Reagon kryeministri Rama: Gjyqtarët kanë kaluar çdo kufi, sulmojnë publikisht qeverinë për paga (VIDEO)

4 Shkurt 2026, 08:50Politika TEMA
Reagon kryeministri Rama: Gjyqtarët kanë kaluar çdo kufi,

Kryeministri Edi Rama thotë se gjyqtarët kërkojnë 37 milionë euro plus nga buxheti i shtetit për t’i rritur pagat vetes. Në një lidhje live në rrjete sociale, kreu i qeverisë tha se nuk ka as ligj e kushtetutë që ua jep atyre këtë të drejtë.

Rama thekson se me qëndrimet publike që ka mbajtur, nuk ka përmendur asnjë emër, por ka reaguar ndaj kësaj kërkese që sipas tij nuk është e drejtë. Kryeministri përmendi shembuj konkret, teksa tha se vetëm për një gjyqtar të Gjykatës së Shkallës së Parë kërkojnë një rritje mujore page nga 3360  euro në 5300 euro, ndërsa për të Apelit nga 3480 euro në 5500 euro.

Kryeministri tha se ajo që e bën edhe më serioze çështjen është fakti se gjyqtarët në Shqipëri marrin më shumë pagë sesa vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi dhe krahasohen me ato që ka Greqia.

“Unë e kam provuar linçimin, është diçka krejt tjetër nuk ka lidhje fare me një qëndrim publik ku nuk është as përmendur njeri me emër dhe as është fyer njeri, por është ngritur një problem i madh serioz. Ju kërkoni 37 mln euro plus nga buxheti i shtetit për t’i rritur vetes tuaj pagat. Shqiptarët duhet të dinë se ju kërkoni që për gjyqtarin e shkallës së parë paga të shkojë nga 3360 euro në 5300 euro, për të apelit nga 3480 euro që është sot, në 5500 euro. Ju kërkoni që paga në gjykatën e lartë të shkojë 5800 euro dhe të Prokurorëve të SPAK, të cilët i veçoj se nuk i është bashkuar kësaj përpjekje absurde dhe respekte, për ta çuar pagën e vet 9800 euro.

3 mijë euro doni t’i rrisni vetes në muaj me një vendim gjykate. Çfarë kërkoni? Ajo që e bën edhe më serioze këtë situatë, është se pagat tuaja, janë pagat më të larta goxha më të larta se në rajon, se në RMV, Mal të Zi dhe janë të barabarta me një vend të BE si Greqia. Sot ju i keni pagat sa në Greqi, dhe doni ti rrisni me nga 3 mijë euro në muaj, në emër të çfarë në emër të ligjit e kushtetutës? E pavërtetë, nuk ka ligj e kushtetutë që iu jep juve këtë të drejtë.”, tha Rama.

Sipas Ramës, “ju me këtë tentativë në GJK doni të jeni ligji.” Po ashtu, shtoi ai, Shoqata e Gjyqtarëve arriti në pikën që të sulmonte publikisht qeverinë dhe kryeministrin.

“Si arrini deri në pikën që të sulmoni publikisht qeverinë, kreun e këshillit të ministrave, mediave de t’i akuzoni të gjithë për histeri. Për çfarë histerie e keni fjalën? 37 mln euro plus që kërkoni nga buxheti janë para që duhet të hiqen nga diku tjetër”, shtoi kryeministri.

29 Komente

  1. P
    Po shqipot

    Po vete e ke fajin drejtesia drejtesia drejtesia , te pamvarur te pamvarur ku eshte mesuar shqiptari me Liri . Vertete drejtesia ka punen e vehte por nuk munde te lihen pa audit pa kontroll

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali Ram (a) Berisha

      Tani jemi pak ngushte me leket , por ja , sa te zgjidhet pak ceshtja e nxehte e Beles ,...pa do jua rrite rrogat Ajatollahu menjehere

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Monteskje , o tytē ballkanike. Politika bēn ligje, gjykata i zbaton. Po deshe zbatime tē drejta, aprovo ligje mē tē mira.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Duhet protesta popullore o Ed Rama

          Rama, nxirr popullin ne protesta paqesore nese don ta shpetosh atdheun nga kjo drejrejtesi makabre. Populli duhet ta bojkotoje kete sistem drejtesie. Mitingjet popullore paqesore do duhet te sbulojne me emra e mbiemra gjyqtaret e prokuroret e korruptuar. Nderkohe Kuvendi te miratje nje ligj per imuniteti per te gjithe ata qe deklarojne publikisht se kane paguar para nga halli gjyqtareve e prokuroreve, me emra e mbiemra. Nese nuk e bejme kete nuk ka BE, ta harojme!

          Përgjigjjuni
        2. X
          XXX

          Legen burre, tani qe te kane vene perpara pergjegjsise gjykatat per vjedhjet qe ke bere, del e ben si i prekur. Vetem me leket qe mund te ishin kursyer nga vjedhjet e Belindes (ato qe jane bere publike) mund tt paguaje per 10 vjet rrogat. Kur jua rrite rrogat patrnazhisteve qe fute ne parlament dhe noterit personal ne presodence nuk te erdhi kaq keq.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luani

            Ik mor i papergjegjshem,si nuk kuptoni thelbin, ate ta denojn po te ket Bo korrupsion, Po tani dolet te gjith mbrojtest e gjygjtareve ju. Po kto Pra e Kan cuar kte vend deri ne kte pik.

            Përgjigjjuni
          2. P
            Pirro l

            Hajdut taksash!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Drejtesi

              I njejti koment si me lart!

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lindi

                Jetojnë jashtë realitetit. Në vend të formësojnë një drejtësi të vértet kërkojnë lek. Të pamoralshëm.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  LORA

                  Pa reforme,me reforme,,,ata jane te njejtet,korporata kusaro-kriminale dhe antishqiptare e dreQesise.

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Injorante

                    Zoti K/minister magjistratet jane pa nivel te pergjithshem. Edhe ato paga qe marin nuk i meritojne. Shkojme ne pune per te vjele te ardhurat shtese. Ato skane nevoje fare per pagen, e kane si caramel te mengjesit. Kerkesa e tyre pee rritje page vjen si shkak I nderhyrjes se politikes ne veprimtarine gjyqesore. Peandaj eshte e domosdoshme qe secili te beje punen e vet. Ato perfitojne shume nga nderhyrjet tuaja. Po ti njohesh magjistratet ne thelb, me numer jane ata qe metitojne te punojne si magjistrate, pjesa tjeter jane injorante, te paformuar, jane caktuar ne ate pune me nderhyrje. Paaftesia eshte baras me korrupsion. Vettingu u be formal, nuk leshoj rrenje. Magjistratet kane ardhur ne ate shkalle sa nuk pyesin per askend.

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      VK

                      O komandat ka te pakten 2 vjet qe po bihen kambanat per deshtimin e reformes ne drejtesi dhe ti merresh e lagu se lagu me shoqata kusaresh. Keto jane shoqatat ku kan gjet streh te perjashtuarit e vetingut te famshem. Ne premtove qe pas vetingut te gjithe ata qe u larguan nga sistemi do hetoheshin nga SPAK per te justifikuar pasurine. Asgje pervec disa rasteve qesharake. Pastaj na the beni durim se duhen qindra vite te behet drejtesia e tani merresh me pagat dhe u kujtove qe ne demokraci pushteti politik qe buron nga vota eshte pale ne gjykate. Reforma eshte drejt rruges se deshtimit njesoj si ne Kroaci, Maqedoni e Mal i zi.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Rrup Tupi

                        Atyre që vodhën u tha: i gëzofshi eurot e vjedhura! Tani bëhuni avokatë,deputetë e hallall i paçi! Tani hajdutët na miratojnë edhe ligje si të mbrojnë eurot e vjedhura.

                        Përgjigjjuni
                      2. I
                        Illi

                        Drejtësisë eshte komponentja me e korruptuar ne Shqiperi. E kane kuptuar dhe perdorin ne interesin personal konceptin e pavaresise, e cila per sa kohe nuk buron nga vota e popullit, nuk mund te jete vecse e kufizuar brenda sistemit te drejtësisë. Thene ndryshe, varen teresisht nga parlamenti, dhe per probleme teknike, si pagesa, nga rrjedha e drejtperdrejte e raportit te forcave parlamentare, nga qeveria. Koha tu vihet fre palacolleqeve korruptive te piramides qeverisese, rrugacerise se opozites, pelivanlleqeve te drejtësisë dhe makuterise se oligarkise.

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Ina

                          Jo vetem mos e rrisni ,po po pate mundesi pergjysmoja injoranteve qe e kan bere drejtesine balte

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Alba

                            Fiks fare,marin nga dy rroga,nga shteti dhe nga qytetaret

                            Përgjigjjuni
                          2. T
                            Ton

                            Ore mire ke dale nje 10 here e po harxhon kohen e cmuar per 37 milion Euro ne vit. Po per 50 cen e Llogarase nuk the nje llaf. Nese I marin gjyqtaret ato leke do jene me te pavarur dhe me dinjitoze.

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Bake

                              Ja kjo eshte reforma e Leshit... Prit prit se te gjith bashkepuntoret ti rrasi brenda Salehu. po te vjen radha...... Te dhjefsha mu ne reformen. SPAKUN dhe GJKKO...... Po tall bythen Salehu me Fate Gerdecin dy vrases te kapur ne flagrance

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gogi

                                Ore po nuk e sheh Ca komentesh bejn kto tifozet e PD Ktu, vetem se Jan kunder teje - kto qe shajn e ofendojn Ktu qe as se Kan iden per Ca behet llafe. Ah te shkretet ju.

                                Përgjigjjuni
                                1. X
                                  XXX

                                  Jam kurioz kur e kuptove ti, te sufllaqja e pare apo te e dyta.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. Y
                                    YYY

                                    Ti qe flet me sufllaqe, tregon fare mire nivelin tend te rruges!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. G
                                      Gogi

                                      Po sjan gjith pa' mend e vend qe kur Kan mendime ndryshe shkojn tek sufllaqja. Po hajt mo Ca te blejm ky esht livelli ne shqiperi.

                                      Përgjigjjuni
                                  2. O
                                    O Kacurrel

                                    O Kacurrel ta tham une kur bahet Shqiprija o Totkun o Zgjebarak Kur ti te denohesh me 20 Vjet Burg Sali Krimineli dhe Like Krimineli me Burgim te Perjetshem Ne at minut Shqiprija bahet dhe Drejtsija Funksionon o Hajdud o Pis

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Bufi plak

                                      Ta pranojmë për një çast që politikanët janë njerëzit më të korruptuar në vend. Por,duhet të pranojmë që gjyqtarët janë njerëzit më hajdutë,më gjakpirës,më kriminelë në Shqipëri. Pronat e vjedhura shqiptarëve janë bekuar nga këta gjyqtarë të pafytyrë të pamoralshëm që po u marrin qytetarëve të ndaluar dhe pikën e fundit të gjakut. Jo rritje rrogash,por kontroll dhe sekuestrim pasurie për këta maskarenj që shesin padrejtësi me euro,dollar e lek.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. x
                                        xha Kasemi nga Çepani

                                        Mos ua jep. Le ti gjene ku te duan . Ç'pune ka gjykata per ngritjen rrogave? Mos eshte qeveri mbi qeverine?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. i
                                          i indinjuari 35 vjeçar

                                          Kryeministrit i ka ardhur koha te perdore te gjithe fuqine e pushtetit te vete qe rrjedh nga vota e popullit dhe ketyre zagarve dhe kreminelve te stervitur ne shkollen e Sali qenit tu tregohet vendi,po mire ama qe te mos shikojne nga te shkojne,lerini pallavrat se demokracia keshte dhe ashtu se je o KM ne rruge te drejte jepi dum kesaj pune ne se je i lyere me apo pa dashje atehere lere fare kete pune dhe shqiperine e mori kesaj radhe perfundimishte jo lumi por deti me dallge mbi 10 balle. Shiko e bej si te jete me e mira per shqiperine dhe si do te perfundojne nga drejtesia 21 janari,gerdeci,gjithe pasuria e shqiptareve qe u fut ne thes nga nje njeri i lig,etj etj. Ata prekurore dhe gjykates qe kerkojne nga 2 dhe 3 mjie euro me shume ne muaj nuk jane per te bere drejtesi por per te ngritur kupolat e shejkeve shqiptare qe nuk ka histori ti shkruaj, ne nje kohe qe ne shqiperi pensionistet mezi nxjerrin majin,e kjo eshte per te vene duarte ne koke dhe eshte per te thirrur dite dhe nate Ku je o Lala per tu trguare vendin e merituare ketyre krimbave me rrenje tek e kaluara kur edhe ti u tregove goxha human me kete soj qe gjithe naten hanin pula dhe gjithe diten shanin shqiperine.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Ti je vetem nje Hajdud o Legen

                                            O Kam Lepur Llapa Llapa Llapa Mos rri tu leh si Qen ska Drejtsi dhe ska Shtet o Hajdud ju jeni vetem nje Hale e Shqipris Si te ikin Sali Krimineli ti nuk rrin ma ne Pushtet o Kam Lepur

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Pensionisti

                                              O sulltanpiktor!Pse drejtesija po kalon cdo kufi!!Ne pensionistet e kemi fajin!?

                                              Përgjigjjuni
                                              1. s
                                                sokrat

                                                Nuk besoj se ka ndonje shtet ne bote ku gjyqesori eshte vete vete Ali dhe vete Kadi, qe te rrise pagat vete dhe sipas deshires. Tani qe po ja hipin ne qafe po reagon Rama. Por, vete e ka fajin. Keto struktura te gjyqesorit nuk jane shtet me vete, por jane struktura te shtetit shqiptar dhe i nenshtrohen gjykimit dhe kontrollit nga Parlamenti dhe populli shqiptar. Duket se kane dale jashte kontrollit. Kjo nuk eshte pavaresi, por anarki. Ne piramiden shteterore ka hierarki pagash, ku ne krye qendron Presidenti i Republikes dhe te tjeret me radhe poshte tij. Po pensionistet qe mezi shtyjne muajin cfare duhet te bejne? Rama te mos jua jape fondet qe kerkojne. Jemi Republike Parlamentare dhe jo Republike Gjyqtaresh dhe Prokuroresh. Ky rast dhe gjendja aktuale tregojne se reforma ne drejtesi ka nevoje te thellohet ose te rinise perseri nga e para, sigurisht me ndihmen e nderkombetareve. Per mendimin tim duhet te behet sa me shpejt nje ligj, ku te saktesohen dhe pagat ne sistemin e drejtesise.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje