Sali Berisha vijon t’i bëjë rezistencë drejtësisë, në lidhje me çështjen për të cilën ai është nën hetim, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Sipas vendimit, Berisha duhet të paraqitet në gjykatë të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 10:00, por deri më tani, ish-kryeministri e ka injoruar këtë vendim dy herë.
Gazetarja Anila Hoxha, duke folur në emisionin “Breaking” me Fiori Dardha, deklaroi se Prokuroria e Posaçme mund të presë deri në fillim të muajit dhjetor dhe më pas, është e detyruar të vendosë një masë më të rëndë për Berishën. Sipas saj, SPAK do i drejtohet Këshillit të Mandateve me një kërkesë për t’i hequr mandatin e deputetit Berishës.
“Nëse Berisha nuk paraqitet, pritet t’i caktohet një masë më e rëndë sigurie. Prokuroria e Posaçme mund të presë deri në të hënën e parë dhe të tretë të dhjetorit, teksa pas kësaj do t’i drejtohet Këshillit të Mandateve me një kërkesë për Berishën. Ish-kryeministri është i detyruar të paraqitet në orën 10 para një oficereje, teksa SPAK ka bërë shumë tentativa për këtë vendim dhe pritet që tashmë të konsiderohet i njoftuar.
Pra, SPAK do presë deri në fillim të dhjetorit dhe nëse ai sërish nuk paraqitet, nuk do tentohet më të njoftohet. SPAK i ruhet paragjykimeve dhe akuzave se është sulm politik dhe prandaj mund të presë dhe javën e parë.
Nga ana tjetër, Apeli do të gjykojë po ashtu ditën e hënë ankimimin e Berishës si dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, ku do vendoset nëse do qëndrojnë masat e sigurisë, përkatësisht, detyrim paraqitjeje për Berishën dhe arrest me burg për Malltezin.
Gjithsesi, Berisha ka një precedent për të mos u paraqitur në Prokurori edhe kur ka patur raste të tjera kundër tij, siç ishte ajo e fundit, ku ishte denoncuar për shpifje nga kryebashkiaku Erion Veliaj”– tha Hoxha.
Shume vone. Vampiri duhet izoluar. Fatkeqesi kombetare. Ju shofshin zagaret e tij.
Mos ta gezoje Vitin r Ri Vampiri .
Urojme qe te mos dali i vertete mallkimi jot per Berishen, pasi ai duhet qe te jetoje qe te shkoje ne burg per krimet mostruoze qe ka bere. Futja ne burg e Berishes do ishte fyerja me e madhe (sipas tij) qe mundet ti behet figures se Plakut Mere.Kur te hyje ne birruce do e kuptoje me ne fund se koha e tij ka perfunduar pergjithmone.
Hajde dil nga WC se kemi ardhur te komunikojme masen e gjykates shpejt se mbetme duke pritur jepii
Dmth paska te drejte Berisha! Nese jeni ne rregull me ligjin pse e kerkoni tani heqjen e mandatit???
Sali Berisha eshte fatkeqesia e kombit shqipetar, ky eshte i disekulibruar menderisht se bashku me ata qe i shkojne pas, pamjet e hurjes ne parlament nga dritaret apo rremuja ne sallen e parlamentit tregon fare qarte se me cfare mostrash ke te besh pavaresisht justifikimeve qe jane te papranueshme me menyren e komunikimit kafsheror...
asgje ska per te ndollur SPAK eshte frikacak se prek do me dore berishen e jo te gjera te tjera