Paralajmërimi i Zelenskyt, Peleshi: Ka një të vërtetë…

18 Nëntor 2023, 14:23Politika TEMA

Paralajmërimi i Zelenskyt, Peleshi: Ka një të

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka ndarë shqetësimin se Rusia mund të tentojë të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Lidhur me këtë deklaratë, Euronews Albania ka pyetur ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili nga Korça u shpreh se Zelensky mund ta ketë nxjerrë disi nga konteksti.

“Nuk është ky konteksti besoj por gjithsesi ka një të vërtetë që pas agresionit rus në Ukrainë situata gjeopolitike, stabiliteti është goditur, kemi një rikthim në atë që mendonim se nuk do të ndodhte, në politikën e zonave të influencës por ja që agresioni rus në Ukrainë e solli dhe kjo na sjell tronditje të shumë ekuilibrave ndërkohë që në rajone si Ballkani Perëndimor ku ka konflikte të fjetura, rreziku për t’u rizgjuar egziston.

3 nga 6 vende të Ballkanit Perëndimor janë anëtarë të NATO, Kosova është vend aspirant, të gjithë vendet duan të bëhen pjesë e BE. Ka shtete si Serbia që e quajnë veten vende neutrale, që në qoftë se do të ishte ndryshe Ballkani do të ishte më stabel ku të gjithë të ishim pjesë e Alencaes dhe kufiri me lindjen kërcënuese të ishte i përcaktuar qartësisht.

 Nuk jemi në atë gjendje ndaj e ne jemi vazhdimisht të interesuar e të shqetësuar për zhvillimet në Ukrainë sepse e kemi parë që pas luftës aty disa vatra tensioni janë riaktivizuar. Kemi agresionin e 24 Shtatorit, një agresion që meriton të quhet terrorist.

Këto janë shenja jo të një kërcënimi aq të madh sa te flasim për luftë por gjithsesi duhet të jemi të vëmendshëm. Ekuilibrat kanë ndryshuar, Shqipëria si anëtar i NATO është një nga vendet e para në NATO që me këtë buxhet arrin 2% të GDP në vitin që vjen, gjë qe na jep më shumë mundësi të modernizohemi, jo për tu përgatitur për luftë sepse nuk e mendojmë këtë skenar, është i papërfillshëm, për shkak të prezencës të NATO në rajon dhe KFOR në Kosovë.

Mbrojta sot realizohet përmes shkurajimit, sa më shumë forcohet ushtarakisht NATO dhe çdo aleat i saj, përmes rritjes së kapaciteteve aq më lart shtyjmë skenarët me të këqij.

Bota po ndryshon, Shqipëria është duke ecur drejt një integrimi të shpejtë në BE, anëtarësimi në BE është garancia afatgjatë për Ballkanin Perëndimor,” – tha Peleshi.

6 Komente

  1. l
    lypesi23al

    Lerini perrallat e BE dhe se te tjeret do te vriten per ju por duhet te punohet sa me shpejt e mire per te fuqizuar mbrojtjen dhe ndertimi nje institucioni te sigurise kombetare me professionaliste dhe te qendoni larg amatorizmit dhe nepotizmit ne keto sektore jetike….

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Yyyppp Xhixhi

      I zoti e shet, tellalli se jep i thone kesaj. Nato e BE e kane marre seriozisht dhe mbeshtetur deklarimin e Zelenskit, ky koqja thote jo se eshte nxjerre nga konteksti se jemi ne Nato ne. Shefi i Nato ka filluar vizitat ne rajon menjehere pas ketyre deklaratave, Bosnja nuk po funksionon si entitet shteteror, Kosova u provokua me sulm te armatosur dhe do provokohet serish ne te ardhmen, Min Mbrojtjes se Gjermanise jep urdherin qe ushtria te rrit aftesite e saj dhe te jete e afte per lufte ne cdo kohe, ndersa ky strategu jone Prej Leshi as nuk e mendon luften si opsion. Tek e fundit ky ushtrine per te pastruar kanale dhe plazhe e ka. Keshtu e kane katandisur mbrojtjen se na mbron Nato sipas ketij birbos. Po atehere meqe na mbroka Nato, shkrije fare ushtrine e dhiti siper sic i keni dhjere keto 30 vjet cdo gje te ndertuar me mund dhe djerse nder breza te tere.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Zoti Peleshi! Sa te kemi ty ne krye te mbrojtjes se atdheut,nuk do kemi frike. Nuk i trembemi askujt. Ti zoti minister ke nje fuqi te madhe nbrojtese me 6600 efektiv te armatosur deri ne dhemb ,me ato pushket e luftes se dyte boterore. Ke gjithashtua akoma bunker te Enver Hoxhes,pavaeesisht se me shume se gjysma jane shkaterruar nga fshataret u moren hekurin per te bere taraca shtepish. Kishe tanke,artileri te rende dhe te lehte,avion luftarak mig 21-sh,kishe raketa,por ç'i donje ata more zoti minister,ishin kot fare dhe Saliu me Arben Imamin,menjehere i shkaterroi dhe ca i shiti,beri sevap per disa shtete te verfera nga Afrika,ca i shiten per skrap. Epo mire bene o zoti minister. Sot edhe sikur te ndodh ndonje kercenim kombetar,nuk kemi frike se na mbron NATO.Lum neve qe kemi NATON. Na kane zili qe jemei ne NATO. Opo lum si ne qe kemi Ameriken dhe NATON. Kete din armiqet tan qe kemi anes dhe kur e dine se neve kemi NATON dhe SHBA-n,shurra u shpeton. Prandaj populli shqipetar te marin ca dafina e te bejne dyshek e te fler i qet se na "mbron" NATO.

        Përgjigjjuni
        1. D
          DMK

          6600 efektive ka ushtria shqiptare seriozisht??

          Përgjigjjuni
        2. V

            Lini një Përgjigje