''Berisha u fsheh nën fustanin e Lulit''. Lorenc Vangjeli: Flluska gënjeshtare dhe hipokrite ku jeton politika përballë drejtësisë

19 Dhjetor 2023, 09:25Politika TEMA
''Berisha u fsheh nën fustanin e Lulit''. Lorenc

Analisti Lorenc Vangjeli ka folur lidhur me vendimin e Këshillit të Mandateve ditën e djeshme (18 dhjetor) për heqjen e imunitetit të Sali Berishës për t’i hapur rrugë më pas arrestit nga SPAK për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.


Në analizën e bërë në studion e “Kontrast", Vangjeli tha se politika shqiptare jeton brenda një fllukse gënjeshtre dhe hipokrizie. Ai tha se Berisha u përpoq që njësoj si Basha në çështje të caktuara, të fshihej pas procedurave, këtë herë nga hetimet e SPAK duke i cilësuar ato si të montuara nga Rama.

“Sot është një ditë e një gënjeshtre dhe e një hipokrizie të madhe ku të gjithë aktorët e përfshirë në të janë pjesë. I pari sipas rradhës është vetë Berisha, njeriu i cili bashkëjeton me vesin e të gënjyerit që në një përballje të tij me drejtësinë nuk bëri atë që duhet të bënte por zgjodhi të veshë fustanin e Lul Bashës dhe të fshihej pas procedurave. Gënjen për thelbin e çështjes duke e cilësuar si të montuar nga Edi Rama”- tha Vangjeli.

Më tej, ai tha se pjesë e hipokrizisë janë edhe deputetët socialistë të cilët nuk arritën të bënin një lloj balance ndarje pushtetesh, mes atij parlamentar dhe gjyqësor. Ndërsa për Alibeajn, ai u shpreh se nuk e kupton se çfarë po ndodh por votoi vetëm për t’u hakmarrë ndaj Berishës.

“Duke e ditur se Rama është me shpirt së paku avokati më i zellshëm i Berishës në këtë çështje. Brenda hipokrizisë kaq të madhe është grupi i soclialistëve në Këshillin e Mandateve që ngritën kartonin dhe thanë Berisha nuk ka imunitet.  Nuk patën forcën dhe kurajon që të ndajnë raportin mes pushteteve, kontrollin dhe ekuilibrin mes tyre. Nuk arriti dot të sigurohej një ekuilibër mes këtyre pushteteve.

Brenda kësaj flluske ishte edhe Enkelejd Alibeaj, pjesë e një grupimi të paaftë për të përballuar politikisht luftën brenda llojit, u bashkua me socialistët sepse në mend kishte jo vetëm revanshin ndaj ish-shefit por sepse nuk kupton se çfarë po ndodh. Brenda së njëjtës hipokrizi janë qindra mijëra votues socialistë, më pak votues demokratë dhe nga elektorati gri. Socialistët thonë erdhi dita për ta cuar në burg, por nuk është kjo mënyra. Demokratët thonë do dalim në shesh ta mbrojmë, edhe atë gënjehen”- u shpreh ai.


Më tej analisti theksoi se Berisha është këshilluar gabim që prej fillimit kur u caktua masa shtrënguese ndaj tij dhe se do duhej të ishte paraqitur në SPAK ashtu siç i ishte kërkuar.

Teksa foli për kërkesën e SPAK dhe masën që pritet të merret ndaj ish-kryeministrit, Vangjeli tha se nuk duhet të jetë “arrest me burg” apo “arrest shtëpie” por duhet që Prokuroria e Posaçme të hetojë çdo gjë rreth Berishës.

“SPAK-u është në të drejtën e tij,. Berisha iu shmang kërkesës së prokurorëve dhe ata e kishin detyrim ta bënin këtë veprim. I këshilluar keq që në krye të herës, Berisha duke tentuar të përshtasë për trupin e tij fustanin demode të Lulzim Bashës e solli çështjen në këtë pikë.

Po ashtu, Rama për momentin është jashtë kësaj flluske të gënjeshtrave dhe hipokrizisë. Sepse nëse është e vërtetë se është reformator i reformës në drejtësi, do duhet të rrëfehet si i tillë. Që do të thotë edhe për kundërshtarin më të egër të tij që quhet Sali Berisha, Kuvendi duhet të lërë çdo hapësirë të mundshme hetimin për gjithçka, por jo arrestin me burg apo në shtëpi”- shtoi analisti.

10 Komente

  1. B
    Bureto

    Si gjithmonë në artikulimet verbale apo në shkrime gjella e Lenc Vangjelit, është as mish as peshk. Por sot, në fund të shkrimit, të habit me "këshillën" që i jep parlamentit (në të vërtetë Ramës!), që Salehu nuk duhet të arrestohet (me burg apo në shtëpi), por të inkurajojë SPAK që ta hetojë monstrën për gjithçka?!?! Lum kush e kupton se ç'do të thotë me këtë, apo ku do të dalë ky. Një mendje më thotë se, ndryshe nga ndjeshmëritë e opinionit të përgjithshëm ndaj "minuesit të demokracisë", do që të bëjë interesantin.

    Përgjigjjuni
    1. D
      DMK

      Sepse Saliu nuk është i pandehur por nën hetim formalisht nuk është ndërtuar asnje akuzë

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        @DMK! Saliut iu dhane te gjitha mundesiet qe si person ne hetim te shkonte me dinjitet dy here në muaj, para BKH dhe ketu mbyllej muhabeti te arrestohet apo jo. Kjo tani do ndodhë se ai kur eshte fjala per vehten apo sherbetoret e tij, gjithmone ka refuzuar dhe vazhdon ta beje (deri pasneser) çdo institucion, në kete rast Drejtesine. Nuk zbatoi nje vendim gjykate, në fakt dy! Cilit qytetar tjeter në, në Shqiperi, por dhe kudo, gjithmone sipas Kushtetutes "Para ligjit te gjithe jane te barabarte!", do t'i tolerohej kjo? S'po thote njeri se hëpërhë Berisha eshte i pandehur apo i fajshem. Kjo, deri sa te vendose gjykata në instance te fundit me vendim te formes se prere, ai dhe kushdo tjeter prezumohet i pafajshem. Ndaj Saliu do duhet te zbatoje si gjithe te tjeret procedurat ligjore. Në të kundert, po me ligj detyrohet t'i vuaje pasojat. Per keto raste, siç dhe ti besoj e di, populli ka ate shprehjen "Çeçua ka biçak!:", dhe.... në kete rast kuptohet se cili eshte Çeçua.

        Përgjigjjuni
    2. i
      ismail

      O Vangjel!Eshte hera e dyte brenda kesaj jave qe ke dal zbuluar si nje gjobevenes sepse po tenton te mbrosh ATE qe uk ka ligj ta mbroje.Turp te kesh...se ti e di fort mire qe Sali Berisha eshte teper i vonuar per te paguar per ato qe ka bere.Ai duhej arrestuar para 27 vitesh...por me mire vone se kurre.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kristi

        Epo ky pinxho te merzit me artikulacionet e tij sikur nxjerr te fshehtat e botes...

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arzt

          Hiqjani mikrofonin ketij idiotit! Eshte i lodhshem dhe i padurueshem

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nje shok i Lencit

            Po e mbron Lorenci jo se ka hallin e Berishes, po ka hallin e atyre qe do pasojne Berishen ne dyert e SPAK. Lenci mund ta interpretosh si te duash votimin e Alibeajt por vetem hakmarrje nuk ishte. Ishte nje vendim i paster politik. Te vjen keq ty, po PD zyrtare pati guximin ta "vrase" babane shpirteror te saj duke e pare ne sy, balle per balle dhe jo me kulisa votimesh te blera. Tung.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Haka Tekizoti

              Ky Vangjeli bën sikur nuk ka haber se çfarë janë kafshët mishngrënëse të prekura nga virusi i tërbimit.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Demokrati idealist

                sali MALOKU e ka pak edhe arrestin shtëpiak.Shqiptarët e duan atë në arrest me burg,ku edhe nevojtoren e ka brënda qelisë.Ndërsa Lorenci nuk e përkrah këtë masë dhe këshillon që mos të marrë atë masë për saliun.Prokuroria i doli borxhit dhe ai nuk ju bind urdhërit të prokurorisë.Temena për saliun nuk ka më.Atij duhet t’i vihet edhe byrzilyk në këmbë që të mos dalë as nga dera.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Noci

                  Zoteri me fal po ç'mund te benin deputetet e komisionit kur Berisha ua kish mbyllur rruget dhe i vetmi vendim kish ngelur arresti kudo.Vete prokuroria kishte ardhur per heqje imuniteti per arrestim se Berisha kishte kundërshtuar vendimin e bute

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje