
Sali Berisha ka kërkuar heqjen e menjëhershme të bordeve që caktojnë çmimet për produkte të ndryshme, duke i cilësuar ato praktika tipike të diktaturave.
Sipas Berishës, qeveria duhet të angazhohet menjëherë për të kompensuar një më një çdo qytetar për produktet e shportës.
“Bordet e krijuara nga qeveria janë forma të vjetra që të rikujtojnë kohërat e diktaturave. Nuk mund të ketë borde për rregullimin e çmimit të ushqimeve. Qeveria ka të gjitha mundësitë dhe mënyrat kur ajo nuk është frymëzuese e spekulimit, të godasë spekulimin aty ku lind.
Por qeveria është e detyruar të zbatojë praktika transparente dhe të mbrojë popullatën nga ky agresion i vërtetë i rritjes së çmimeve që kërcënon jetën e përditshme të familjeve shqiptare. Bordet veçse sa përligjin spekulimin dhe krijojnë mundësi të reja për spekulim. Përveç ERRE që është institucion konstant në çdo vend dhe në çdo kohë por anulimi i menjëhershëm i bordeve është kusht për marrjen e masave të cilat janë të thjeshta”, tha Berisha.
Me Berishën njihem që prej Nëntorit 1990 (në Lezhë), ku më tha ti bëja të fala "NGA ANA IME" një miku të përbashkë, nëse Sala sheh diçka që duhet korrigjuar, të mos zvarritet vënia në jetë.
Miku Komentator i Bishes. Mos harro te shkosh ne varrimin e tij.
Ik o i vdekur i pakallur.
Ndyresre . Shkaterrove gjithçka qe brezat para nesh ndertuan. Tani jep mend. Populli eshte