Berisha për sanksionet e DASH: I gatshëm të marr çdo masë ndaj vetes, s’e pranoj kurrë shpifjen

30 Prill 2022, 14:05Politika TEMA

Berisha për sanksionet e DASH: I gatshëm të marr çdo

Gjatë fjalës në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar iu rikthye shpalljes së tij “non grata” nga DASH, duke theksuar se akuzat për korrupsion janë shpifje pasi nuk kanë asnjë provë.

Duke theksuar se është i gatshëm të marrë çdo masë ndaj vetes nëse paraqesin një fakt apo provë kundër tij, Berisha u shpreh se kurrë nuk do ta pranojë gënjeshtrën për të vërtetë.

“DASH më ka sanksionuar për akuza për të cilat nuk ka asnjë fakt provë dhe dokument. Jam sanksionuar nga lobimi i Sorosit të Edi Ramës. CCilido që do të paraqesë një fakt provë apo dokument kundër Sali Berishës ai është i gatshëm të marrë çdo masë ndaj vetes së tij… Unë jam Sali Berisha. Kurrë kurrë kurrë shpifjen, gënjeshtrën nuk e pranoj për të vërtetë.

Ju jam mirënjohës ju të cilët ndani me mua këtë qëndrim. Ky Kuvend hap kapitullin e përballjes me qeverinë. Edi Rama është kryeministri më i pashkollë në historinë e Shqipërisë. Po dhe po. Shqipëria në të katër anët e saj lëngon. Edi Rama me burgosje, dhunë vret shpresën në çdo shesh të Shqipërisë. ”, tha Berisha.

 

6 Komente

  1. S
    Shaqir

    Ne kuvend paska dhe serbe ....qenka dhe sllobodanka

    Përgjigjjuni
    1. O
      Opozita e vertete

      Ty te ka lene edhe truri edhe trupi ti je vertete opozite ti jo Edi Ramen qe e rrezone po edhe edhe Ameriken je i vecante haaaaaa. Po a ka femije ky i semure mendore sinqerishte eshte per te ardhur keq

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir

        Ky eshte genjeshtari me i madh ja kalon dhe pinokut.Berisha te gjitha levizjet qe po ben jane vetem ne interes te tij personal si peticioni pi keshtu dhe kjo qe po ben te zgjidhet vet kryetari i pd.Nese ai do vepronte si thote nuk i bente keto veprime por si genjeshtar kampion i thote dhe mendon se keshtu del i lare dhe i ndershem si puna e gjyqit ne france qe doli tollumbace

        Përgjigjjuni
        1. B
          BMV

          O Sali ,po ç'llomotit mor i zi,po cili është ai shqiptar që dyshon se ti nuk je gënjeshtar ,po kush e vë në dyshim se ti je shkatërruesi i këtij vëndi ,fabrika uzina mure gardhe pronash dhurove për vota ,si gënjeve për rrugën Fier Vlorë që e inagurove në 1996 para fushate dhe mbaroi fiks në 2015 ,sa gërshërë e shirita copëtove me inagurime dhe për asgjë nuk t'u pa bereqeti nga populli ,po nga fëmijët e tu militantët tru shpëlare që i mblodhe rreth vetes me kocka të lëpira dhe me gënjeshtrat mal Pa le po qënke trim i madh që na del se ja futke vetes ,je rrulltur për mëndje ,ik dhe zur ndonjë shpellë se nuk ke qënë kurrë e nuk je për shqiptaret,të krehin bishtin ca mjerane dhe ti tregon përralla për ata Merr guximin dhe pyet shqiptarët në se merr apo nuk merr pëlqimin e tyre për dënimin tënd ,jo politik se atë ke kohë që e ke marrë ,por atë që thua se ja fut vetes. Farë mashtruesi .Turp për ty 78 vite mbi kurriz dhe kalaman që kurrë nuk bëhesh njeri.

          Përgjigjjuni
          1. k
            kthhh

            Masat ndaj teje duhet ti marre bastardi i SPAK Arben Kraja.

            Përgjigjjuni
            1. k
              k

              Na trego një rast kur ke pranuar ndonjë gabim ? Shtyve kryetarin e partisë ku bën pjesë para gjithë parlamentit dhe shqipërisë dhe pas 10 minutash deklarove se e kishte bërë Rama.Asnjë person me inteligjencë mesatare,nuk të beson asnjë fjalë. Sali-sypeshk-berisha duhet ti bëhet gjyqi në Gërdec që të kujtohen perjetesisht.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje