Rama-Shoqatës së Gjyqtarëve: Kjo qeveri është garant për pavarësinë tuaj

4 Shkurt 2026, 09:00Politika TEMA
Rama-Shoqatës së Gjyqtarëve: Kjo qeveri është garant

Mes të tjerash në reagimin e tij, kryeministri Rama është shprehur se në viti  2016 është bërë një rritje rroge e madhe për gjyqtarët, ndërkohë që i është drejtuar Shoqatës së Gjyqtarëve se qeveria e tij është garant i pavarësisë së tyre.

“Në 2016 u bë një rritje e jashtëzakonshme pagash për ju. Nga vendimi i 2016-ës te krijimi i mundësive për të pasur atë fond pagash duhej një kohë. Kur kemi kaluar këtë paketë, Shqipëria nuk ishte kjo. Kjo Shqipëri ka mundësi për gjëra që nuk i kishte në 2016-ën. Ajo hapësirë kohore për t’ju rritur pagat ju, ishte një hapësirë kohore e llogaritur me laps e letër. Si mund të jetë kjo me çelës magjik për t’i rritur pagat një grupi interesi dhe të bëhet qysh nesër. Kjo bëhet me hapa.

Ju vazhdoni dhe me një gjë tjetër që habitem si e diskutoni akoma. ju keni shkuar në Gjykatën Kushtetuese për t’i rritur pagat atyre që i hoqi vetingu. Ju keni shkuar në GJK për t’i kërkuar taksapaguesve shqiptarë se dhe ata që ishin korruptuesit dhe gjakpirësit e sistemit të drejtësisë meritonin rritje pagash njësoj si ata që kaluan vetingun. Si mund ta fusni këtë në radhën e pretendimeve që keni nga kjo qeveri e poshtër, e cila ka bërë një reformë historike dhe e cila ka bërë atë që kolegët tuaj, nga viti 2012 dhe deri sa u bë kjo reformë do e kishin ëndërruar por nuk e kanë prekur dot.

Për të vazhduar me të katërtën. Kush jeni ju që mund të gjykoni sinqeritetin. Si mund të hyni ju e të diskutoni mbi një pushtet kushtetues dhe ndërkohë ju nuk jeni si ky pushtet që buron nga vota. Buron nga e gjithë ajo arena e baltës ku jemi të detyruar të zhgërryhemi çdo ditë, ndërkohë ju jeni aty lart për të vendosur drejtësi.

Si mund të flisni ju me këtë gjuhë. Si mund të hidhni baltë mbi këtë qeveri me këtë lloj retorike. Flisni për ulje pagash. Po si ka mundësi? Po i keni pagat njësoj si në Greqi sot dhe doni t’i rrisni prapë. Doni t’i rrisni me plus 2000, me plus 3000 dhe thoni që ne ju kemi përkeqësuar pozicionin financiar. Këto janë dokrra. Nxirrni një dokument. Nuk jeni parti politike për të bërë deklarata publike. Deklaratat publike bëjini në momentin kur ju cenohet pozicioni nga një faktor. Kjo qeveri është garantja e pavarësisë tuaj”, tha Rama.

 

5 Komente

  1. P
    Pirro l

    Ky eshte idiot komplet!!! Garanci eshte kushtetuta o palloshit hajdut. Flet sikur po ju ben nje leshim nga zemergjersi … Me mire te ishe marr me vizatime se per shtetformim nuk je…. Hajdut taksash

    Përgjigjjuni
    1. h
      hila

      Pirr0ooo. i Shpellave. Pallosh nuk ka vjedh as kur ka pas ma pak, se eshte i zoti i puneve ne te gjithe drejtimet.nuk eshte shpellare si yt ate e ti.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Drejtesi

      Z.Edi,po pavarsia,nuk mjafton,as permeendja qe shkon ne vesh te shurdher:duhet veprim i pushteteve ekz e legjisl. qe ne menyre ligjore t'u veje kufirin te thana!

      Përgjigjjuni
      1. I
        I neveritshem

        Ka me gjakpires se ky, ky deshtak serial, avokati i nje qeverie te babezitur dhe mjeshter i gjyqeve publik! . Per cfare vetingu flet ky! Reforma ne drejtesi, per te cilen rrihte gjoksin, ka deshtuar. Te vjen neveri ta degjosh tek flet ne emer te taksapaguesve, nderkohe qe eshte i pari qe mbeshtet e nxit abuzimin me te ardhurat publike.

        Përgjigjjuni
        1. s
          student

          Urrejeni EDI RAMEN sa te doni pooooor pagat e gjygjetareve ne ato nivele rriten duke fut duart ne xhepat e cdo shqiptari , Hej njerez mbroni veten tuaj,. A e kuptoni se po krijoni republiken e GJYGJETAREVE dhe PROKUROREVE pjesa me e madhe jane nga KRISTALI, Greqia kishte USHTARAKET qe superpaguante ushtaraket , grate, femijet e ndoshta dhe dashnoret e c do ushtaraku dhe perfundoj atje ku perfundoi. Keshtu do ju gjej dhe ju. Une per vete kam sos pune.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje