A do ta heqë mazhoranca "Shpërdorimin e detyrës" si vepër penale? Ja si përgjigjet ministri!

17 Nëntor 2023, 14:30Politika TEMA

 

A do ta heqë mazhoranca "Shpërdorimin e detyrës" si

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot se shpërdorimi i detyrës është parashikuar si vepër penale edhe në draftin e ri të Kodit Penal që pritet të dalë shumë shpejt për konsultim publik.

Deklarata e ministrit të Drejtësisë, Manja u bë pas një takimi me investitorët e huaj në Tiranë.

“Shpërdorimi i detyrës është vepër penale edhe në draftin e Kodit të ri Penal që do të hidhet për konsultim publik, brenda këtij viti. Drafti është punuar nga një grup ekspertësh profesionistë të vendit. Do të marrë kohën e nevojshme për konsultim publik. Do të thithim mendimet e sugjerimet e profesionistëve të fushës dhe grupeve të interesit, gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, biznesit dhe kujtdo profesionisti të ligjit që do të japë kontribut në përmirësimin e kodit të ri penal”, u shpreh Manja.

Sipas tij, e rëndësishme është që ne të kemi një Kod të ri Penal që vjen në standardet e BE-së, sepse një nga risitë e këtij drafti është edhe reflektimi i 52 direktivave të BE-së në fushën penale.

2 Komente

  1. P
    Parruca

    Shperdorimi i detyres diskutohet nese do e heqin apo jo nga veprat penale. Ne te njejten kohe diskutojne nese parakalimi i gabuar (mbi vijen e panderprere) te penalizohet dhe te denohet me 3 vjet burg. Quo Vadis Shqiperi!!!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lexuesi21

      Ne draftin e ri te kodit penal duhet te pasqyrohet dhe shkelja e etikes se deputetit ne raste dhune , shkaterrimi apo dhe pengimit te seancave plenare ne raste te perseritura.. Jemi te lodhur me cfaqje majmunesh qe kacavirren apo gomere qe pellasin pa pushim....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje