“Berisha po tenton t’i shpëtojë dorëheqjes”, avokati: S’ka tren bullgar, PD kërkon të shtyjë certifikimin e zgjedhjeve

18 Qershor 2025, 18:28Politika TEMA
“Berisha po tenton t’i shpëtojë dorëheqjes”,

Në një intervistë avokati Edmond Pretaj ka hedhur poshtë pretendimet për ekzistencën e të ashtuquajturit “treni bullgar” në zgjedhjet e fundit të 11 majit, duke i cilësuar veprimet e Sali Berishës si një përpjekje për të justifikuar humbjen.

Sipas Pretajt, Berisha synon të mbledhë dokumentacion për të ndërtuar një dosje që do t’u paraqitet ndërkombëtarëve, me qëllim të vërë në pikëpyetje procesin zgjedhor. Megjithatë, ai e cilësoi këtë si një strategji të pabesueshme dhe qesharake, duke theksuar se qëllimi i vërtetë është shmangia e përgjegjësisë politike pas humbjes në zgjedhje.

“Treni “Bullgar” nuk ekziston. Berisha nuk kërkon asgjë më tepër, përveçse të mbledhë prova juridike, për probleme të vogla që mund të kenë dalë gjatë procesit. Ai kërkon të paraqesë një dosje, për të paraqitur në ndërkombëtarët që ka probleme.

Ky është një justifikim dhe mua më duket qesharake, sepse kanë shumë kohë që vazhdojnë me teza që nuk prodhojnë besueshmëri. PD kërkon që të shtyjë certifikimin e zgjedhjeve.

Berisha nuk i njeh zgjedhjet, do të vazhdojë me këtë debat me kohë, do hyjë në Parlament, do i pranojë zgjedhjet dhe Komisioni Zgjedhor do i certifikojë. Berisha kërkon të shmangë rregullin, që nëse partia humbet zgjedhjet kryetari duhet të japë dorëheqjen”, tha avokati.

2 Komente

  1. B
    Bufi autogollllllll

    Po çfare treni Viçidol flisni ..... Vende votimi ne Shqiperi eshte i hapur . Treni Viçidolit behet ne dhome votimi te mbyllur ku ti nxjere nga xhepi vleten e votimit dhe futé fleten tjeter ne xhep. Po a behet treni Viçidolit kur flétan e votimie t çeshtje sa nje gazetar e madhe te palosesh te besh ne xhep kur ke 7 vezhgues se te rruajne. Keto jane lajthitje te Bufit per te genjyere Vrenozet e PD. Kjo lloje vjedhje votash eshte bere dikur kur hyje ne dhome mbyllje perden nxirje fleten nga xhepi , eshte sikur nje budada hedhe nje gurre ne lume dhe 200 te zgjuar shkojne ta kerkojne . Bufi nxjere nje alibi per te qendruar si kryetar partie PO te pakten te tregonte nje peralle tjeter ....

    Përgjigjjuni
    1. A
      Avvocati mashtrues.

      Po pse o Gazeta Tema, ju prismi t'jua thote nji ordiner, mashtrues pa asnji titull studimi qe proklamohet avokat, strategjin e kriminelit berisha? Ehi mos ia q.r. duke na e shfaq kete mashtrues si avokat...se do beheni qesharak si syri.tv!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje