Berishës ia dredh dhe Luiz Ejlli, heroi i papritur i opozitarëve

9 Mars 2023, 11:25Politika TEMA

Berishës ia dredh dhe Luiz Ejlli, heroi i papritur i opozitarëve

Ish-dhëndri i Jozefina Topallit, Luiz Ejlli, që e nisi si këngëtar e përfundoi “diplomat” në Paris falë martesës me vajzën e ish-kryeparlamentares së atëhershme, u kthye papritur në “shpresë” për opozitën e Sali Berishës.

Kjo, duke qenë se Ejlli u kthye në mënyrë të habitshme në një nga personazhet më popullor në vend, për shkak të pjesmarrjes në Big Brother.

Ngritja e një dollie e tij për Sali Berishën pastaj, ekzaltoi mbështetësit e këtij të fundit, madje dhe vetë Sali Berishën, që nisi dhe identifikohej pikërisht me Luiz Ejllin dhe të fliste e uronte këtë të fundit në daljet e tij publike.

Madje në protestën e fundit të Berishës, kishte dhe pankarta me emrin e Luiz Ejllit.

Është e habitshme se si një personazh i tillë, u kthye në shpresë për opozitën, por me sa duket kishin nevojë për një figurë "fitimtare", duke qenë se kanë vite të tëra që identifikohen me humbjen.

Por edhe ai, si të gjithë tashmë, duket se e ka “tradhtuar” Berishën.

Një ditë më parë ai e ka krahasuar veten me Edi Ramën, që vetëm fiton.

"E treguam veten. Jemi bërë si Edi Rama, s’na mund kush në zgjedhje", tha ai.

Portali i Zenit natyrisht ia ka fshehur këtë lajm Doktorit dhe mbështetësve të tij, se boll halle dhe zhgënjime kanë pasur këto ditë

12 Komente

  1. k
    k

    Po nuk luftuam shpifjen dhe manipulimin, nuk do behemi shtet serioz. Solzheninci.

    Përgjigjjuni
    1. a
      animas

      shume e vertete

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lirie Berisha mami e gjitha te zezave nongrata

        Klasike !!!!! Kjo eshte shume qesharake. Zeni ja fshehu babit lol, po Karmina cfare opinioni ka lol? Po Abi mamit bin babi ku e ka kapellon (se koke ska) lol ???

        Përgjigjjuni
      2. N
        Noci

        Luis Ejlli nuk ka luajtur mendsh te filloje te merret me politike ne moshen 38 vjeçare.Nuk ma merr mendja se eshte top qe e lodh vehten ne çmendurinë e politikes Dine.Ka talent dhe arsimin perkates te jetoje pa u marre me politike

        Përgjigjjuni
        1. D
          Doktori

          Or Noc a nuk po e dallon dot psikopatin aaa?Luizi i ka te gjtha te dhenat e nje psikopati manipulator dhe posesiv

          Përgjigjjuni
          1. a
            arqile

            sakte

            Përgjigjjuni
        2. Roberto

          Sado qe "ta doje" Berishen,Luizi nuk eshte budalla. Terri informativ aty brenda nuk te lejon te kuptosh se c'ndodh jashte edhe pse Luizi i analizon fjalet qe degjon ne detaje. Nuk besoj se do bjere kaq poshte qe ti bashkohet Berishes kesaj kerme politike dhe anti njerzore qe s'ka lene krim pa bere.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hoho

            Po nuk e shikoni veten SA POSHTE keni rene ju te Temes . Mashtroni dhe perdridhni çdo lajm ?! Jeni bere per gjynaf !

            Përgjigjjuni
            1. B
              Beni

              Luizi do shpertheje kur te vej 70 vjec,se i ri eshte 40 vjec perpara e ka jeten !

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tersi

                Si e katandisi kët popull politika për 30 vite! O lop..o dele ... o dhi ooo bagëti...dhe me keqja se edhe gazeta e media serioze janë sulur pas koqeve të një psikopati ordiner për të shtrydhur nonjë lekë! A thua nuk na mjaftojnë analfabetët komentues të portaleve, injorantët,kurvat plaka të lagjeve por po na harvaloset dhe media, politika dhe gjithë shoqëria! Një pordhë bën psikopati atje në at hale b.b. dhe gjith populli në këmbë kush e kush ta kap i pari për ta bër lajm në gazeta, në punë,autobuz, shkollë e shtëpi...yyyy haleee!.

                Përgjigjjuni
                1. o
                  opionist

                  luizi do tja mare kalane berishe

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    ADA

                    Luizi fenomen te gjithe duan i bashkoj shqipetaret pa politike FENOMEN i kesaj Shqiperie

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje