“Berisha po përgjigjet për fëmijët e tij”, Gjikondi: Sulmi ndaj diplomatëve tregon se është i çoroditur

26 Shtator 2024, 10:02Politika TEMA
“Berisha po përgjigjet për fëmijët e tij”,

Juristja Brizida Gjikondi ka komentuar zhvillimet më të fundit në ballafaqimin e Sali Berishës me drejtësinë lidhur me dosjen “Partizani”.

Gjikondi tha se dosja me 500 faqe bën të qartë se për çfarë është shpallur "non grata", teksa shtoi se sulmet e ish kryeministrit ndaj diplomatëve amerikanë tregoi se ai është tërësisht i çoroditur.

“Gjyqtari do të vlerësojë nëse ka nevojë për hetim apo jo. Nëse e quan të ligjshme dosjen hetimore vijon me gjykimin në themel. Berisha bënte autogol kur thoshte se u kam thënë fëmijëve që për ju përgjigjem unë.

Ai në fakt po përgjigjet për fëmijët. Kur ka shkuar te SPAK-u nuk e ka pritur asnjë dhe ai e ka interpretuar si fyerje këtë. Aty thjeshtë i kanë dorëzuar dosjen.

Bëri te SPAK-u një protestë të turpshme. Një herë thotë pagoi dhëndri 500 mijë euro për gjyqin në Angli, pastaj thotë se vajza i pagoi 500 mijë euro burrit.

Justifikime që nuk qëndrojnë. Sulmi ndaj diplomatëve amerikanë tregoi se ai është tërësisht i çoroditur. Dosja me 500 faqe bën të qartë se për çfarë është shpallur ‘non grata’. Mbi bazën e kësaj dosje ‘non grata’ ndaj tij qëndron katër cipërisht”, tha Gjikondi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH. 

 

 

3 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Është kokë e këmbë gabim të thuhet se Sali Berisha po përgjigjet për fëmijët e tij. Ai përgjigjet për krimet që ka bërë vetë. Pse '97-tën fëmijët e Saliut e bënë? Vrasjet në Bulevard fëmijët e Saliut i bënë? Milosheviçin kush e furnizoi me naftë gjatë embargos, fëmijët e Saliut? Etj. etj. Analistët nuk mund të jusitifikohen me lajthitje të tilla. Fëmijët e Saliut kanë përfituar, kanë vjedhur, kanë vrarë, kanë rrjepur pronat publike, kanë bërë lloj-lloj krimesh jo pa dijeninë e babait. Ç'është dhe si mund të kuptohet solidariteti familjar që e përmend Saliu? A nuk është ai një mënyrë bashkëpunimi për mbarëvajtjen e epsheve, makutërive, pangopësive, veseve e mëkateve - krimeve për përmbushjen e tyre?

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      100% e sakte

      Përgjigjjuni
    2. H
      Haka Tekizoti

      Jo, moj zyshë. Berisha përgjigjet si organizator, udhëheqës shpirtëror dhe ekzekutiv, si komandant i skuadrës kriminale familjare. Saliut '97-tën nuk ia bënë fëmijët po synimi i tij për t'u bërë mbret dhe nga ajo pozitë të rripte Shqipërinë deri në palcë për llogari të vet (përfshi familjen). Piramidat nuk ia organizuan fëmijët, ata vetëm sa e shfrytëzuan nën mbrojtjen e sigurtë të babait. Gërdeci u bë vatër shfarosjeje me këmbënguljen e egër të babait për të pasuruar veten i fshehur pas fëmijëve. Vrasjet në bulevard nuk i bënë fëmijët e Saliut por Saliu për "solidaritet" familjar. Shqipërisë nuk ia vunë zjarrin gjoja për Terapinë e shokut"... Të gjitha monstruozitet ndaj këtij vendi kanë patur arkitek dhe ekzekutor Saliun. Lajthitje të tilla si kjo e zonjës analiste janë shfajsime të kryekriminelit e kryevrasësit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje