Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku skanoi zhvillimet e fundit brenda kësaj force politike gjatë një interviste në studion e “Real Story”. Përballë gazetarit Sokol Balla, Tabaku tha se PD-ja nuk është në një situatë të mirë, por megjithatë beson dhe shikon ende shpresë se mund të ri-ngrihen.
“Nuk është në një situatë të mirë PD. Mos të them një nga më të vështirat në këto 30 vite, por besoj se do ta gjejë forcën për t’u ngritur nga hiri. Sondazhet tregojnë se 30% të demokratëve, mendojnë se duhet të shohim për një mënyrë tjetër për të votuar. Jam e sigurt se ne do ta ri-gjejmë forcën për t’u ringritur”, tha ajo.
Lidhur me çështjen Berisha, të cilit Komisioni i Mandateve i hapi rrugë heqjes së imunitetit, Tabaku tha se PD-ja nuk ka betejë me drejtësinë dhe me SPAK. Ajo shtoi se Berisha betejën me drejtësinë duhet ta ndërmarrë si individ, dhe PD-ja nuk duhet të ketë përballje me SPAK.
“PD nuk e ka betejën me SPAK, as me drejtësinë. PD ka dy beteja. E para me kohën për t’u përgatitur për zgjedhjet që janë pas derës dhe betejën e dytë e ka me kundërshtarin. Unë s’e kam frikë SPAK-un as ligjin. Berisha është në të drejtën e tij që të përdor të gjitha mjetet e tij politike. Unë mendoj që betejën e tij politike dhe aktet e tij politike duhet t’i ndërmarrë si individ dhe PD nuk duhet të ketë asnjë betejë me SPAK”, tha Tabaku.
Filloi braktisja e anijes.
Deri dje bonit gam gam e shkonit pas bythe plakut Mehre Sot e kuptut që ai ju shfrytëzoi për interesat personale Edhe Zeni me Liken do ta shoqërojnë plakun Mehre
Do te gjesh leshte e carit per t’u ngritur! Hahahaha.
Per nje njeri te mencur thone se e ke "mendjen femer". Ne kete rast kjo tabaku e ka bere lemsh. tekstualisht deklaron se betejën e tij politike dhe aktet e tij politike duhet t’i ndërmarrë si individ ...Ne te vertete ajo e ka fjalen per betejen juridike dhe aktet juridike te Saliut...Apo jo?
Jorida, kam respekt per inteligjencen tuaj, por le per te deshiruar per karakterin e lekundur qe ke. Po te me degjosh, mua plakun, zer ndonje pozicion modest dhe puno me ndershmeri ne ringritjen e Partise Demokratike. Ndiqni problemet qe shqetesojne popullin jo personat. Ne prag te vitit te ri 2024 do t'ua rikthejme edhe Vulen e dhe Seline.
FOL LULEZIM A KE VIDEO KOMPROMENTUESE ((tipi safet)) ME TABAKUN E TROPOJANVE ?¿?¿ NXIRRE PO KE BURRNI SE NUK SHPJEGOHEN NDRYSHE PIRUETAT E ZHULSES NE FJALE , ME CFARE E KTHEVE NGA BERISHA , ME CFARE E SHANTAZHON ?¿?¿