ju të impononi është që të ndërhyni në politikën e pagave të Republikës së Shqipërisë, po këtu çfarë nuk është bërë në emër të pavarësisë dhe në emër të kokëfortësisë. Këtu është ndërhyrë dhe në politikën e taksave në Republikën e Shqipërisë që janë ekskluzivitete të pushtetit ekzekutiv dhe Parlamentit.

Dhe tani, që ta kuptojnë shqiptarët se ku e kam unë gjithë këtë hall, përveç se atij 37 milionëshit që doni ju ta merrni menjëherë dhe që tregoni se ju bëni konfiskime, ju jepni vendime ku dalin lekë. Çfarë është kjo logjikë?! Po si mund të bëhet kjo logjikë? Sipas saj, të gjithë sektorët ku vijnë të ardhura për buxhetin e shtetit, duhet të rrisin pagat e veta. Po sektorët ku nuk ka të ardhura në buxhetin e shtetit, po ku është e ardhmja e Shqipërisë, edukimi; ku është jeta e shqiptarëve, shëndetësia, që paguhen nga taksat, po ata ç’do bëjnë meqë nuk nxjerrin lekë, por duan lekë?! Si do bëjnë ata?! Po pensionistët si do t’i rrisin pensionet e veta meqë ata nuk na japin të ardhura siç na jepni ju? Ku e keni parë këtë logjikë? Çfarë është kjo logjikë?
Dhe për më tepër, që ta kuptojnë shqiptarët, ju kërkoni që sa herë, se ju jeni këtu, të tjerët janë këtu, dhe ju thoni sa herë t’u rritet paga këtyre këtu, duhet të na rritet dhe ne këtu. Sa herë t’u rritet paga këtyre, duhet të na rritet dhe ne këtu.

Domethënë ju doni që kjo të jetë Republika e parë demokratike në planet, ku gjykatësit paguhen si një kast më vete atje në qiell, të tjerët rrinë këtu në tokë.
Unë mendoj që kjo polemikë, është një polemikë e nxitur tanimë nga ju, që po ju duhet ta ndalni si polemikë, ndërsa të drejtën time, jo si personalisht Edi Rama, por si kryeministër i Shqipërisë për të mbrojtur interesin publik, dhe për të ndarë me publikun të gjithë pikëpamjet e mia kur qeveria është në Gjykatën Kushtetuese, nuk ma hiqni dot as ju dhe askush dhe në emër të pavarësisë, të paprekshmërisë, të paanësisë ju nuk mund të kërkoni heshtjen time, pastaj me mediat merruni vetë se ata janë në punën e tyre dhe bëjnë punën e tyre, me të cilën ju e dini shumë mirë, shpesh herë s’jam dakord, por është puna e tyre dhe që ju të arrini të thoni, në mbyllje “iniciativat civile dhe kushtetuese të shoqatave të gjyqtarëve nuk kanë si qëllim rritjen e pagës”, po çfarë qëllimi kanë?

Çfarë halli keni ju tjetër?
“Një term i zgjedhur qëllimisht, i gënjeshtër dhe spekulant, vetëm e vetëm për t’i kundërvënë procesit gjyqësor kushtetues populizmin”, – mësoni kuptimin e fjalëve, – për t’i kundërvënë populizmin, “si armë e pafuqisë juridikë dhe fuqisë së përbaltjes”.
Asnjë përbaltje!

Ju jeni ata që përbaltni duke bërë deklarata të tilla publike si shoqatë dhe duke qenë se nuk kam dashur pikërisht, të merrem me asnjë aspekt personal jo e jo, prandaj s’kam përmendur as emra ndërkohë që ju më drejtoheni mua personalisht, por s’ka problem nuk e marr si personale, ju jeni fillimisht të paligjshëm si shoqata. Më kupton çfarë jeni ju? Jeni të paligjshëm dhe Gjykata Kushtetuese nuk duhet t’iu kishte pranuar ju si palë sepse ju nuk respektoni dispozitat e ligjit, ju vetë për organizatat jofitimprurëse, se shoqatat janë jofitimprurëse, ndërkohë që ju shoqatat tuaja dhe kjo shoqata për të cilën po flas, është ngritur vetëm për të fituar lekë deri tani, nuk kam parë unë të bëni ndonjë gjë tjetër ju deri tani, por vetëm për të fituar para. Shko në Gjykatë Kushtetuese për të fituar para, për të rritur të ardhurat tuaja dhe shoqata e unionit, kjo që ka bërë gjithë këtë paçavure, është e pezulluar nga Qendra Kombëtare e Bizneseve, aty ku regjistrohen se nuk keni paguar detyrimet tatimore dhe nuk keni paguar kontributet shoqërore, ju si shoqatë, që dyshoj që keni një anëtarësi të gjerë, por gjithsesi.

Ndërsa shoqata tjetër, s’ishte fare e regjistruar në Qendrën Kombëtare, as te Tatimet, sipas detyrimit, i ka ligji këto detyrime dhe praktikisht duhet të ishte e çregjistruar se kështu thotë ligji! Dhe Gjykata Kushtetuese nuk i mori në konsideratë këto fakte se ju jeni subjekte si shoqata që nuk duhet të merreni fare në referencë sepse ju nuk jeni në përputhje me ligjin.

E kuptoni se ku jemi ne?! Dhe unë nuk mendoj që ju keni problem të regjistroheni, që keni problem të keni NIPT, që keni problem të paguani tatimet, që keni problem të paguani siguracionet, unë nuk mendoj këtë. Unë mendoj që jeni arrogantë. Keni një arrogancë të një pushteti që ju e trajtoni si një pushtet të pakufizuar, si pushtet të pakontrolluar, si pushtet të pakontrollueshëm dhe për këtë arsye, ndodhin dhe gjëra të tjera këtu në këtë vend, por nuk jam këtu për këto sot.

Këto ishin ato që kisha unë për sot.
Edhe një herë, unë jam palë dhe flas në emër të një pale.
Ju nuk jeni palë dhe nuk mund të flisni si palë dhe për më tepër nuk mund të trajtoni të tjerët si palë, që i vini në shënjestër sepse ju keni dhe gurin dhe arrën, por jo për të rritur pagat tuaja. Këto kisha unë për sot!

40 Komente

  1. P
    Pena

    Sistemi drejtesise hallka me e dobet e shtetit shqiptar , kerkohet reformim i thelle, nuk mund te vazhdohet me me koleget e gjin gjonit, dhe as me tipa si altin dumani. Kjo situate e rrezikeshme duhet te mari fund sa me shpejt. Me vendim parlamenti plepistat duhen nxjerre jashte sistemi, te gjithe jane te perzgjedhur nga berisha. Nje gjyqtar mer tre fishin e rroges se nje profesori, ... kjo eshte e tmerrshme,

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Monteskje,o tytë ballkanike.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Turp

      Me pak fjale... keta njerez jane te pa formuar per te qene ne postet qe mbajne. Boshlleqet e tyre i paguajme te gjithe, e do t'i paguajme per nje kohe te gjate. Te investohet URGJENTISHT per shkollimin e formimin JASHTE te nje brezi te denje per MISIONIN e drejtesise. Keta qe jane... jane thjesht PAZARXHINJ... tregtare te vegjel, dhe akoma me te vegjel si njerez, per turpin e tyre dhe fatin tone.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emigranti pri Tirone

        Jam krenar per kryeministrin tone, nje intelektual i rralle, kjo leter e hapur eshte nje grusht (nga ana figurative) i rende mbi llumin korporativist te gjyqtareve delenxhij!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Foni

          Në këtë rast keqkuptimi është fare evident; gjithë ata që duan t'i mbyllin gojën KM, duket, nga mosdija, në vënd që t'i mbyllin gojën, i kanë mbyllur bythën. Kjo sepse, KM ynë, gojën e ka atje ku çdo njeri ka bythën dhe bythën e ka atje ku njerzit kanë gojën.

          Përgjigjjuni
        2. X
          XXX

          Monologjet i qan, por kur duhet te besh debat, aty e ke pak problem, se nuk pranon qe te fjase njeri tjeter pervec teje. Je mesuar me servila, lepiresa dhe patronazhiste dhe kur dikush te pergjgjet flake per flake te kap histeria. Do mesohesh mos u merzit. Nuk je me aq popullor sa mendoje, e ke trashur bajgen se fundmi.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Agron

            O xxx- je nje turp i vertete, nje vemje qe kerkon rrenim, shthurje, antishtet...

            Përgjigjjuni
            1. X
              XXX

              Kur nuk te vjen turp ty qe lepin te pasmet e pushtetit, pse duhet te me vije mua qe e kritikoj? Qe kur ata qe kritikojne qenka vemje dhe ata qe lepihen si ty paskan shtylle kurrizore? Qe kur qenka rrenim dhe anti shtet ti kundervihesh pushtetit te korruptuar? Qe kur korrupsioni dhe vjedhja qenkan shtetformim?

              Përgjigjjuni
            2. R
              Realisti.

              Pershendetje te qifsha gruan, gocen, nenen, motren dhe te gjitha putanat qe ke ne fis qe u pelqen kari patronazhisteve. Po ku i ha kari Edi Rames per ata maloke bytheqira. Ai i qi ato ne mengjes, dreke dhe darke siç qihen putanat e tua qe ke ne shtepi. Te fala bushtres qe ke ne krevat dhe taksirat do ta duroni dhe 3 mandate te tjera.

              Përgjigjjuni
              1. X
                XXX

                E po kur beni si horra edhe ju patronazhistet qe ju ngeli kari me mut duke qire njeri tjetrin ne bythe. Kur se ke ti problem te mbash ne bythe karin e partise, jo per 3 po per 15 mandate, jepi vazhdo. Mos harro dergo te sekretari screenshot qe komentove se nuk ta japin sufllaqen pastaj

                Përgjigjjuni
            3. S
              SHAKA

              BALLUKU DON TU JAPE GJYGJTAREVE 37 MILON EURO.

              Përgjigjjuni
              1. v
                vendi i te marreve e i hajduteve

                O Rameee thoshte lulashi,ku jeton ti more KM,ti nuk e sheh qe keta jane gjin gjonet e saliut,a e ke mar vesht se ku jane dhe cfare bejne ata qe i hoqen me veting,a nuk e ke mar vesht qe jane ber dhjeputet e disa shkruajne e bejne ligjin akoma.... A nuk ishe ti qe i rrite rrogat ketyre plehrave qe nuk bejne dy leke pune,edhe u justifikove se do i rrisim rrogat qe te mos bejne korrupsion,edhe keta shtuan korrupsionin dhe kerkojne rroga me te majme.... Si i tha ai ne dogana kur i thane shko mer rrogen"pse ka efhe rroge ketu"edhe keta mire qe kane rjepur hallexhinjte,hallin nuk ja kane zgjidhur,por duan edhe rritje rroge qe e caktojne vete... Le te mblidhen 3dhe shoqata e pensionisteve me jenisherin e cfwte shoqatash te tjera e te kerkojne nga 1000 euro ne muaj

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Epopeja e Rilindjoteve

                  Dordomuz Rama ky i deshtuar poet, po kerkon te hiqet si i Drejtesise ekspert / ky qe der dje mburrej se Drejtesine e re ka krijuar, ky qe tashme ate Drejtesi te veten ka shigjetuar / ky qe thoshte "PS nukm mbro asnje te vetin nga duart e DREJTESISE", mba Belen me thonj per leckash me imunitet akoma ate Belen shefe te Hajduterise /

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pirro l

                    Hajduti i taksave qe mbron interesin publik dhe qe duan ti mbyllin gojen ata qe deri dje i shiste si reforma e bere nga ai dhe qe tani i sulmon si hajvan.

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gjermani

                      O Edo , po jane tentakulat maloko serbe o Edo . Nga Tirana e posht me gjithe Camerine nje shtet Epiri , maloket me gjithe kosovaret nje shtet dhe veten vrafshin , ne maj te malit e te pemeve te rrine se nuk njohin civilizim

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tap topi

                        Bravo, me mire ik te greku o gjermon

                        Përgjigjjuni
                      2. n
                        nje punonjes buxhetor

                        Ky Edi Rama kryeminister u betua e premtoi para shqiptareve se do rriste rroga Arsimi, Shendetesie e Administrate (por kurre nuk thote - Buxhetoreve) duke nis nga janari i 2026. Dhe ja tere ato punonjes te atyre sektoreve provojne ne keto dite shkurti rrenen e rradhes te kryeministrit - rrogat nuk jane rritur sic ai premtoi (mashtroi) Edi Rama eshte kokrra rrenacakut dhe spurdhjakut.

                        Përgjigjjuni
                        1. Q
                          Qytetari i Thjeshtë

                          I papare si gjithnje Z. Rama, por keto qe shkruani jane per ne comuni mortali qe rropatemi gjithe diten per te siguruar jetesen me nder e dinjitet dhe mezi dalim ne fund te muajit. Keta shkerdhatat e sistemit te drejtesise kane bere e ç'nuk kane bere, kane shkaterruar Shqiperine te tere dhe nuk u ka hyr asnje gjembe ne kembe. Per hire te se vertetes e kane bere ne bashkepunim me klasen politike! Jane thuajse te gjithe batakçinj, matrapaz dhe kriminela, kaq e thjeshte eshte situata! Si duhet ndryshuar nuk di te them por duhet filluar me ndonje ligj qe quhet "Mbajtje e Pergjegjesise Civile apo Penale per vendimet qe japin, pasi kur vendimet jane te drejta paguan qytetari, kur jane te gabuara paguan....... Qytetari, taksapaguesi dmth... Respekte!

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Politik

                            Shoqata gjyqtarēve mē kujton Fatos Nanon qē disa muaj para se tē largohej nga posti kryeministrit, morri vendim me dekret pēr rrogē tē pērherēshme pēr kryeministrat pas lēnies sē detyrēs.

                            Përgjigjjuni
                            1. Z
                              Zana

                              Jam çuditur nga niveli i gjyqtarve kur kam lexuar kerkesat e tyre ne gjykate kushtetuese. Turp! As oficerat e pa shkolluar qè i kapte lirimi dhe qe punsoheshin roje apo magazinjere e pune te tjera si keto nuk artikulonin si gjyqtaret e sotem. Kam qene ndihmes gjyqtar per 15 vjet ne nje rreth te kategorise 3-tè dhe nuk kam hasur gjyqtar te ketij niveli. Turp!

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kohe krize

                                Te shkolluarit te lexuarit te mencurit, iken nga ky vend e lane nje humnere qe duhej mbushur. Dhe u mbush, sic u mbush Bathorja, Kamza keneta e Durresit etj. me te njejtin brume intelektual , prej te cilit u gatuan prof e dr, gjykates e prokurore, avoketer e notere, akademike e te tjere (mender). Pas modes se biliardove e bingove, u perhap moda e diplomave, universiteteve...qe ishte dhe baza e gjithe KARAGJOZISTANIT te sotem, me emrin Shqiperi. Nuk thone kot ...Shqiperise i iku truri.Dikur, Kur s'kishim kafe te vertete, bluanim elb e grure e gjenjenim veten sikur po pinim kafe.... sot t'u pijme lengun inelektualeve, si kafese se grurit dikur.

                                Përgjigjjuni
                              2. F
                                Faslli

                                Ishte,dhe mbetet një çerdhe grerëzash që po mbaron tulet tek hallexhinjtë dhe tani evka hall se si të na bluajë edhe kockat . Paga nuk dhurohet por fitohet me punë,djersë korrektesë dhe në rastin e gjykatësve shtohen mjaft specifikime cilësore dhe deçizive për vlerësimin me rezultatet e arritura ,ndershmërinë,pa anësinë dhe skurpolozitetin në referencën ndaj ligjit ,gjë që shumë pak prej gjyqtarëve e kanë . Burokracia proçeduriale ,nenet dhe hapësirat në gjykim me djegie mirëbesimi në kompetenca janë burime me ujë të infektuar që këta tipa gjyqtarësh përdorin në punën e përditëshme Kuptohet ,jo të gjithë janë të tillë por as pak nuk janë Përse kërkojnë këto paga këto monstra,një a më shumë gjyqtare në apel ,apo edhe gjykime në shkallën e pare nuk shohin ç'ka dosja por e kujt është ajo,kush dhe si është i zoti i dosjes hapat e tjerë kuptohet se kontribuojnë në favore ,ku i zoti i hallit duhet të mendohet dhe paiset mirë Së dyti mali i dosjeve në arkivat kalon Himalajat dhe këta gjyqtarë kanë kontribut të veçantë ,kjo tashmë është bërë rutinë Se treti drejtësia e vonuar nuk cënon gjyqtarin por hallexhinjtë e tij etj etj Përse kërkojnë rritje trofe ? Për "rezultate ? Ku janë ,shohim veç të kundërtën

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Populli

                                  Shqipon po e respektove dhe e le te lire te ben gropen

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Lexues

                                    Duhet vendosur piramida e pagave, jo qoka një grupi të privilegjuar cilido qoftë ai. Në këtë piramidë askush në shtet nuk mund të paguhet më shumë se Presidenti i Republikës. Anomali të tilla ka edhe në sistemin e pensioneve. Edhe aty nuk ka piramidë, po pensione suplementare, pensione të posaçme etj., dmth. praktika joligjore që lënë shteg për pabarazi, privilegje e shkelje.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. .
                                      .

                                      Shqiptari ndaj s'ben para se kemi keto mentalitete. Ah medet

                                      Përgjigjjuni
                                    2. L
                                      Lindi

                                      Çfare do presësh nga "gjyqtaret" qe kanë studiuar te Kristali. Ata kane mësuar, jep lek e merr diploma jo si bëhet drejtësi.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Miku i madh SHaBAni

                                        Nese ka gjyqtares qe nuk iu pelqen rroga sipas funksionit, Jane te lire te japin doreheqjen, te largohet dhe te punesohen atje ku gjeje rroge me te mire. Por nuk mund te merreni me llogje antiligjore.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. G
                                          Go West

                                          Keta jane krejt dora e Argites qe ka bere si ka dashur te Shkolla e Magjistratures dh te Fakultetii Drejtesise, thjesht jane produkte te saj, qe marrin leje para se te flasin apo te japin nje vendim. Ndersa Ju, zoti Rama, per arsye qe nuk i gjej, nuk munde dot te formoje rreth Qeverise nje grup juristesh te shkolluar larg "shkollave" te Argites, neper universitet europiane dhe me veterane te drejtesise, ndonse te moshuar, por qe kane qene ekselente e kane çfare te japin. Me "manet" veshtire t'ja dalish.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Muzaka i Ri

                                            Po mirë,duan rroga të larta, ok deri këtu. Po me çfar norme matet puna e ketyre punonjseve të sistemit të drejtesise?? Kanë këta punonjes një far rendimenti ne punë si njesi matese për rrogat që marrin?? Ok, z.Kryeminiser, le të bëjmë një referendum popullor në u takon rritje rroge,apo nuk meritojne edhe atë që marrin.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              Kris

                                              Vetem per presidencen.qeverine dhe parlamentin duhen rritur pagat.Tashti o pallosh mos Na lodh veshet.Halli jone nuk eshte halli jot e halli jot pse duhet Te jete yni..?

                                              Përgjigjjuni
                                              1. .
                                                .

                                                po palloshi manipulon popullin e shkrete dhe e keqinformon per me teper, qe te mos merren me plackitjet e palloshit po me perrallat e tij.

                                                Përgjigjjuni
                                              2. N
                                                Nje mik qe te do te miren

                                                Te dashur patronazhiste dhe pesioniste, me keqardhje ju informoj se lideri global ju dizinformon dhe manipulon per qellime teresisht te liga dhe personale. Hapni pak mendjen dhe syte e mos besoni cdo gje qe ju thote.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. N
                                                  Një qytetare.

                                                  Z. Kryeministër! Do ju sugjeroja që për një periudhë disa vjeçare të merren gjykatës të huaj me pagën e këtyre që janë sot shtesat që po kërkojnë dhe të gjithë këta që janë të pushohen nga puna, pasi këta vazhdojnë me avazin e vjetër të gjykimit dhe nuk kanë ndryshuar aspak, dhe më vonë të huajt të zëvendësohen me një brez të ri gjykatësish të edukuar ndryshe.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. E
                                                    Eranda

                                                    Zoti kryeminister, ju lutem rishikoni ligjin dhe problemet qe kan qytetaret me servitutet, jan konflikte sfilitese per njerzit dhe pa zgjidhje te perhershme

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                                    Reforma në drejtësi është në fillimet e saj. Ka pasur dy lloje pagash, për çdo gjyqtar, një në bordero dhe një tjetër iligale.Me pagën e tanishme, gjyqtarët po bëjnë "sakrifica". Reforma në drejtësi ka nisur me gjyqtarët e plepave, për të zëvendësuar ata/o të sistemit socialist. Të mbijetuarit janë gjyqtarët e plepave! Gjatë viteve kur PD ishte në pushtet, zëvendësoj me militantët e saj të gjithë gjyqtarët. Rama nuk ka qenë komunist, për të kuptuar reformat e Berishës.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. d
                                                      drejtesi e munguar

                                                      Nuk kane faj keto "shoqata" qe kerkojne paga me te larta ,deri dyfishin e asaj qe marrin.Ky eshte mentaliteti i pasurimit brenda dites.Edhe pagat qe marrin(sic deklarohen) jane shume te larta po tu referohemi pagave te punonjesve te tjere.Pse nje mjek,nje petagog,nje punonjes policie (qe kane mundesi te bejne mitmarrje me pacient,studen,kondravajtes te ndryshem) nuk e kane te drejten per te kerkuar paga sa keta gjyqtare e prokurore?Kur ne Shqiperi mali i dosjeve te pa gjykuara nuk ka mbarim si mund te thuash qe pa bere punen te marr page me te larte.Si mund te kerkoj page me te larte nje gjyqtar qe kalojne muaj e vite per te arsyetuar vendimin?Ne gjithe kete zhurme,kur gjyqet shtyhen per dite,ne kerkojme cfa duam?Z.K/minister mendoj se Kuvendi i Shqiperise duhet te percaktoj me ligj te ardhurat e cdo kategorie dhe jo te kerkojne te gradohen si ish ministri mbreterise (sic thone deshmitaret e kohes).

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. A
                                                        Ana

                                                        Perpjekje deshperuese per ti treguar popullit se ja sa perpiqet per ti perdorur me efikasitet buxhetin kombetar duke mos pranuar kerkesat per rritjen e rrogave te gjyqtareve. Nderkohe shperdorimet e fondeve publike nga qeveritaret dhe pushtetaret lokale kane bere namin. Nuk ka pse ta beje publike kete ceshtje. Mjafton ti ktheje pergjigje zyrtare pales kerkuese qe tani per tani nuk ka rritje te pagave. Ja kaq e thjeshte eshte. Po pse kerkon te beje show e te fitoj simpati ne popull? Se e ka kuptuar qe tashme ne opinionin e gjere publik eshte i dhjere deri ne gryke! Te pakten une keshtu e kuptoje gjithe kete zell te madh te Naltmadhnise, a thua sae nuk ka pune tjeter. Biles biles kjo eshte nje ceshtje teresisht e ministrise se financave dhe pergjigjen me shkrim e me firme e jep Drejtoria e Buxhetit. Nuk pi mo uje teatri zoti Kryepusht!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. A
                                                          Anslisti

                                                          Singapori sipas Transparency International Corruption Perceptions Index eshte ne vendin e 3 ne bote ( 2024 2025), GDP Nominale renditet i 4 ne Bote ( sipas FMN ) dhe raporti i pages se nje arsimtari ne fillore me nje gjykates te shkalles se pare eshte mbi 6 ose 7 here me i larte i gjykatesit. Prandaj eshte ne vendet e para ne Bote per luftem kunder korupsionit dhe te ardhurat per fryme

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. P
                                                            Pak nga të gjtha

                                                            Tani megjithse vazhdon të jesh në delir e kupton që reforma në drejtsi është zbatuar jo keq por shumë keq që kushtetuta kodi penal kodi i proçedurës penale pa folur për vetîgashët është skandal se kushtetu ka nevojë të rishkruhet dhe një herë nga njerëz të ditur jo nga juristë si kta të shoqatave që as të shprehen në gjuhen shqipe. Nuk rregullohet kjo pune me publistikë pavarsisht se ti e shkruan mirë e bukur ata se kuptojnë se vijnë nga plepat dhe shkollat e pas 90 ku formimi qytetar skishte dhe ska rëndësi

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. B
                                                              Bushtra

                                                              l'État c'est moi. la loi c'est moi - thoshte perandori Napoleon Bonaparti qe ishte 1 i vetem. Keta te vetinguarit speciale jane kthyer te gjithe NAPOLONA. Tani ketyre bashibozukeve, qe mos te rente radha te kesh problem per te zgjidhur me ta, se kur te vdesesh do ta marrin pasardhesit vendimin e gjyqit

                                                              Përgjigjjuni

                                                              Lini një Përgjigje