“Beteja” pa kuptim e 3 marsit dhe populli fantazëm i 2 marsit

1 Mars 2023, 17:41Politika TEMA

“Beteja” pa kuptim e 3 marsit dhe populli fantazëm i 2 marsit

Nga Ylli Pata

Nëse ka diçka që e kanë bërë politikën shqiptare kaq qesharake e si një shtesë e rrethit katror të marrinave pa fund, janë natyrisht kauzat kallp dhee pa sens që i ofrohen njerëzve, ashtu si pa gjë të keq, pa u menduar se çfarë përfaqësojnë dhe synimin që duan të arrijnë.

Kauza kallp gjithë këto kohë ka pasur pa fund, për të mos i përmenduar se lista është e gjatë e mund të përmenden që nga Babalja e montuar e shumë histori të tjera pa kuptim.

Por njëra nga këta kauza kallp është natyrisht ajo “betejë” që zhvillohet pas dy ditësh, mu në kohën kur një gjykatë e Apelit do të duhet të japë një vendim për konfliktin ligjor e civil për të drejtën juridike të kontrollit të Partisë Demokratike.

Sikur të ishte një konflikt normal, nga ata të vërtetit për të kontenstuar para drejtësisë një përplasje që nuk e kanë zgjidhur dot organet partiake, ajo do të ishte gjëja më normale në botë. Do të bërbënte një zhvillim krejt ligjik për një vend që udhëhiqet nga një sistem demokratik. Pasi është krejt dialektike e jetike për një vend që aspiron të jetë një demokraci pereëndimore, që të zgjidhë çështjet e konfliktet pas një gjykate. 

Në SHBA dhe Europë, këto janë probleme rutinore, ku ndodh shpesh që subjektee politike apo juridike përfundojnë para një toge të zezë, i cili vendos pikat mbi i bazuar në ligjet e vendit. E ku natyrisht, pas atij gjykatësi, ka një tjetër gjykatës e një tjetër trupë që mund ta shqyrtojë çështjen, deri teke togat prestigjoze të Strasburgut, pra Gjykatës Europiane të të Dreejtave të Njeriut, ku Shqipëria e ka mundësinë tashmë të apelojë, e ku çdo ditë e më shumëe qytetarë shqiptarë përfitojnë shumë nga vendimet e asaj Gjykate.

Por e ashtuquajtura betejë e 3 marsit, nuk ka sjellë tek publiku një arsye, një kuptim, një logjikë përse zhvillohet. Se vërtetë, përse Sali Berisha proteston më 3 mars? Asnjë diplomat apo zyrtar perëndimor nuk e kupton dot arsyen, se si një lider që është përfshirë në një process gjyqësor që do të japë verdiktin atë ditë, e ku ka çuar avokatët e tij, del në shesh për ta shantazhuar trupën gjyqësore. 

Natyrisht ne këtu e kuptojmë fare mirë, sepse Berisha kërkon dy gjëra: ose që trupa gjyqëesore të japë një vendim pro tij, pra t’ja japë Partinë Demeokratike në tavolinë, ose të tërhiqet për të marrë një vendim një ditë tjetër. E Berisha, të shpallë protestë edhe ditën tjetëer, e gjykata sërish të shtyjë vendimin, e sërish Berisha të mbajë protestë kur të mbahet séance e shtyrë, e kështu me radhë, të vijmë në një kungulleshgë absurde e të lodshshme për një logjikë pa logjikë.

E gjithë kjo betejë, bëhet për një gjë të thjeshtë: Kush është legjitim: Kuvendi i Berishës apo ai i Lulzim Bashës? Kjo dilemë fredcakojane do të kishte kuptim në janar të 2022-shit por jo sot, kur asnjëri nga dy korrentet që kërkon pushtetin në PD nuk i kanë institucionet as legjitime as aktive. Në Partinë Demokratike, e vetmja gjë që nuk funksionojnë sot janë organet staturore, e në atë ambjent opozitar mbretëron kaosi politik, organizativ e statutor.

Partia dhe grupi parlamentar funksionojnë në fije të perit nëpërmjet organeve të komanduara dhe provizore. E gjithë kjo situatë ka ardhur prej Sali Berishës, i cili sapo u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së, e lagu partinë me benzinë, nxori shkrepsen, e ndezi dhe ja vuri Partisë Demokratike. Sali Berisha, edhe sikur të ishte plagosur në dinjitetin e tij, do të duhet tëe ndiqte hapat statuorë për të apeluar vendimin.   Sepsee në një vend demeokratik nuk përmbyset tavolina pse është pis mbulesa, kjo ndodh vetëm në shtetet parademokratike apo tribale.

Por Berisha përmbysi tavolinën me shpresën për të vënë tovolinën e tij në megjlisin e PD-së. Por kjo nuk ka fare lidhje as me beteejën e opozitës e as të opinionit publik, është thjesht një beeteejë e tij për të marrë nën kontroll opozitën. Po përse nuk e provoi mënyrën statutore? Të largonte kryetarin me mocion, e më pas të zgjidhej nga ai Kuvend që zgjodhi Lulzim Bashën dhe ai e mbështeti në korrik të 2021? Sepse tentoi dhe nuk arriti dot ta kontrollonte. Ndaj thirri një “Kuvend” të tij pa asnjë lidhje me atë të PD-së, të cilin ja certifikoi, një gjykatës i Tiranës, i cili kishte gruan e tij sekretare të Berishës. 

Pra e gjithë beeteja e 3 marsit, është për të mbrojtur vendimin e burrit të sekretares, pasi si politikisht, ashtu edhe juridikisht nuk ka asnjë sens apo logjikë për t’I dhënë kuptim. Është një kauzë kallp siç është ajo më gallata e “popullit të 2 marsit”. Që për një kohë u kthye në një batutë kabareje, edhe psee asnjë nuk dintee ta shpjegonte se çdonte të thonte. E realisht, një batutë është e fortë pasi nuk shpjegohet, ngaqë absurdi që përfaqëson e bën të bukur ngjitëse, sidomos në epokën e tik-tokut.

Ai populli i “2 marsit” që u bë legjendë para 3 vjetësh u pa e qartë se nuk ishte gjë tjetër veçse fiksimi i Ilir Metës për tu bërë lider i Partisë Demokratike, ose i një pjese të mbështetësve të saj. Ngaqë për vite me radhë u përpoq t’I pëlqejë t’i joshë, por që konkretisht nuk ka asgjë çfarë të bëjë për ta. Siç dhe Berisha. Përveç të sulmojë çdo drejtues të saj, siç bëri me Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn sot, pa ndonjë argument e arsyee të veçantë. Thjesht sepse duan t’I zënë vendin. 

Këto janë reealisht kuptimet e “betejave” të 3 marsit nga populli i dy marsit. Ikni të vijmë ne, por që më pas do të nisë, siç ka nidur xhanëm një betejë e re mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, se kush do të jetë shefi i madh. Por që asnjë nga të dy nuk se siguron ndonjë gjë të madhe, përveçse duan të rrijnë aty deri sa të largojnë Edi Ramën…

10 Komente

  1. B
    Beteja e Halese saleh hamutaj

    Dy copa Muti ne Halene Politike qelbin Atmosferen Shqiptare

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Gjykata per inat te Saliut do bentemire vulen tja jap Alibejt. Protesta e Saliut do qe te friksoi gjykaten nje veprim injorant. Do jene budallenj atate gjykate po gjunjezuan para Saliut.Po mori vulen Saliu atehere ai do mburret dhe do thot,gjykata ma ka friken.. Ky do jete turp per gjykaten.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Çdo gjë, që e ka zanafillën nga 19 maji 2021, kur Salehu u shpall 'non grata' familiarisht. Qëllimi ka qenë fillimisht, të detyrohej ai të hiqej mënjanë paksa edhe për t'ia ruajtur disi fytyrën si ish shtetar i lartë i këtij vendi, dhe ta linte PD të ndiqte rrugën e saj. Nuk zgjidhi këtë rrugë. Tashmë mbetet largimi i tij me të gjitha mjetet sa politiko-diplomatike aq dhe duke futur drejtësinë në lojë, gjithmonë këto të kombinuara dhe të mirëmenduara, por që tani largimi i tij, ndryshe nga versioni i parë, do rezultojë i turpshëm, po e po, por edhe me konseguenca të tjera ligjore deri dhe fatale nga i Plotfuqishmi. Ligjet e natyrës eprojnë edhe në politikë: "Çdo veprim ka një kundër veprim!". Salehu zgjodhi rrugën e dytë, atë të përballjes me të gjithë dhe fundi është i paracaktuar: Do thyejë kokën! Keq më vjen vetëm për atë masë njerëzish të thjeshtë, ndonse çdo ditë e më pak, që verbërisht i shkojnë mbrapa. Si për Salehun ashtu dhe për të tjerët që e ndjekin atë, jo nga budallallëku, por njëjtë me 'ustain' nga maskarallëku, mund të thuhet me plotë gojën, këtyre: "Mirë t'u bëhet!".

        Përgjigjjuni
    2. E
      Euf

      R cui fjg

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zot fali !

        Do ja kalojme VENECIAS ! Ashtu si per Ilirin qe shkeli Kushtetuten por nuk e la shtatzene.

        Përgjigjjuni
        1. a
          arqile

          Kot je lodhur ne shqiperite gjithe duhet te therasin poshte krimineli sali berisha poshte hajduti sali berisha poshte shkateruesi demokracise ne shqiperi.Ai kot vertitet perendia do vendose drejtesine ishalla sa me shpejt sala te jete ne burg se badhku me shkelzon qe vrau njerzit ne Gerde c.Do pergjigjen pa tjeter.Turp kush shkon pas sale kriminel hajdutit .Mos i jipni me rendesi mos i jepni hapsire eshte krimine.

          Përgjigjjuni
          1. U
            U S A

            Ky sherr ne PD ngjan si nje sher ne nje familje me shume djem qe si e si te marrin portofolin e familjes qe ka vdekur babai dhe me me fund ndahen tani shtepia e madhe qe ju nda djali prap ashtu do te quhet shtepia e X dhe shtepia e djalit qe u nda nga trungu nuk mund te quhet me me ate emer se eshte familje e re , kete me mire se kushdo e di Saliu por ai do ate qe nuk i takon ta marri , ketu cudia me e madhe eshte Ilir pordha c’pune ka me vulen e PD ai kerkon ate te mezit se nuk po i pritet gjer te vije dita qe te shkoje ke daja . Kete gje me siguri e shpjegon edhe kanuni i Leke dukagjinit qe Saliu e ka shume per zemer .

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pal Melyshi

              Rrnofte Saliu i Vicidolit dhe Partia Demokratike e Tropojes ku 80 % e Patrise perbehet nga katunare te Saliut. Pervoja 32 vjecare e Saliut e beri Partine dhe Shtetin me katunare te tije dhe Spiuna te Sigurimit te Shtetit , sipas mesimeve te Ramiz Alise

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shqiptari

                Deklarata e pak minutave me pare nga DASH ia heq fare breket e shurrosurs,kesaj coftines komuniste qe i ka humbur vula me kohe.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Endri

                  Budallejtë pas protestës flejnë nëpër birucat e policisë, ndërsa meta dhe berisha shkojnë në shtëpit e tyre. Po nuk pati budallenj, ku do ta bëjë botoksin mona.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje