Blendi Klosi: Besoj se Beqaj do dalë i pastër nga procesi i SPAK-ut

18 Nëntor 2023, 18:25Politika TEMA
Blendi Klosi: Besoj se Beqaj do dalë i pastër nga procesi i SPAK-ut

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi  deklaroi në emisionin “Kjo Javë” se dhënia e masës nga SPAK për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj në lidhje me koncesionin e sterilizimit, do e pastrojë figurën e Beqajt.

Më tej sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste tha se PS nuk do të kundërshtojë vendimet e drejtësisë së re, pasi që prej ardhjes në pushtet ka premtuar një reformë të re drejtësie.

Masa për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj nga SPAK, si e komentoni?

E dëgjova lajmin dhe ndoqa prononcimin e kolegut Beqaj. Prirem t’i besoj asaj çfarë thotë kolegu. Ne si PS kemi bërë shumë gjëra, ke mi sjellë një standard të ri. Nëse procesi ka problematika rasti po hetohet. Ne kemi thënë që PS nuk ka për të kundërshtuar vendimet e drejtësisë së re. Unë prirem të besoj se gjërat do shkojnë në rrugën e drejtë. Siç e theksova besoj se figura e Beqajt do të pastrohet.

SPAK nuk po ndalet, si është ndjesia kur është dikush mes jush është nën hetim?

SPAK po bën detyrë dhe ne e kemi pranuar publikisht. Në kongresin e dhjetorit duam të shpalosim një reformë të re. Ne me bindje e kemi ndërtuar këtë rrugëtim të organeve të drejtësisë. Kjo drejtësi e re po punon, por ama ne ia dolëm të krijonim një sistem të atillë që të gjithë besojnë në paanshmërinë. I ka dhënë mundësinë me dhjetëra, qindra përfaqësueseve të saj për të qenë pjesë e strukturave administrative. Por në një numër kaq të madh njerëzish, një numër shumë minimal është tashmë nën gjykim. Është një proces që tani ka emrin e madh të SPAK, por prokuroria është institucion i paanshëm. Kjo çështje nuk është s ena bën të ndihemi mirë, por ajo që kemi premtuar po bëhet e vërtetë. S’ka askush që të jetë pa qenë në të njëjtën distancë me drejtësinë, dhe kjo është një nga arritjet tona, si PS.

Sa ndikon kjo masë ndaj Beqajt?

Beqaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij administrative. Vetë në prononcimi ne tij ai e thotë se si e mësoi lajmin, ai u dorë hoq jo se është në faj. Tani është i zhveshur nga detyra dhe nga opinioni që mund të krijohet. Kur e djathta ka qenë në pushtet, prokuroria kërkonte gjykim, jo vetëm që nuk hetohej, por hiqej dhe prokurori. Një rast është dhe ngjarja e 21 janarit.

Deklarata e Berishës për dosjen ‘Partizani’ ndaj SPAK, si i keni parë deklaratat?

Në vendimet e gjyqësorit ne nuk do të marrim krahë në një nga drejtimet, por diferenca është e madhe. Nëse një përfaqësues i së majtës do kishte hequr dorë  nga posti, ndërkohë që Berisha nuk pranon të ballafaqohet me pyetjet. Sërish kthehemi te diferenca mes dy anëve të politikës shqiptare.

Kriza në Parlament, opozita kërkon ngritjen e komisioneve hetimore. Pse nuk pranohen?

Mënyra se si janë paraqitur kërkesat nga opozita nuk janë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën. Në asnjë nga materialet e paraqitur nga opozita s’ka një çështje dhe indice konkrete dhe aty të dalë se kush janë shkeljet. Nuk ka një çështje konkrete. Nuk mund të ngresh komision për të gjetur problemin, por duhet e kundërta. Nëse ka një çështje konkrete duhet ngritur një komision, ndaj nuk është lejuar. Nëse opozita do të gjejë të drejtën në Kushtetuesin, ta bëjnë dhe më pas të vijnë të flasin. Duan të krijojnë një agjendë të debateve në Parlament.

