Masa parandaluese ndaj Beqajt, një tjetër goditje për Berishën

18 Nëntor 2023, 17:36Politika TEMA
Masa parandaluese ndaj Beqajt, një tjetër goditje për

Gjykatësit e GJKKO-së me kërkësë të prokurorëve të SPAK-ut vendosën një masë parandaluese ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, pasi e dyshojnë për shpërdorim detyre mbi procedurat e konçensionit të sterilizimit. Për Ilir Beqajn u vendos “detyrim për paraqitje në Policinë Gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”, masë identike me atë të vendosur për Sali Berishën, i dyshuar për korrupsion në procedurat e privatizimit të Klubit Partizani. 

Si reagim i parë, Beqaj nuk bëri apelim edhe pse konsideron se janë kryer shkelje proceduriale, dhe dha dorëheqjen nga detyra e përgjegjësit të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës. Gjithashtu deklaroi se do të paraqitet në SPAK ashtu siç e ka vendosur gjykata çdo javë, pa inskenuar një revoltë në Parlament DHE pa nisur një proces publik protestash duke përdorur Partinë Socialiste, mjete të përdorura nga Sali Berisha duke shpresuar t’i shpëtojë drejtësisë. 

Standardi që mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama ka aplikuar deri më tani përballë SPAK-ut është ai i respektit dhe nënshtrimit ndaj vendimeve të gjykatës, edhe kur mendon se këto vendime janë të gabuara. Një standard institucional totalisht i kundërt me atë të ndjekur nga Sali Berisha, që gjithmonë (jo vetëm tani) shmang dhe ofendon drejtësinë në çdo formë të saj, duke njohur si legjitimë dhe të ndershëm vetëm prokurorët dhe gjykatat që iu binden urdhërave të tij.  

Por mesazhi vërtetë revolucionar që përmbahet në vendimin e GJIKKO-s ndaj Ilir Beqajt, është se për herë të parë në Shqipëri të gjithë shfaqen të barabartë përballë drejtësisë. Qofshin në qeveri apo në opozitë, SPAK po tregohet mbi palët. Kështu masa parandaluese ndaj Ilir Beqajt tingëllon si një goditje e re ndaj Sali Berishës dhe përpjekjeve të tij të dëshpëruara për t’u dukur si një viktimë e gjykatës politike të udhëhequr nga Edi Rama. Për të përjashtuar çdo rol të Edi Ramës në vendimet e SPAK, do të mjaftonte të kujtohej se ku ndodhet sot Vangjush Dako, në burg prej muajsh për shumë më pak nga sa duhet të përgjigjet Berisha dhe dhëndri i tij. 

Do të mjaftonte të radhiteshin të gjithë emrat e atyre zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të qeverisë socialiste të vënë nën hetim. Një listë të cilës sot i shtohet edhe emri i Ilir Beqajt, i renditur nga vendimi i GJKKO-s ndërsa mbante ende një detyrë zyrtare. Prova që jo vetëm Rama nuk ka asnjë pushtet vendimmarrës, por që, as nuk lajmërohet më parë për vendimet që do të merren, të paktën t’i lejojë njerëzve të tij të japin më parë dorëheqjen. (C.Bollino)

18 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Sali Berishes po i shpetojne pordhe çurk nga SPAK-u,prandaj nuk shkon dhe pllet si gomari plak. Ai (Saliu) ka mare nje seri masah kundra SPAK-ut duke e share,ofenduar rende si bandit, Hajdut,zuzar, zagar,prokuroret e sotem ne SPAK ai i ka shkarkuar nga detyra kur ka qene kryeminister etj.etj.pambarim. Gjithashtu ka hedhur ne sulm deputetet e foltores per t'a nbrjotur nga non grata e akuzat per kompleksin e partizanit,madje edhe duke bere reprazalje ne parlament. Atij i duket se po bene mire,nuk e kupton te keqen se eshte budalla. Por populli po e kupton mire dredhin e tij dhe nukdo t'a votoi kurre.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liria

      Lesh te barabarte para ligjit. Kush mund te luaje si macja me miun me gjykaten dhe prokurorine? Vetem Sali hundpalla. Prandaj ai vazhdon te jete mbi ligjin dhe jemi shume larg nga barazia ligjore. Tung.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Ceni

        Jo mor joooo! Po legenllikun e Ben Ahmetajt e harruat?

        Përgjigjjuni
    2. L
      Labeati

      I Beqaj duhet denuar sepse ndryshoi shendetesine nga nje katrahure ne 2013 ka ndryshuar per mire si ne infrastrukture dhe ne pikpamje te sherbimit ndaj qutetareve

      Përgjigjjuni
      1. A
        Accidentally_genius

        Se kemi fjalen per ty qe e ka ndryshuar..per ty e ka ndryshuar se te qi motren dhe ca te permban gjaku.. por hallin e kemi per pjesen tjeter te popullates qe e ka rropat duke e vjedhur..ti ne rregull je se ta con nje sufllaqe si shperblim qe te qi motren ne pidh goje e bythe

        Përgjigjjuni
      2. B
        Berrisha zhgarravitet kazaneve tv

        Kur njeriu nuk ndihet fajtore pranone perballjen eshte gjykata qe vendose , kur ndihesh fajtor kerkone te mos perballesh me drejtesin fshihesh mbas mandatit te deputetit si veprone non grata Berrisha qe ngeli duke u zhgaravitur ekraneve kazan tre , kater konferenca ne dite , fli gjume shiko endra konference , fli gjume shiko endra konference .

        Përgjigjjuni
        1. H
          Humoristi

          Beqaj,si i sukseshem ne jete, tana fajet do ti helle mbi supet e manastirzez qe e zevendesoi

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pensionisti

            Djali profesorit e ka deklaruar publikisht”:Si kane vjedhur te djathtit,kemi vjedhur edhe ne te majtet!?”

            Përgjigjjuni
            1. v
              viktor

              Interesante ,kete e thote kjo gazete qe merrte ne mbrojtje Beqajn disa vite me pare.... cdo gje eshte e vlefshme per Temen kur behet fjale per te dale ne krah te Sulltanit.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Saliu do e vdesi kte qyqarin!

                Meroja i shkrete ka lajthitur fare . Shikoni çfare titulli “ Masa ndaj Beqajt , tjeter goditje per Berishen” ? Çfare ti lexosh me Meros. E ruajte Zoti nga çmendia! Epo edhe per Beqajn “ FAJIN E KA BERISHA” , ska si te jete ndryshe.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Abdurrahim qenefi

                  Te kishe mend sa nje qime bythe e Meros kushe eshte si ti, por jane ndare punet Mero gazetar profesiinist nr 1 ne shqiperi ti karrocjer i dalluar i fshatit myqibabe

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    DMK

                    Te artikulli i Beqjes kane nderruar foton 3 here se dukej me bark Dhe kanë bllokuar komentet Tani qe Beqja është i pandehur si Saliu ne të njejtën mënyrë e perdorin prapë duke folur për Saliun? Hajde kuptoje median e pavarur

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gramshioti nga Puka

                      Degjo mor kastravec....nuk po flitet se fajin per Beqaj e ka Sal Sheqere-Kripa Berisha....por sepse e njejta dispozite iu be edhe Beqajt si Sal zhgarravines.......paraqitje ne Prokurori dhe mosdalje nga Shqiperia (marrje pasaporte)......kaq e thjeshte eshte mor kopshtar pulash.....

                      Përgjigjjuni
                    2. D
                      Drejtesia e pavarur

                      Po pse Bequa nuk u arrestua si Malltezi? Apo ky eshte zoteri dhe nuk perben rrezik, kurse Malltezi Terrorist islamik qs mund te hidhte ne ere Aeroportin?

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kris

                        Vetem Merua I kupton rikoshetat e SPAk

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Franci

                          O Sali o lepurush, o frikacak, merr shembull nga Beqaj… keto jane burra e shkojne te ballafaqohen me drejtesine. Ik paraqitu o frikacak, mos hajde verdalle neper studio televizive me genjeshtra banale o spurdhjak.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Demokrati idealist

                            sali një shprehje popullore ne jug thotë:(nuk ta shkruaj me S të madhe se nuk e meriton): Harro mushkë Valarenë se Ali pashan e prenë.(Ali pash Tepelena).

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Fifi

                              Eshte Bequa qe eshte burre Me burre nga gjithe kusaret I piqte dardhat ne furre S’linte koker per Salaret

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje