Me shifrat aktuale të paraburgimit, Shqipëria nuk po u garanton qytetarëve të saj të drejtën për liri dhe siguri personale, ndërsa kjo situatë kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Ky ishte mesazhi i qartë i disa prej emrave më të njohur të drejtësisë evropiane, të angazhuar nga qeveria shqiptare në procesin e konsultimeve për reformimin e politikës së paraburgimit, një problematikë që prej vitesh kritikohet edhe nga institucionet perëndimore.
Dy dokumente voluminoze, rreth 60 faqe gjithsej, të siguruara nga gazeta TemA janë përgatitur nga gjyqtari belg Theo Byl, zëvendësprokurori i Përgjithshëm i Gjykatës së Lartë të Italisë, Nicola Lettieri, si dhe gjyqtari portugez Filipe César Marques. Raportet u prezantuan në një tryezë të thirrur nga Ministria e Drejtësisë dhe apeli ishte i prerë: paraburgimi duhet të jetë masë e jashtëzakonshme dhe jo praktikë rutinë, me kufij ligjorë të përcaktuar pa ekuivok.
“Zgjidhja nuk është ndërtimi i burgjeve të reja. Mund të ndërtoni sa të doni burgje, por përgjigjja qëndron te politika penale dhe mënyra se si reagon një shtet ndaj këtyre çështjeve”, theksoi drejtori i Përgjithshëm i të Drejtave të Njeriut dhe Sundimit të Ligjit në Këshillin e Evropës, Gianluca Esposito, duke shtuar se gjykatat kanë barrën të argumentojnë qartë pse një person duhet të mbahet në paraburgim.
Një nga rekomandimet kryesore është kufizimi i veprave penale për të cilat mund të kërkohet masa e paraburgimit. Ekspertët propozojnë shtimin e tre paragrafëve në nenin 232 të Kodit të Procedurës Penale, ku përcaktohet se paraburgimi mund të urdhërohet vetëm për krime për të cilat parashikohet dënim maksimal jo më pak se pesë vjet burg.
Sipas Nicola Lettierit, aktualisht mungon një prag i qartë ligjor, çka lejon që paraburgimi të kërkohet dhe të miratohet pothuajse për çdo vepër penale, në kundërshtim me logjikën e vetë kodit. “Nuk është koherente që masat më pak ndëshkuese të kenë më shumë kushte sesa paraburgimi”, vëren ai.
Një tjetër ndryshim thelbësor i propozuar lidhet me nenin 228 të Kodit të Procedurës Penale: heqja e togfjalëshit “dyshim i arsyeshëm” dhe zëvendësimi i tij me formulimin “baza të arsyeshme për prova apo indicie”. Po ashtu, asnjë gjykatë nuk duhet të japë masën “arrest me burg” pa një arsyetim të plotë dhe të individualizuar se pse masat alternative nuk janë të mjaftueshme. Vendimet standarde apo “copy-paste” konsiderohen në kundërshtim me standardet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Ekspertët rekomandojnë gjithashtu uljen e afatit maksimal të paraburgimit, i cili aktualisht arrin deri në tre vjet. Për vepra më pak të rënda, paraburgimi mund të kufizohet në një vit, ndërsa për vepra të rënda në dy vjet. Theksi vihet te përdorimi më i gjerë i masave alternative, si monitorimi elektronik, garancia pasurore, arresti shtëpiak, detyrimi për paraqitje apo ndalimi i largimit nga vendi.
Në dokumente theksohet se barra e provës për vazhdimin e paraburgimit duhet t’u takojë autoriteteve dhe jo të pandehurit, ndërsa prokurori ka detyrimin ligjor të kërkojë edhe prova në favor të personit nën hetim. Po ashtu, rekomandohet përshpejtimi i hetimeve, të cilat në Shqipëri shpesh zvarriten pa afat, përmes rritjes së kapaciteteve institucionale në prokurori, gjyqësor dhe polici.
Mesazhi përfundimtar i ekspertëve evropianë është i qartë: zgjidhja nuk është ndërtimi i më shumë burgjeve, por ndryshimi i politikës penale dhe i një mentaliteti të trashëguar, që e ka shndërruar paraburgimin nga përjashtim në rregull.
Kur ke nje drejtesi te shnderruar ne Gestapo, keto gjera do ndodhin. Zgjohu Edi!
Zgjohu Edi???? Edi zgjuar eshte. Per ata qe i ha as nuk i afrohet dot njeri! Po populli… populli dele qe nuk e kupton se ca precedenti eshte ky thuaj…
Rama, nxirr popullin ne protesta paqesore nese don ta shpetosh atdheun nga kjo drejrejtesi makabre. Populli duhet ta bojkotoje kete sistem drejtesie. Mitingjet popullore paqesore do duhet te sbulojne me emra e mbiemra gjyqtaret e prokuroret e korruptuar. Nderkohe Kuvendi te miratje nje ligj per imuniteti per te gjithe ata qe deklarojne publikisht se kane paguar para nga halli gjyqtareve e prokuroreve, me emra e mbiemra. Nese nuk e bejme kete nuk ka BE, ta harojme!
PO eshte dakort Sali berisha me keto, se ai e drejton gjyqesorin shqiptar?! Prandaj le te merren ata te bindin Saliunse shqiptaret e ndersqhem nuk e bindin dot dhe drejtesia shqiptare ka frike nga Saliu. Ai u thote prokuroreve e gjyqtareve u befsha nene e baben kur vete baba eshte serb, ai i shane deri tek breket e grave dhe ata s'ndihen. Pse nuk ndihet Dumançka per dosjen e 21 janarit qe ka 15 vjet?! Ata jane kthyer ne krimineladuke genjyer popullin se gjoja e arrestuan Sali Berishen, kryekriminelin shqiptar e pastaj u kthyen nga mazhoranca duke e futur te gjithe ne burg duke privuar çdo liri njerezore! Kriminele dhe grup terrorist prokurore e gjykates ne Shqiperi !
Një drejtsi të paaftësh dhe ish hajdutësh!
Vete ja u tejkalojne afatet, per t´i nxjerre te pafajshem per arsye procedurash. Loje e qelbur e Edi Rames.
Ne Shqipri ka per te pas Drejtsi kur te Qethen Viqat Kta vjedhin bahen Miljonera dhe ke denojn denojn si qe ka vjedh nje telefon Kurse Adriatik Llalla Miljoner ka vjedh korrupsion e pa pam denohet me 2 vjet Burg dhe ata 2 vjet nuk vjen mi ba Tadhe lesht neper Itali Drejtsi asht kja jomor Ram Sali Like ju jeni Kriminela dhe Hajduda
Nuk e kan fajet ligjet po gestapo hitleriane Spak dhe GJKKO ne dore te Geringut shqiptar Sali kriminelit. I duhen prer duart Saliut dhe gjin gjoneve te drejtesis si Bano,Dumani,Dado Prenci etj qe I kan shpall lufte qeveris dhe Edi Rames.
Drejtesia Shqiptare,para e pas reformes ka qene e eshte DREQESI.Pas vitit 1990-t drejtesia mund te denoj per vjedhie xhepash,tregeti hashashi e deri per "prishje qetesie".Gjate ketyre 35-viteve shteti Shqiptar ka ndertuar burgje ne cdo rreth e zone.Jane ndertuar burgje me kondita si hotele me pese yje.Por,nuk kemi pare te ndertohen biblioteka,parqe per lojra(dhe ato qe ishin u zaptuan per pallate) stadiume te rinj,(edhe ata qe thuhen te rinj jane vec per dekor).Shteti yne ka "ndertuar rruge"sepse aty parat shkojne lume dhe humbasin ne balte.Ama BURGJE ka ndertuar per te mbyllur ata qe nuk bejne krime.Ata qe vrasin,grabisin miliona nuk u hyn gjemb ne kembe.Shqiperia me kete klase politike per cdo dite shkon vec tek vetgjyqesia,ne zbatim te Kanunit.
Skan fai banda e Sali Bajgēs padrejtēsia e plepave se kur kan gjet shesh le tē bējn pērshesh. Se kur nuk ngrihet ky popull e ti tērheqi zvarr kto lloi wc ēsh ata kan tē drejt tē tallen me ktē kodosh popull debil.