
Në vijim të vizitës zyrtare në Moldavi, Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, u pritën në një takim nga Kryeministri i Moldavisë, Dorin Recean në Chişinău.
Përmes një postimi në facebook Balla, bën me dije se gjatë takimit u diskutua lidhur me përmbylljen së shpejti të tre marrëveshjeve mes dy vendeve, atë të sigurimeve shoqërore, marrëveshjen për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit si dhe të notave dhe diplomave.
Gjithashtu ai ashton se u diskutua edhe mbi fushën e turizmit.
“Pritja nga Kryeministri Dorin Recean në Selinë e Qeverisë së Republikës së Moldavisë. Do të përmbyllim së shpejti marrëveshjet në fushën e sigurimeve shoqërore, të njohjes së lejeve të drejtimit, të notave dhe diplomave, ndërsa mirëpresim rritjen vit pas viti të turistëve moldavë në Shqipëri”, shkruan Balla në facebook.
dmth shkojm qe shkojm per te pare ndeshjen, por kursejme lekat.. mqs po e quajme vizite zyrtare dhe i paguajne taksapaguesit shqiptare.. hahaha
Dy vendet me te varfera te europes po qeveritaret jane me costume firmato