“Harroje atë. Çfarë e lidh atë me PD. Nuk ka asnjë lidhje me PD. Ai në pabesi ka si vëlla Edi Ramën”.
Kështu u shpreh Sali Berisha, teksa u pyet për Lulzim Bashën.
Megjithatë, nuk ka zgjatur shumë dhe Basha ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai shkruan në Facebook se Berisha është peng i dosjeve të tij, ndërsa shton se i përdor demokratët si mburojë.
“Sali Berisha është peng i dosjeve të tij, prandaj përdoret nga Edi Rama si gogol në çdo palë zgjedhje.
Berisha i përdor demokratët si mburojë, kur i duhen për protestat para SPAK-ut dhe si dele kur i duhen numrat Edi Ramës në Parlament, siç bëri kur bashkoi votat me Ramën për të liruar të korruptuarit përmes amnistisë dhe për të mbyllur listat.
Demokratët nuk meritojnë të tërhiqen zvarrë nga frika e Berishës nga e shkuara e tij, dhe as të përdoren nga ky i fundit në pazaret me Edi Ramën dhe Ilir Metën.
Demokratët dhe shqiptarët meritojnë më shumë, prandaj ne do të përballemi me ta në zgjedhje duke iu ofruar qytetarëve një model tjetër, që e përdor politikën për t’i shërbyer njerëzve, jo interesave personale të hallexhinjëve të SPAK. Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha.
O Luli,nuk je politikan por nje gjimnaziste si ata qe kane kryer nje shkolle te mesme naten.Te duket vetja sikur fluturon mbi dafina.Sot nuk fiton dot asnje deputet kur nuk je i zoti vetes,cfar don te thuash.Fitorja jote vjen kur te ulesh shesh para gazetarve te behesh trim dhe burre dhe te thuash te vertetat per cfar di dhe nuk di per Sali Berishen ashtu si ai thote per ty,sidomos per 21 Janarin qe si ngjarje e njef shume mire,dhe pastaj hyr ne zgjedhje qe te fitosh dicka.Ndryshe ehe fitore minimale ose hic fare sido qe endrron per fitore te madhe.
Ne emer.te.kujt flet ti qe thua ne do përballemi.te genjeni akoma mendja kicke?
Berishe mashtruesi ben pazare me Edi Ramen te pakten qe 2008 publikisht dhe akuzon Bashen, mashtrues i papare dhe i paturp.