11 Komente

  1. R
    Raxh Kumari

    Patjer shoku. Liri ska bo asnji shkelje pa leje.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Veri gishtin kokes

      BLENDI , OSE JE MASKARA , OSE JE GJYSME BUDALLA , OSE JE ORTAK ME ILIRIN E BEQAJVE ! PSE NGUTESH PER TE BERE DEKLARATA TE TILLA , APO JE DUKE KERCENUAR SPAKUN ? DUKET SE DO TE TE MARRIN ME VETE ARBEN AHMETAJ ME ILIR BEQEN , TE SHKOSH EDHE TI NE HALE TE GOMEREVE , KU VAJTI SAJMIR TAHIRI .! SA SHUME PLEHRA PASKA PASUR E MJERA SHQIPERI !

      Përgjigjjuni
      1. M
        Monda

        Blendi mos harro lojen: ..hapa dollapa kush eshte prapa...te dali perpara se SPAK i hapi syte..

        Përgjigjjuni
      2. E
        Evropiani nga Shqipëria

        Mos u nxito paluze. Mund të jesh edhe ti në listë

        Përgjigjjuni
        1. D
          Ducja

          I paska da paret me shefin e modh. Dmth ca miliona jane, ca pune u parish, ca rob te onkologjiku kane mbet pa pare....rrofte Beqja....

          Përgjigjjuni
          1. M
            Monda

            Ooouuu e bere gjyqin ti more Blendi!?! E ditkerke ti se I. Beqja do dali i paster!!! Po pse apo se ka ditur te beje ligjin llastik?. Nuk po e hetojne per prioritetet e caktuar per investim, po per allishverishet ne tender per te perfituar " bonuset " nga fituesi i tenderit..ne mos ka qene vete prapa atij qe fitoi tenderin. Ju paskeni harruar edhe lojen: hapa dollapa kush eshte prapa...

            Përgjigjjuni
            1. M
              Monda

              Ooouuu e bere gjyqin ti more Blendi!?! E ditkerke ti se I. Beqja do dali i paster!!! Po pse apo se ka ditur te beje ligjin llastik?. Nuk po e hetojne per prioritetet e caktuar per investim, po per allishverishet ne tender per te perfituar " bonuset " nga fituesi i tenderit..ne mos ka qene vete prapa atij qe fitoi tenderin. Ju paskeni harruar edhe lojen: hapa dollapa kush eshte prapa...

              Përgjigjjuni
              1. S
                SARA

                Poletikanet duhet te jene figura me e paster e me me dinjitet , sepse perfaqesojne nje popull te tere , prej te cileve nepermjet votes Jane ne ate Parlament ..... Pra "PARLAMENTI". supozohet si vend I "shenjte" dhe duhet rrespektuar...... !!!!!! Por Per fatin e mjerueshem te shqipetareve, keta poletikane (pjeserisht) opozitare , nuk meritojne te perfaqesojne popullin me keto xheste te shemtuara, qe e tregon qartazi nivelin e tyre...... Nuk thyhet e shperdorohet prona e popullit , nuk eshte "trimeri" per poletikanin te hipi neper hekurat e penxhereve !! Kjo tregon qartazi qe juve jeni ne "hall te Madh" ......!!!!!!????????

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kazani

                  Vije BAST o Klos. Ti vdes për pak bizhoz. Kaq qejf sa e ke Kumarin hudhi ndonjë gjë...

                  Përgjigjjuni
                  1. z
                    zgalem

                    Ne shume shkrime eshte sqaruar pozicioni i Ilir Beqajt , per isnfektikmeve dhe lexsit jane te bindr , se nuk ka afere Nuk jam jurist , por km bindje se nuk eshte fajtor Ilii , jo vetem qe vjen nga nje familje e shkelqyer , por dhe vete Iliri manfeston cilesi shume pozitive si nepunes dhe si ikndivid , qe nujk ka lidhje me korupsionin . Kam bsim se do te dali i pa fajshem . Kete shenim do ta ballafaqoj me perfundimin e hetimeve, Me konsierate : Zgalem

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Centrali Berthamor

                      Bravo Zgalem. Zbrit një herë në tokë dhe shikojë gjërat nga një këndvështrim tjetër. Eshtë e dalë mode teoria që vjen nga një familje e shkëlqyeshme. Nuk është argument për tu mbrojtur. SPAKu nuk është institucion që nuk ka me çfarë të merret dhe i është vënë Ilirit dhe të tjerëve. Të gjithë ata që e njohin sistemin ku ka qenë lojtar Iliri e dinë se si funksionojnë gjërat. Ky da tym ka dhe zjarr. Të shohim dhe prit përgjigjen përfundimtare. Ballafaqoje pastaj teorinë e nënpunësit të mirë. Por që vjedh.

                      Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje