Sali Berisha ka vijuar të flasë me zë të ulët në hollin e sallës së mbledhjeve në Strasburg, ku është vënë një podium për konferencat me gazetarët, ndërkohë që ai është filmuar me celularin e Albana Vokshit.
Ndonëse nuk ka asnjë pamje nga fjala e tij në mbledhje, zyra e shtypit të PD dërgoi një njoftim, sipas të cilit Berisha ka folur për Ramaduron dhe Ergys Agasin.
Fjala e plotë e Sali Berishës shpërndarë nga zyra e shtypit të PD-së:
“Dje gjatë ditës në debatin e zhvilluar në grupin parlamentar të EPP-së për zgjedhjet në Shqipëri dhe raportin e ‘Terapisë konvertuese’ paraqita para audiencës rrezikun e madh që përfaqëson narkoshteti shqiptar më në krye Edi Rama apo siç quhet rëndom Ramaduro apo Noriega i Europës për sigurinë e vendeve të rajonit dhe vendeve të Europës.
Në fjalën time, paraqita dominimin e tregut të drogës në Europës, marijuanës, heroinës, kokainës nga kartelet e drogës të lidhura direkt me Edi Ramën, të komanduara direkt prej tij, i cili e ka shndërruar Shqipërinë në një parajsë të larjes së parave të tyre, në qindra kulla, ndërtesa, resorte turistike.
Shpreha kërkesën që vendet anëtare të Këshillit të Europës, parlamentet e këtyre vendeve të ngrenë zërin e tyre ndaj këtij rreziku serioz që u vjen nga një vend i vogël i cili ka të gjitha potencialet e mëdha të zhvillimit dhe e ka zhytur regjimi në drogë, vetëm për qëllime elektorale.
Po kështu, tek rreziku i madh që përfaqëson Shqipëria, u ndala tek AKSHI, kopshti familjar i Edi Ramës, në të cilin koordinatori kryesor i karteleve të drogës me anëtarët e familjes Rama, kanë plaçkitur qindra e qindra milionë euro. Por mbi të gjitha Ergys Agasi ka eksportuar të gjitha të dhënat e internetit që ekzistojnë në Shqipëri, tek klanet kriminale dhe armiqtë e NATO-s dhe kjo është një rrezik i madh që Shqipëria shpërndan në rajon dhe Europë.
Mirëkuptimi ishte i plotë nga audienca. Përveç kësaj mora fjalën në debatin që u zhvillua për raportin mbi ‘terapinë konvertuese’, terapinë ç’njerëzore, një agresion i vërtetë që bëhet ndaj fëmijëve për të ndryshuar gjinitë.
Ftova të pranishmit që të vijnë në Shqipëri, të shohin pasojat e rënda të transformimit të Shqipërisë në republikën e Xhorxh Soros apo në kopshtin e lulëzuar të këtij të fundit, ku fëmijëve në kopsht dhe në shkolla fillore, u jepen tekste, figurina dhe objekte mësimore për t’i manipuluar në drejtim të ndryshimit të gjinisë.
Theksova se, kjo propagandë është propaganda e ekstremit të majtë që synon rivendosjen e një diktature të rrezikshme të ekstremit të majtë, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Europë e botë.
Debatet për këtë çështje natyrisht nuk ishin të njëjta, por në tërësi u shprehën rezerva shumë të mëdha për raportin i cili në një farë mënyre kërkonte të legjitimonte ‘terapinë konvertuese’ ndaj fëmijëve për ndryshim gjinie”.
Z. Mero! Ky shkrim eshte tek Antena? Eshte Mulua ne dijeni? Aman na e Sharon sot ne mbremje.
po çfare kufome akoma qelb ere dhe tregon përralal qe shikon rrugëve pe parat e taksa paguesve
Vampir psikopatik. dhe per rrjedhoje e gjithe PeDe - ja.
I kanë ndarë detyrat. Edhe Saliu filmon Ferid Bejlerin që i shërben
I the qe je non grata nga SHBA dhe Mbreteri Bashkuar....sidomos ne Mbreteri Bashkuar si drejtues i grupeve kriminale te droges..... Nuk eshte faji jot por i drejtesise se pisgosur. Ti nuk je pjese e komisionit dhe nuk duhet te ishe , faji eshte i delegacionit qe nuk informoje instance ne larte te keshillit per te nxjere jashte. Megjithese genjeshtra jote behet même ketu.
Nuk e kuptoje pse asnje nga antaret e delegacionit shqiptar nuk lajmeroi instancat e larta te keshillit per ta nxjere jashte.....
@@Berisha duhet te Tregoj Ftesen..si dhe kujt i mori Leje te Flase?????????? Nese nuk ka Ftes quhet Mashtrim dhe si i tille duhet te merret ne ndjekje Penale nga organet e BE--s..Mashtrimi eshte i Denushem....... Berisha le tu thote Gazetareve ne Strasburg..qe ka "Vjedhur" Ftesen e nje Gruje..shkurt dhe Shqipe:Berisha za Zbuluar Bythen eshte bere Grua.......
Nuk ka se si te kete ftese pasi ekipin eshte i votuar nga parlamenti me emra fikse 50% me 50% poziten opozite. Per ta kuptuar atje jane 6 eurodéputé greke si dhe Fredi Shehu Bejleri. Drejtuesi séances eshte nje Grêk nga partia Demokraci e Re dhe kuptohet si Grek interesone qe nje skizofren te baltosi Shqiperine dhe te tjeret se se njohin degjojne. Faji ka qene i delegacionit shqiptar qe nuk e kane denancuar keta skizofren qe nuk duhet te jeté ne ate salle
Era e pordheve te matufit plak te rrjedhur nga trute ndihet deri ne katin e tete te "Rruges se shpreses" ne Tirone !
berisha duhet burgosur per jet sa ti dali shpirti. se krimineli ka lindur vetem per vrasje