Analisti Ergys Mërtiri tha në një intervistë për Euronews Albania se dënimi i Berishës është goditja më e madhe që SPAK-u mund t’i bëjë Ramës.
Sipas tij dënimi i ish kryeministrit jo vetëm që nuk e dëm ton opozitën, por e shpëton atë nga pengamrrja, pasi siç u shpreh ai nëse opozita do të vazhdojë të jetë kështu siç është, atëherë Rama mund të qëndroje përjetësisht në pushtet.
“Ky tha që sa të merrte udhëheqjen e Partisë Demokratike do e mundte Ramën për 6 muaj, kjo nuk ndodhi e përkundrazi ky po shkon tashmë në burg. Jemi dy vite e gjysmë me vonesë, nëse demokratët do e kishin kuptuar që në fillim nuk do ishin sot këtu dhe me siguri Rama do ishte rrëzuar pa e përmbushur mandatin, sepse skandalet e Ramës kanë qenë ulëritëse, ai qëndron në pushtet pikërisht prej zotit Berisha.
Dënimi i zotit Berisha e shpëton opozitën, e pastron atë nga një kalbësi dhe pengmarrje e cila e ka lënë opozitën aty ku është. Duke ndenjur opozita këtu ku është, Rama qëndroni përjetësisht në pushtet. Goditja më e madhe që mund t’i bëjë SPAK-u Ramës, është të dënojë zotin B erisha, kështu do çlirohet fuqi opozitare”,-tha Ergys Mërtiri.
Z. Ergys, mesoje nese mundet te kesh kapacitet per te mesuar se: PD ishte, është dhe do të mbetet një sajesë artificiale, e cila nuk mund të mbijetonte ndryshe për 30 e ca vjet, përveçse me mjete militare: genocidoi me ushtri popullin e Shqipërisë së Jugut në vitin '97; vrau me Gardën e Republikës 4 demonstrues në 21 Janar 2011; pushkatoi parlamentarizmin duke djegur mandatet komplet si parti në vitin 2019, pra dy vjet përpara zgjedhjeve parlamentare. Dhe ju e shumë "anal-iste" si ju, fantazoni ne mediokritetin tuaj se goditja ndaj Berishes "do çliroje fuqi opozitare"!!!! Pra, nje parti e tere e kriminalizuar do kthehet ne fuqi opozitare? O tempora, o mores!
Jam plotesisht dakort me aetikullin por pasuesi i Berishes duhet te jete nje njeri i besueshem per elektoratin dhe jo nje zvarranik nga servilat e tij te neveritshem...
- Ky eshte kazanxhi i forte . - Rama nuk eshte PS te garantoje sikur Rama te iki sot PS do mari me shume vota Partia socialiste eshte organizme i galle kjo vjen dhe si rezultat i historise . Me krijimin e PD dihet kush aderoje gjithe xhepista burgaxhine te pa shkolluar rrugaçe kurrva ballist zogist komunist njerez pa morale kjo e tregone me se mirin edhe sot me mbetjet ne PD. - Ne nje miting te nongrates shiko vetem fytyrat dhe analizone partine eshte e thjeshte
Ne si popull nuk shkojm ndonje skandal te Edi Rama dhe PS-te. Nuk qendron ajo qe thot Mertiri se Rama ka mare peng opoziten. Nuk eshte e vertete. E keqja e opozites,kryesisht PD-ke,ka ardhur nga Sali Berisha dhe Lul Basha. Me shpalljen non grata te Saliut,filluanperçarjet mes PD-ke sepse Basha ishte me amerikanet dhe e perjashtoi Salin nga grupi parlamentar. Ne kete kohe Saliu hidhet ne sulm kundra Bashes dhe Amerikes duke i shpallur armiq. Te gjithe e kemi degjuar sulmin dhe ofendimet me te poshtra te Saliut kundraYuri Kim,ambasadores amerikane. Pra,peng dhe shkaterrimin e PD-ke,shkaktar per perçarjen eshte Saliu me Bashen dhe jo Edi Rama. Nuk kan ç'ti bejne amerikes i sulen Edi Rames.
Drejt e ka Mertiri, por ky vetem se do jete fillimi. Riformatimi i nje opozite te vertete si alternative pushteti do jete nje proces i gjate. Gjithsesi per shkak te konsumimit te pushtetit, por edhe te efektit SPAK, rotacioni mund te ndodhe dhe më shpejt, po kjo jo para vitit 2025, qe do te thote se ai mund te ndodhe aty nga viti 2029. Me keqardhje thuhet kjo, por në gjendjen ku e ka katandis Salehu PD në keto vite, prognoze më te mire per opozitarizmin hëpërhë nuk mund te kete.