S'ka ulje pagash, Rama i përgjigjet Shoqatës së Prokurorëve: Arrestet pa gjyqe kanë njollosur Shqipërinë botërisht

4 Shkurt 2026, 13:00Politika TEMA
S'ka ulje pagash, Rama i përgjigjet Shoqatës së

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklarat e shpërndarë sot nga Shoqata e Prokurorëve, lidhur me debatin për rritjen e pagave të magjistratëve.

"Paska dalë edhe një shoqatë prokurorësh e re – ende e paregjistruar deri tani sipas ligjit, po brenda afatit për regjistrim – e cila ka deklaruar solidaritet me shoqatat e gjyqtarëve, duke kërkuar “që të mos ulen pagat”!!!

Pra, orvajtja absurde e kategorisë më të privilegjuar të piramidës së pagave të shtetit shqiptar, për t’ia rritur akoma më shumë pagat vetes me gjyq, tani na del si përpjekja e një grupi të diskriminuar nga qeveria, për të ndaluar uljen e pagave!!!

A e kuptoni apo jo se çfarë quhet “ulje pagash” në fillin e çuditshëm të këtij arsyetimi?

Mosngritja e pagave aq sa duan shoqatat e gjyqtarëve!!!

Pra, shqip, një pagë që s’më ngrihet sa ç’dua unë, është një pagë e ulur!!!

Duket totalisht e pabesueshme, po është shumë fatkeqësisht e vërtetë!

Absurditet total pra, sepse vetëm s’ka pasur asnjë tentativë, po as nuk i ka shkuar mendja askujt për të ulur pagat e gjyqtarëve! Madje kaq e madhe është vëmendja e qeverisë ndaj pushtetit gjyqësor, sa prej thuajse një viti tanimë po punojmë për të mundësuar ndërtimin e një Poli Drejtësie, si askund në Ballkan, që edhe kushtet e punës së trupës së drejtësisë të jenë njësoj si pagat, më të mirat në rajon!

Por ndërkohë, s’mund të rri dot pa i shtruar një pyetje kësaj shoqatës së re:

Po për shqelmimin e vazhdueshëm si askund në Europë të prezumimit të pafajësisë dhe kthimin e arresteve me burg pa gjyq në një praktikë rutinë, e cila e ka njollosur Shqipërinë botërisht, duke na renditur si dele të zezë në bisht të kontinentit europian dhe kthyer në subjekt publik shqetësimi të Komitetit të Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturës, a keni ndonjë gjë për të deklaruar?!" - shkruan Rama në reagimin e tij.

43 Komente

  1. L
    Luzati

    TURP E FAQEZEZE ME KETO SHOQATA ,NE GJITHE BOTEN SHOQATAT NGRIHEB PER TE RITUR AFTESITE PROFESIONALE TE ANETAREVE ??JO PER TE BERE POLITIKEN E PAGAVE .KETU NE SPITALET PUBLIKE KA MJEKE QE PUNOJNE FALAS BILE PAGUAJNE QENDRIMIN E TYRE NE QSUT

    Përgjigjjuni
    1. K
      Ka deficente te jene keta prokurore?!

      Ky gjoja "solidaritet kunder uljes se pagave" eshte nje manover MJERANE per te justifikuar HAJVANLLEKUN SKANDALOZ te shoqates ne kerkesat per rritjen me 2-3000€ te tjera, te rrogave te tyre qe aktualisht i kane nga 3000€.Populli thote ne keto raste : U dhje nusja ne kale, dhe... po lajne m... me shu...

      Përgjigjjuni
      1. E
        Enveri

        Keta gjykata gjyqtare a e kane bere betimin para Kushtetutes se Republikes para se te fillonin punen e gjyqtarit?

        Përgjigjjuni
      2. P
        Populli

        Urgent parlamenti te shkrihet drejtesia sa nuk eshte vone ,mund te shkojme ne lufte civile

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tani duhet ta vendose populli me protesta

          Rama, nxirr popullin ne protesta paqesore nese don ta shpetosh atdheun nga kjo drejrejtesi makabre. Populli duhet ta bojkotoje kete sistem drejtesie. Mitingjet popullore paqesore do duhet te sbulojne me emra e mbiemra gjyqtaret e prokuroret e korruptuar. Nderkohe Kuvendi te miratje nje ligj per imuniteti per te gjithe ata qe deklarojne publikisht se kane paguar para nga halli gjyqtareve e prokuroreve, me emra e mbiemra. Nese nuk e bejme kete nuk ka BE, ta harojme!

          Përgjigjjuni
          1. E
            E drejta

            Per vjedhjet e ministrave e skandalet pa fund te qeverise nuk kerkove protesta.

            Përgjigjjuni
        2. P
          Pirro l

          Shqipërinë e ka njollosur korrupsioni galopant i qeverise tende o psikopat megaloman hajdut. SPAK ja ka hequr pak njollen keti vendi … por duhet te merret edhe me sali kafshen

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nga vijne keta derdimene si Pirro?

            Pirro I, cfare dreqin te ushqe Zeni cdo dite ? Kujdes se dukesh keq nga shendeti mendor.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pirro l

              Usaaa Zeni!!! Nga qe te ushqejne me sufllaqe cdo dite , kujton qe te gjithe ushqehen nga nje Zen. Ps. Zeni ne kokerr te burgut o patronazhist

              Përgjigjjuni
            2. .
              ..

              Sa i egër, o Pirro I, ke dalë jashtë teme. Nuk bëhet fjalë për korrupsionin në qeveri dhe përgjegjësitë, qysh e tek, atë e bëjnë gjykatat, jo ti, veç në je organ që jep drejtësi të paragjykuar. Këtu bëhet fjalë për pagat e gjykatave dhe prokurorët e "pavarur" nga gjykatat dhe anasjelltas. Pra nëse ke një pagë 3 milion lekë edhe për 100 vjet, deri në ngritjen proporcionale të pagave në piramidën shtetërore të pagave, për shkaqe të ndyshme, nuk është ulje. Ulje është kur nga kaq, qeveria, pa shkak, e bën 3 milionë minus 1 lekë. Këtë mbron kushtetuta, jo vetëm për juristët! Kaq e thjeshtë. Nuk bëhet llogaria me euro, që hajt ta kompesojmë rënjen e euros, por me lekë. Të gjitha vendimet e tjera, që bien ndesh me këtë parim kushtetues, eshtë jo ligjor, qoftë edhe në piramidën e pagave. Proporcionalitete mes kategorive të pagave i vendos qeveria me VKM, sipas situatës financiare që gjykon. Stafi juridik duhet të jetë i përcaktuar qartë në piramidën e profesioneve, sipas pizicioneve në hietarkinë shtetërore të pagave, nëse jo, duhet korrigjuar. Madje, unë jam i mendimit që ata të paguen, psh, sa gjysma e pagës aktuale dhe diferenca deri në pagën e plotë të varet nga numri i dosjeve që evadojnë, psh, kot them, tre dosje në javë. Sa për ta njollosur e kanë njollosur të dyja: korrupsioni i supozuar dhe paraburgimi pa shkak nga paaftësia e prokurorëve për të ndjekur hetimet me të "pandehur" të lirë.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pirro l

                Te menaxhoje si duhet taksat e shqiptarve njeher pastaj ti kerkoj llogari drejtesise. Taksat i merr Bela me Gysin kurse palloshi ben moral per interesin publik. Pse jeni kaq budallenj

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Ilir

                  E kane rrogen 3000€ o Pirro, dhe duan ta bejne 6000...e tani qe Edi ua DHJEU publikisht, po "solidarizohen" me njeri-tjetrin sikur medemek qeveria po do t'ua ule rrogat. Kjo ishte tema o Pirro, mos u hidh kot neper dege, se dukesh edhe si tip i zgjuar.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pirro l

                    Rama nuk ka nevoje te bej politike me kete ceshtje… kartonat i ka ne parlament ta rregulloj me ligj pagen e gjyqtarit. Ai po ben presjon drejtesise, kaq. Flet kryeministri gjithe diten ne rrjete sociale. Keshtu behet shteti o Ilir?

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Ilir

                      Jane te regulluara te gjitha or mik, me ligj e me te tera. Por, u trazuan ujerat nga kerkesat (grykesia) e shoqates se prokuroreve e gjykatesve. Rama thjesht nuk e ka pranuar nje makuteri te tille te turpshme, dhe mbyllej me kaq per Ramen, po mos shkonin ne gjyq keta te pa cipe por edhe te pa tru... shume e habitshme por eshte pikerisht keshtu o Pirro. Edi Rama duhet share e kritikuar per gjera te rendesishme, e duhet perqendruar kritika, duke e mberthyer me shpatulla pas muri, por e akuzojne me nje mije budallalleqe IDIOTET sidomos te opozites, dhe nuk arrihet kurre te trajtohet e t'u shkohet ne fund gjerave vertete serioze e qe mund ta kishin rrezuar Ramen nga pushteti me kohe. Duhet pranuar qe Rama eshte me i zgjuar dhe... tallet... mire e ben kur ua hedh e ja hedh gjithmone. Une nuk arrij te besoj qe kemi nje klase politike dhe perfaqesues te drejtesise kaq foshnjore... kaq idiote!

                      Përgjigjjuni
                  2. .
                    ..

                    Sa i mënçur që je, o Pirro I, ku marrim vesh ne të shkretët nga menaxhimi i taksave, e kush i merr taksat e kujt i kërkon llogari palloshi, gjindje e pashkollë, mor zotni. Ne ja, evlia jemi, ç'thua ti dhe ç'thonë organet e drejtësisë presim, por ç'e do, kemi kaq vjet, që ëhë, cefël drejtësi ka përfunduar "drejtësia" në lidhje me hajdutët e taksave as për atëhere kur qeveriste Sala e as për këtë herë, që qeveris Rama; ja mezi ç'presim që të na iluminosh ti, se kështu, mbetëm me sy mbyllur si ajo drejtësia që tregon në pikturkë Rama. Po ne s'të qëlluam, o mall, por, për gabimin e moskudesin tonë s'ta pamë e vlerësuam zgjuarsinë tënde, që çdoherë që shfaqesh në komente këndon të njëjtën këngë: "këngën e korbit"; ta thashë, tuaf ne, oha, në greminë, shqyr që dëgjuam zërin tënd dhe ndalëm, ndaj na more për budallenj, i kishim sytë e zënë për besë; ç'nuk bën çyrykllëku, të bën, me nder teje, budalla. Por të lutemi, mos na e merr për bazë, e na e fal eksiqin tonë. Na u duk sikur ishe jashtë teme, o Pirroja I, i mënçuri i dynjasë!, ndaj të tërhoqëm vëmendje, pa me ty nuk ja vlen të këmbesh mendim, se je shkallë e lartë ti: i informua, i mënçur si një buf dhe integër. Kot i bije asaj tupane të dëgjuar kohë e pa kohë, tash sa vjet, nuk të mblidhet më fshati, jakë ndër të, o derdimen, deri sa "drejtësia", jo ti, të vërtetojnë fajësinë e "menaxhimit të taksave". Ai që ka abuzuar mbi fondet, duke shkelur ligjin, ka kryer një krim individual dhe duhet të përgjigjet para tij, po individualisht edhe kur ka grup të strukturuar kriminal, por të gjitha këto duhen vërtetuar, jo duhen marrë me mënd. S'ka gjykime kolektive në dekraci.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pirro l

                      Si artikujt e Gjekmarkajt .. ironi dhe sark Azem Therese hahaha o budalla! Po ne fakt nuk duhet shume tru per ta kuptuar qe palloshi vjedh taksat tona… mjafton te shikosh rruget dhe tunelet qe shemben nderkohe qe kilometra i rruges eshte me i shtrejti ne evrope . Mjafton te shikosh kantinat e veres qe zhduken naten, tendera qe rregullohet me SMS pengmarrjet per te ndarjen tendera… O hajvan ose patronazhist po te vjedhin ka 35 vjet o toc

                      Përgjigjjuni
                    2. N
                      Nata

                      Tik Llapa,qekur e ke ndrruar emrin nga Tik Llapa ne Pirro I?

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pirro l

                        Te llapa e ke mendjen… e ke stervitur shume ate llap duke lepire fundshpina

                        Përgjigjjuni
                2. P
                  Prokurori

                  Lajmi fundit, eshte krijuar shoqata policise burgjeve dhe i ka derguar ultimatum Rames : po nuk na e ngritet rrogen 2000 euro do lirojme te gjith te burgosurit, Hajde albanistan yxhym se erdhi dita!

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pirro l

                    Hahaha ! Po mire o shoku.. ju edhe doni drejtesi te pavarur por pagat ua cakton palloshi. Palloshi nqs don drejtesi tamam duhet te krijoj kushtet per gjykatat. Perse nuk nderton Godiva te reja per drejtesine por i le si mos me keq? Pallate, stadiume , resorte, Vetem gjykata nuk ndertojne, me pagat tallem neper portale duke bere presion. Hajduti qe do bej shtet

                    Përgjigjjuni
                  2. T
                    T

                    O Ram,kan mare urdher nga Saliu te rrexojn qeverin,e kupton apo jo,nuk eshte pun page.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Ludoviku

                      Pra arrestimet e krimineleve dhe vrasesve ja kane nxire faqen Shqiperise po na thua. Si mendon ti o figure, te lihen rrugeve pasi bejne krimin qe te vrasin e te vjedhin perseri ? Kete shtet do ti. Nuk e kupton ti qe ky eshte nje vend qe i ka kriminelet dhe te korruptuarit me shumice ???

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Rama, cel diskutimin per nje drejtesi me koncesion

                        Rama, populli te ka dhene boll deputete, shkrije drejtesine komplet duke larguar te gjithe te korruptuarit. Jepja drejtesine me koncesion Italise, edhe sikur 500 milion euro ne vitbte kushtoje, drri sa te rinjte tane te kualifikohen. Ndryshe jepja drejtesine Turqise moter, mos e caj koken cdo thote kushdo qe do guxoje! Pyet popullin me referendum dese eshte dakord per nje koncesion te pakten 10 vjecar per drejtesine. Nese BE do jete kunder, mos u merakos, edhe per kete pyet popullin ne te njejtin referendum. Nuk na duhet BE para drejtesise! Me Turqine jemi te garanduar ne cdo drejtim. Bota ka ndryshuar, Perendimi ka deshtuar, dhe Turqia duket se eshte fuqi e madhe rajonale ne cdo aspekt. Krah Turqise, do jemi me mire te vendosur kundrejt Kines, Rusise, Amerikes me te cilat Turqia eshte gjithnje mjaftueshem prane.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Marku

                          Qenke tarallak fare. Ta jape drejtesine me koncesion tek drejtesia italiane. Po drejtesia italiane niset nga parimi i duarve te pastra o derdimen Ajo ndoqi 20 vjet Berluskonin qe kishte bizneset e veta ndersa kete KM ne e shkrin per 24 ore

                          Përgjigjjuni
                        2. S
                          Shqipetari Berlin

                          Ekzekutivi Shqipetare..."Qeveriset" nga Banda Prokuroresh dhe Gjyqetaresh...qe Arrestojne akoma edhe per nje Vjedhje Gomari..... @@Shqiperia duhet te Ndertoj Sistemin e Drejtesise ne stilin Gjerman:Kjo nenkupton:Kompetenca Policise Bashkiake..per Denime me Gjoba,per Kundravajtje te ndyrshe ..duke Filluar nga Parkimet...Shpejtesia e makinave..... pasi Personi Gjobitet per te njeten gje..3-here..athere c´eshtja i kalon Policise..dhe me Pas Prokurorise..por NUK KA ARRESTIME.. 1-Arrestime behen per Akte te renda...por jo per tao te quajtura "Krimete vogla(Kriminal Delikte).. 2-Prokuroria duhet te jete e pavarur nga Shteti si dhe Gjyqesori..por ??A kemi Prokurore te tille?? 3-Ne Shqiperi eshte bere tashme e perditshme:Nje Gjyqetare "Merre Persiper Gjyqin" e dikujt per Lehtesira ..te personit..duke bere Pazarlleqe per Pafajsin e tije.... @@Ne Gjermani nuk e merre veshe KUSH ESHTE GJYKATESI Jote..tete e merre Veshe DITEN E SENCES GJYQESORE.. @@Politika ne Shqiperi eshte e perzier me Krimin:Polici-Prokurori-Gjykate..te gjithe kane Influencen e tyre..prandaj..kemio arritur deri ketu!!!!!!!!!!!!!! @@Shtein nuk e bene Kryeministri ..as edhe Ministri...por te gjithe Shtetasit..NE SHQIPERI MUNGON Ndjenja Profesjonale..ajo eshte Zevendesuar me DASHURIN PER PARANE.... jo me kot jane mbushur Rruget e Europes me Shqipetare.....por me te shumtit "Te kenaqur" nga sistem Shqipetare:Politike-Qeverises....Mjere Hallexhinjte???????

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            A ndon Nasho

                            Ju lutemi na Sharon. Kushe ka te drejte te japi interviste I paraburgosri apo I burgosuri I te dy bashke.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Teme

                              Refirma jote.Ajo pjese qe te shpetoi doli me e mira Spak. Te tjerat mere me long. Te keqen e para 2013.Nje gjyq divorci sot do 2 vjet. Dikur mbyllej me 1 muaj. Ta gezoni. Nese po genjej me thoni. Mjere kush e ka hallin te shkoje ne gjykate. Do vite te dali seanca pare ne Apel. Thuaj ndonje llaf dhe per kete o njeri....

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Mbretēria gjyqtare

                                Kur prokurorēt dhe gjyqtarēt kundērshtojn kryeministrin qē ēshtē betuar nē kushtetut dhe ēshtē zgjedhur nga populli, vaj me det ç'ndodh me ne qytetarēt e thjesht.E kanē shndēruar drejtēsin nē hamendje gjykimi.Hiqen sikur tē jen Zoti, ndoshta do aplikojn dhe vendimin me vdekje, pasi nuk duan t'ja din pēr asgjē.

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  L

                                  O Edo,nuk kan hallin e pagave gjin gjonet e mender drejtesise se re ata kan mare urdher nga krimineli Sal haleja te godasin qeverine.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    D

                                    Jan hedhur te gjithe ne sulm,dhe te gjithe nen drejtimin e Sali kriminelit,qe nga opozitaret si Tik llapaqeni deri te kusit dhe kazanet e mbremjes qe zjejn cdo nate lloj lloj turshish.Tani u shtuan,ne fakt kishin kohe,dhe shoqatat e berishisteve Erion Banos dhe Eugert tartabiq Pellumbit.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. V
                                      V

                                      O Ram,Saliu dhe bashibozuket e tij ne drejtesi te kan shpall lufte,goditi,ke shumicen absolute te popullit ne anen tende,vepro sa nuk eshte vone.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. V
                                        VVV

                                        E gjithe panorama e drejtesise se re eshte uleritse,jo vetem se ka shume berishist ekstremist,por ka dhe shume bandit me kuptimin e plot te fjales. Ka shume Olsi Dado qe duhen flakur jasht sistemit.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. t
                                          tetovari2

                                          Çfarë ngritje rrogash,çfarë ritje rrogash, Z.kryeministër,këta gjykatës që nuk punojnë meritojnë të përjashtohen nga puna!Këta uritha(që punojnë kundër shtetit e qeverisë )i ritën stoqet e lēndëve të pazgjidhura nga 70-80 mijë në mbi 200 000!!?Dhe pirate nuk kanë as ftyrë as perde kërkojnë ritje rrogash. Zgjidhja është që për shkak të neglizhencës në punë të u ZVOGLOHET rroga 50%!Rroga të u këthehet në gjendjen e tashme vetëm kur ta zvoglojnë ndër3-4mijë lëndë.Kujt ti pëlqejë le të rije kujt le ta ler punën që nesër.Ka kuadro të reja që duan të punojnë plot.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. s
                                            sapa

                                            Ska faj i shkreti!Nuk ka shumice ne parlament per te filluar berjen e shtetit!Problemi eshte qe a deshiron ky njeri te beje shtet?JO dhe Pike!Sepse eshte i pari qe po te kishte shtet do ishte bashke me Saliun e Meten ne qeli!Cili eshte ai budalla qe sharron degen e pemes ky rri vete?

                                            Përgjigjjuni
                                            1. I
                                              ILIR

                                              Ajo qe ka njollosur dhe vrerosur Shqiperine dhe ne banoret e saj eshte hajduteria dhe korrupsioni i administrates shteterore Shqiptare,te mbushur me patronazhiste te paafte dhe te pangopur.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. *
                                                *Pasuesi veteran* 90 vjecari-Dhimiter M XHoga.

                                                MIRENJOHIE organizatoreve e te Aktivitetit sot- 4 Shkurt 2026-mes Tiranes,ne kujtimin Perkujtimor te *masakres *4 Shkurtit-1944*nga pushtuesit-Nazifashiste...I perjetshem Kujtimi i te RENEVE per Atdhe! Lavdi Atdheiut tone. Nga Toronto ju pershendesim; Kryesia e org *Veterane Pasardhes.*

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Përparim

                                                  Respekt për ju z.Xhoga! Se nuk e pashë në asnjë portal homazhin për masakrën e 4shkurtit.

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. D
                                                  Drejt haha

                                                  O edvinnn... Na je bere si ne komentuesit, që s'kemi ç'bëjnë e komentojme tek Tema. Keshtu edhe ti, s'ke çben tere ditën e komenton cdo 5 min një teme. Kryeminister qe gjen kohe të dalin në fb çdo 5 min oooo mavriii

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. M
                                                    Montesquieu

                                                    Kryeminister!Shkurt:fole,e argumetove me se miri per te disaten here papergjeshmerine,injorancen,mental.e kohes te komunizmit etj etj.Tani duhet vepru legjislativi e ekzekutivi per t'ju vene kufirin te thana ne menyren me te rregullt te mundshme perndryshe nuk dihet ku shkon vendi...Aleatet BE,USA do binden,pavarsisht ndonje kostoje qe ja vlenme u pagu.SPAKU-t jo respekte.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. B
                                                      Bobi

                                                      Ajde mendje ajde! Ky është kulmi i narcizismit! Nëse një hajdut arrestohet në flagrancë dhe akuzon policat dhe prokurorët që e nënçmojnë për vetë faktin se i ngrënë akuzë, kjo tregon shumë për psiqiken e tij. Si nuk ke një fije modestie para popullit dhe para ligjit o mavri. Ashtu si i gjunjezohesh Melonit, t'i gjunjezohesh ligjit. Ashtu siç të dridhen këmbët para Netanjahut, të të dridhen para popullit tënd!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. S
                                                        Sinan Berduvela

                                                        "Arrestet pa gjyqe kanë njollosur Shqipërinë botërisht"! Po per burgun per parkimin dyfish thone gje mo?

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. A
                                                          Asd

                                                          Problemi i dites eshte Balluku, por Rama sposton vemendjen.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. A
                                                            Ari

                                                            Sa mire do ishte tju pergjysmonin pagat gjyqtareve hajdute dhe kriminele!?

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje