
Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka reaguar sërish për protestën e paralajmëruar nga Sali Berisha më datë 6 dhjetor, kur do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor.
Balla deklaroi se Berisha po proteston për hallin e tij, teksa shtoi se është një miting për të penguar BE për ta shpallur atë non grata.
"Thirrje për të thirrur mitingje në një ditë feste, dasme bie ndesh me traditat më të mira të shqiptarëve dhe besoj që cdo qytetar e kupton se halli i Salit ëshyë i madh sa një ditë feste e mikrpritje për një dsamit që nuk ka ndiodhur asnjëherë ku të gjithë udhëheqësit do të jenë në Shqipëri, therret një miting kundër BE.
Viti ka 365 ditë, një ditë kur 6 dhjetori, në raste të tilla ka një nivel të rritur të Sigurisë për shkaqe që lidhen me sigurine e atyre që vijnë dhe me atë që po mundohem tju them. Shqiptari nuk e ka zakon ta presi mikun në protestë por sic duhet, sic është pritur në vitin 2007, histiorikisht sic janë pritur miqtë e Shqipërisë.
Ne na karakterizon mikëpritja. Është një turp që i takon një personi, Berisha për hallin e tij . Protesta është për të protestuar kundër halleve të non gratës. Komisioni po studion mundësinë për përafrimin e këtyre mekanzimave të shpalljes non grata të personave që minojnë demokracinë dhe Berisha është një prej ketyre personave.
Mos u habisni por protesta është për hallin e Saliut. Berisha është i papranueshëm nga Partia Popullore Europiane", deklaroi Balla.
Po koklopa tespi e Librazhdit, ku e ka hallin!...lol
O Tao Tao Bla Bla Bla-ja, kini 9 vjet qe ua kami dhene shtetin ne dore, pse nuk e perdorni?! Te doli boja si papagall!
Fytyra me e ulet , me e poshter ne PS
O Balla je vertet Tao,po ai si nongrata po trajtohet nga BE,vetem ti dhe ca trushplare nuk e shohin.