Çmendja e radhës për Belerin: A mund t’ja bëjë Athina, Tiranës, si Maqedonisë?

17 Nëntor 2023, 18:19Politika TEMA

Çmendja e radhës për Belerin: A mund t’ja bëjë

Nga Ylli Pata

Në panelet e darkës, një ditë më parë pati një frenezi për të sjellë çështjen e Fredi Belerit, edhe pse ajo nuk kishte asgjë të re.

E “reja” që u konsiderua nga tre televizione që zhvilluan debate në seri ishte vetëm fakti se sot Gjykata e Lartë do të shprehej edhe për çështjen e betimit.

Që në fakt ishte një problem procedurial, e ku në kushte normale, debati apo komentimi i ngjarjes duhet të ndodhte sot, pikërisht para vendimit të Gjykatës së Lartë.

Por, u zgjodh dita e djeshme, pasi siç ndodh në Shqipëri prej 30 vjetësh, ishte menduar që t’i bëhej shantazh institucionit më të lartë të drejtësisë, se nëse nuk i jep lejen për betim të arrestuarit për korrupsion elektoral, mund të prishen përfundimisht jo vetëm marrëdhëniet me Greqinë, si dhe prespektiva europiane e Shqipërisë në BE.

Këtë e tha Arjan Çani në mënyrë të qartë në Euronews Albania. Sipas tij, siç ka ndodhur me Maqedoninë, Greqia do të veprojë edhe me Shqipërinë. Dhe sipas tij, Athina e ka këtë forcë. Po a e ka vërtetë?

Çështja e Maqedonisë, nuk ka asnjë lidhje me problemin “Beleri”, sepse është çështje bazike dhe themeltare, që në kohën kur Kiro Gligorov në vitin 2002 shpalli Maqedoninë si shtet i pavarur.

Gligorov, presidenti i fundit komunist i Republikës Jugosllave dhe i pari i shtetit të pavarur, vendosi si Flamur të shtetit, simbolin antik të Maqedonisë së Filipit dhe Aleksandrit, e cila kryeqytet ka pasur Pellan, e ndodhet në territorin e Maqedonisë-krahinë lindore e Republikës së Greqisë.

Madje në fillimet e zallamahisë së nacionalistëve sllavomaqedonas, pati një frenezi për të kërkuar marrjen e trojeve të marra nga Greqia, e ku kryeqytet konsiderohej Selaniku.

Partia e parë antikomuniste në Shkup, VRMO-DPMNE që do të thotë me fjalë të thjeshta Rilindja Kombëtare, nuk ishte një formacion konservator, por një parti shoviniste që sulmonte Bullgarinë e Greqinë, duke pasur në program dhe në diskurs, pretendime territoriale, kulturore dhe nacionale ndaj dy shteteve sovrane të Ballkanit. Shkupi quajti hero kombëtar Goce Dellçevin, themeluesin e Rilindjes bullgare, i vuri emrin Universitetit të vendit: Kirili dhe Metodi që ishin theneluesit e alfabetit cirilik, e me këtë emër është dhe Universiteti kryesor shtetëror në Sofje. E kjo çmenduri vijoi me emërtimet e Filipit dhe Aleksandrit, në disa institucione.

Në atë kohë, pra në vitin 1990, Greqia ndaloi njohjen e Maqedonisë si shtet me emrin “Republika e Maqedonisë”. Me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Maqedonia u quajt FYROM-Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. E më këtë emër u njoh si anëtar i OKB-së dhe të gjitha organizatave të tjera. U la që me ndërmjetësimin e SHBA, Shkupi të zgjidhte çështjen e kontestit të emrit të shtetit me Athinën dhe problemet e tjera me Sofjen.

Ndërkaq, Shkupi zyrtar, kryesisht nacionalistët e VRMO-DPMENE, por edhe socialdemokratët e Gligorovit, që për një kohë qeverisën së bashku, e bënë këtë duke tentuar të shtypnin faktorin shqiptar atje, e vazhduan ta quajnë vendin “Republika e Maqedonisë”. SHBA, për të shmangur tensionet çoi atje një formacion ushtarak të saj për të krijuar një kordon sanitar, por ka kërkuar gjithmonë një zgjidhje poliitike. E cila u vështirësua shumë pas vitit 200, kur Nikolla Gruevski, tentoi të përmbysë tavolinën, duke rihapur çështjen e Greqisë Antike, e emërtuar me emrin e Aleksandrit-aeroportin kryesor të Shkupit, e ngriti kompleksin memorial që e bëri turli alla turka, ku futi jo vetëm Filipin e Aleksandrin, por edhe Stefan Dushanin që aty kishte ngritur shtetin ser btë parë në mesjetë. E në këtë kontekst, Gruevski nisi lojrat e rrezikshme as më pak e as më shumë por me Vladimir Putinin. Ndaj nuk u pranua Maqedonia në NATO në vitin 2008, nuk kishte lidhje me Athinën fare, por ishte SHBA që nuk besonte te idoli i ri i nacionalizmit rusomaqedonas.

Në atë vit, kur Shqipëria u bë anëtare e NATO-s, bëra një intervistë me kreun e delegacionit shqiptar në negociatat me Aleancën Atlantike që ishte figura e njohur e diplomacisë dhe e sportit Agim Fagu. i cili i kishte shprehur një diplomati të lartë amerikan, shqetësimin se Athina mund të vendoste veton në fund. Por diplomati amerikan kërkoi Shqipërisë që thjesht të bëjë mirë detyrat e shtëpisë për të plotësuar standardet e kërkuara. Pa bindjen Athinës t’ja linte Uashingtonit. E në fakt ashtu u bë. Me negociatat u mor diplomacia e lartë amerikane, ku ambasador në Greqi ishte as më pak e as më shumë por bashkëshorti i ambasadores amerikane në Tiranë Marcie Ries. Rastësi? Me ato që kemi parë, nuk se SHBA i lë gjë rastësisë, pasi në fakt kështu veprojnë shtetet e fuqishme e të konsoliduara.

Praktikisht me rastin e Maqedonisë, Athina edhe pse kishte shumë arsye, e ndoshta të drejtë, se kishim të bënim me çështje shtetformuese, nuk e pati mundësinë që të vepronte ajo de fakto, megjithëse de jure e dha veton. E më pas ndodhën ato që ndodhën, ku Maqedonia tashmë e Veriut, është anëtar i NATO-s, pas një trazire të madhe e përpjekje të Moskës për t’i vënë flakën Ballkanit. Ku shqiptarët kanë një rol krejt tjetër të ndryshëm me atë të 1992-shit. A mund të krahasohet rasti “Beleri” para gjithë guguleje? Por vulën për këtë e vuri Gjykata e Lartë sot. Ç’do thonë tani?!

18 Komente

  1. T
    Toni

    Ato televizione qe therasin çan legenin duhet te gjibiten rende per antishqiptarizem

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tivari

      Baton Haxhiu eshte piun i serbve. Kete spoun te shkjaut e shporri shoqeria Kosovare, kurse Ramoviq e ka marr si keshilltar. Ju befte mire Batoni klyshi i UDBse serbe. Ai tani po ju ishqen me miellin e shkjaut qe e sjell ne Shqiperi me biznesin e tij.

      Përgjigjjuni
    2. p
      ppp

      Beleri do fitoj ,,,,komuniteti grekorthodhoks i himares e pret ....

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbëresh

        Po', do fitoj më të gjatin, se ju gayrekve ju pelqen

        Përgjigjjuni
        1. b
          ben

          Himara, ka qene, eshte dhe do te mbetet 100% shqiptare. Ti dhe disa te tjere si puna jote jeni jashteqitjet e kombit tone.

          Përgjigjjuni
        2. d
          democracia

          Kurre nuk duhet harruar 1997, roli i shume shteteve qe paten punuar per t’a cuar Shqiperine ne ate gjendje dhe ata qe me sinqeritet e dashamiresi e mbrojten ate, Greqia eshte armik pathological me shqipetaret per kete territori i Shqiperise te mbrohet me cdo cmim dhe qeveria duhet te pregatitet per cdo situate dhe mos beje serenata e telenovela se populli eshte i lodhur me idiotesite e politikaneve…

          Përgjigjjuni
          1. U
            U shofte rraca e Vuk Karaxhiçit

            Zot fali ! Sa te ndyre janre badhke me Vampirin Sali Vuk Karaxhix

            Përgjigjjuni
            1. E
              Enveri

              Te ndyer jane Sali Vuk Karaxhiqi dhe Ramović Vićići.

              Përgjigjjuni
            2. E
              E verteta dhemb....

              Perhere dhe kudo i gjati kristian ka gjakosur kolotripida-n e suniteve.... allah uakbar

              Përgjigjjuni
              1. s
                shqip

                Sakte, e Verteta dhemb dhe juve ju dhemb shume e verteta historike e prejardhjes tuaj prej aziatikesh.

                Përgjigjjuni
              2. A
                Aron

                Le ta beje, nuk e duam BE, po do na vije duke nxjerre kriminelin Pleheri nga burgu.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shkoder locha

                  Nadja e mire o arjan cani, per rrot karit t’ ka dal zani, je ba si zorraxhi, tuj mbrojt grek e lesh e li, n’shkoder t, thon haxhi plasa, n, teqe shoket si ti hasa

                  Përgjigjjuni
                  1. k
                    km

                    Nese pranimi e Europe varet nga Gruaqiraune si qutetar i RSH.deklaroj :-nuk e Dua pranimin ne Europe .Nese Europa do Shqiperine ne rradhet e saj Ka nje kushte:-Europa e Bashkuar duhet te heqe ligjin e luftes me Shqiperine.Pergjegjesia per ekzistencen e ketij ligji eshte Jo vetem e Gruaqires,por Edhe e Europes e cila qe nga krijimi i saj nuk eshte distancuar nga ky ligj lufte .Nje Europe qe nxit ligjra lufte nuk na duhet. Ti behet kerkese NATO te distancohet nga ky ligj lufte.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Adi

                      Mbasi do behet gjygji per detin, greqia Tani kerkon himaren dhe neser deri ne fier. Ne qoftese ne nuk hyjme ne Europe se nuk do komshiu, ? Ate gjygjin per detin,ne nuk do ta bejme.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        RAIFI

                        Për mbi 30 vite,të majtë e të djathtë në Shqipëri kanë udhëheq politikë e robit ,të të nënshtruarit dhe thjesht politik defensive,duke e favorizuar grekun për çdo ditë dhe për çdo gjë gjersa e mbushën Dhqipërin varre monumentale të ushtarëve (të pa ftuar) grek,kishave greke në vend të atyre shqiptare dhe tubime të ekstremistëve grek nëpër Shqipëri.E gjithë kjo ka nxit e trimrua grekët se në Shqipëri mund të bëhet çdo gjë dhe fatkeqësisht do bëjnë at që do jet fatale për Shqipërinë.Kështu ndodh kur agjentet grek e serb shkatërruan Ushtrinë Shqiptare dhe at pak ekonomi shqiptare.Kështu ndodh kur mbi 30 vite udheheqën Shqipërinë agjentet serb e grek Salihu e Edi që rrenkn popullin shqiptarë se ne na mbron NATO! Ke do mbron NATO më parë Shqipërinë apo Greqinë?!

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          GORA

                          Te bojkotohet ai televizion qe jep programin antishqiptari Cani, Ku ha pi ne Shqipri dhe zemra i i qan per Beler dhe greqi.

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Haku

                            Me kete shkrim i ke dhen shume rendesi "çan hajdarit", se marim shum seriozisht çanin, qysh kur mendon se si u shfaq si gazetar nga nje emision qe e shante kushdo me fjal te ndyra cti vinte nga goja, nga nje emision qe shqiptaret shfrynin mllefet e shprehnim histerit e tyre, e çani qeshte si pall. Lapanjos njeri. Vk

                            Përgjigjjuni
                            1. X
                              XHOI

                              GREQIA ESHTE I VETMI SHTET NE BOTE QE KA PRETENDIME TOKESORE NDAJ SHQIPERISE SE SOTME. GREQIA ESHTE I VETMI SHTET NE BOTE QE KA NE FUQI LIGJORE NJE LUFTE ME SHQIPERINE. GREQIA ESHTE I VETMI SHTET NE BOTE QE KA NJE GREK ME KOMBESI E SHTETESI GREKE SI DREJTUES TE NJE KOMUNITETI FETAR TE SHQIPERISE. GREQIA ESHTE I VETMI VEND NE BOTE QE NDERHYN BRUTALISHT NE PUNET E BREN DSHME TE VENDIT TONE PERFSHIRE EDHE ZGJEDHJEN E NJE KANDIDATI PER KRYETAR BASHKIE TE SHQIPERISE. GREQIA ESHTE I VETMI VEND NE BOTE QE KA AGJENTUREN ME TE FUQISHME NE SHQIPERI QE NGA NJE PARTI KRYESORE SHQIPTARE DUKE E DETYRUAR TE VEJE KANDIDATUREN E NJE ANTISHQIPTARI TE TERBUAR SI BEJLERI PER KRYETAR BASHKIE E QE KA BLERE TELEVIZIONE E FIGURANTE SI CANI QE LEHIN TERE DITEN PER GREQINE. PER TE MOS U ZGJAtur me tej greqia eshte potencialisht rreziku numur nje i shqiperise dhe POPULLIT SHQIPTAR. PRANDAJ KETU NUK BEHET FJALE PER PARTIRA E LIDERA POR PER SHQIPERINE. KUSH E DO SHQIPERINE DUHET TE JETE KUNDER POLITIKES GREKE DHE AGJENTEVE TE SAJ NE SHQIPERI.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje