Andreas Schieder kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian AFET në Parlamenti Europian ka thënë se Shqipëria ka bërë përparime në raport me integrimin. Nga ana tjetër Schieder u ndal konkretisht dhe një problem që sipas tij është shqetësues, koha që institucionet e drejtësisë kanë mes paraburgimit dhe kohës së gjykimit, që sipas tij duhet të jetë sa më e shpejtë në mënyrë që çështjet të kenë përfundim.
"Kjo është ajo diplomacia parlamentare, që njihet tashmë që dhe ndonjëherë dhe keqkuptohet, por që në fakt është një platformë shumë e rëndësishme për të shkëmbyer ide, por edhe që gjerat të ecin përpara. Këto janë ato gjërat e mira, në veçanti kur ne flasim për zgjerimin, PE ka qenë një nga shtysa kryesore për integrimin e Shqipërisë në BE edhe në ato momente, kur kjo për Komisionin nuk ka qenë përparësi.
Ne në Komisionin e Jashtëm kemi sjellë raportin që u votua, disa prej jush keni qenë të pranishëm atje nga parti të ndryshme politike. Unë kam shkuar kam bërë takime me partitë politike në Shqipëri, me PS, me PD me shoqërinë civile dhe me zonjën Dhuka. Deri tani kemi hapur 24 kapituj kjo është shumë e suksesshme dhe tani është shumë e rëndësishme që të mbyllen dhe të zbatohen.
Kemi tre çështje kryesore,
E para ka të bëj me luftë kundër korrupsionit, institucioni që është ngritur, SPAK, por natyrisht ajo që presin ata është që dhe sistemi i drejtësisë të jap përgjigje për gjykimet që do të vinë dhe që periudha e paraburgimit deri në gjykim të jetë sa më e shpejtë dhe kjo duhet të reflektohet."-tha Schieder.
e degjove zoti Adriatik Dumani?
zoti Schider! Te shqeteson periudha ne paraburgim e personave nen arrest per korrupsion , lidhje me krimin etj etj. Po a e dini juve qe keta politikane hajdute kane dekada ne pushtet dhe drejtesia ketu nuk ka funksionuar asnjehere? Periudha e gjate ne pushtet u ka dhene mundesine te fshehin gjurmet dhe parate e vjedhura e per rrjedhoje ose duhet te vjedhin e te mbeten pa u ndeshkuar, ose per te zbuluar rrenjet e hajduterise tyre duhet te qendrojne ndoshta shpesh edhe me gjate ne paraburgim... Eshte habi qe juve shprehni nje "shqetesim" qe e kane shprehur edhe ca politikane ne pushtet ne Shqiperi...Pse kjo koecidence??????? Per kete duhet pyetur populli shqiptar qe po i mban ne kurriz!!!!!
Po neve qe kemi qe ne 2018 me dosje qe nuk gjykohet? Fol dhe per keto zoteri. Ka mijera Shqiptare qe presin pa fund nje vendim. Nuk ka gjyqtare. Po kjo nuk eshte puna jone por e atyre qe majmen perdite ne pushtet. Ti je shqetesuar per Velian ..shume mire. Po per ne vegjeline pse nuk mendoni?