Sondazhi/ Marrëveshja Rama- Meloni për emigrantët, zgjidhje politike apo humanitare

17 Nëntor 2023, 12:40Politika TEMA

Sondazhi/ Marrëveshja Rama- Meloni për emigrantët, zgjidhje

Pas një sërë negociatash disa javore në konfidencialet të plotë, duke i kapur të gjithë në befasi, kryeministria e Italisë Geogia Meloni dhe kryeministri Edi Rama, hodhën firmat në Romë në një protokoll bashkëpunimi për menaxhimin e emigrantëve që mbërrijnë nga Afrika në brigjet e Gadishullit Apenin.

“Kur Italia thërret, Shqipëria përgjigjet”- ishte kjo fraza e kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me homologen italiane Giorgia Meloni, argument të cilin e përdori në mbarë mediumin shqiptar dhe italian. Madje ai tha se ka pasur kërkesa edhe nga vende të tjera të BE-së, por Italisë nuk i thoshte dot “Jo”.

Por çfarë mendojnë shqiptarët për këtë narrativë të kryeministrit Rama, a është kjo marrëveshje për zgjidhje politike duke pasur parasysh mbështetjen e Italisë kundrejt Shqipërisë, apo zgjidhje humanitare.

Italia ka premtuar mbështetje 100% në rrugën e gjatë dhe të mundimshme të Shqipërisë drejt BE-së dhe në një të ardhme të afërt.

Por ky ‘favor’ i Shqipërisë do të shpërblehet me mbështetjen e Italisë në aspektin politik? Apo është zgjidhje humanitare, nisur nga historiku i Shqipërisë që ka vuajtur emigracionin përgjatë gjithë historisë së saj?

Në sondazhin e kryer nga Top Channel në faqen e Web,  75.69% e qytetarëve mendojnë se marrëveshja është zgjidhje politike, dhe vetëm 24.31% prej votuesve mendojnë se zgjidhja është humanitare.

Projektligji për ratifikimin në parlament të marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigrantët u miratua dy ditë më parë nga qeveria, ndërsa radhën e ka Kuvendi ta votojë, mes kritikave në sferën ndërkombëtare, politike dhe opinionit publik.

Megjithatë pikëpyetje e madhe mbetet nëse marrëveshja do e kapërcejë dot Strasburgun. Ndonëse maxhoranca e Shqipërisë e ka shumicën e nevojshme për të miratuar këtë projektligj, Meloni sipas asaj që raportojnë dhe mediat italiane, rrezikon të mos i marrë të gjitha votat.

4 Komente

  1. I
    Ind

    Italia te thirri t'i marresh mutrat o palaco. Pse duhet te pergjigjesh kur te therret? Nuk jemi shtet vasal i Pepinove makaronaxhij, as kosh mbeturinash dhe nuk i kemi gje borxh asaj kurvickes sydale qe do t' i hysh ne breke e s'po te le.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tradhtar

      Ky po shkon kunder deshires se popullit. Ka gjetur kujt t'ja beje gropen se te tjeret do e kishin djegur vendin me protesta.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tarasi

        Na hengsh carin or ti ( tradhtari )

        Përgjigjjuni
      2. P
        Plehre

        Shemtaraq muti. Lolo.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje