VIDEO/ Mos përdorni ngjarjen për të sulmuar Reformën, Klosi: Vrasja e gjyqtarit Kalaja nisi nga një procedurë korruptive e një zyrtari të PD-së

9 Tetor 2025, 13:15Politika TEMA
VIDEO/ Mos përdorni ngjarjen për të sulmuar Reformën, Klosi:

Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, deklaroi se tragjedia që përfundoi me vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, e ka zanafillën në një procedurë korruptive të iniciuar nga një zyrtar i lartë i Partisë Demokratike.

Klosi i bëri thirrje opozitës që të mos e përdorë këtë ngjarje tragjike për të sulmuar Reformën në Drejtësi.

“Po i qëndroj asaj që kam përsëritur më parë, pjesa e procedurës nuk është pjesa e debatit politik. Kemi diskutime me orë të tëra, dhe aty duhet të diskutojmë. Edhe ndoshta nuk duhet ta merrja fjalën, por edhe unë solidarizohen me dhimbjen e madhe të familjes së ndjerit.

Duhet të them disa të vërteta. Ngjarja që ndodhi, ka iniciativën në një procedurë korruptive dhe akuza kryesore shkonte tek një zyrtar i lartë i PD-së. Sot drejtor departamenti pranë Partisë Demokratike.

Aty ka filluar korrupsioni i madh, i cili padyshim na bën të gjithëve të mendohemi, të mendohemi fort për atë që duhet të bëjmë për sa i përket sigurisë gjyqësore, sigurisë së gjithë reformës në drejtësi. Dhe prandaj e mora fjalën në fakt më shumë, se duke u bashkuar 100 qind për qind me problemin, duke e kuptuar fare drejtë shqetësimin e të gjithë qytetarëve shqiptarë, ne nuk duhet ta shfrytëzojmë këtë moment, këtë folëtore, këtë Parlament për të goditur atë që është një nga format kryesore të shtetit shqiptar, që nga themelimi i tij.

Reformën Drejtësi e kemi bërë këtë debat, e kemi bërë kudo këtë debat. Njerëzit na votuan ne Partinë Socialiste si garantët e vetëm në këtë realitet politik për ta vazhduar reformën Drejtësi.

Dhe nuk ju votuan juve, sepse lideri juaj dilte dhe e thoshte "Jo vetëm do t'i shkatërrojë ndonjë institucione, po ata prokurorë janë për të shkuar në burg". E ka thënë këtë dhe e thotë prap dhe ju e thoni prapë. Pra kjo është ndarja e madhe.

Ne duam një drejtësi të re, me problemet e saj, padyshim me shumë probleme që duhet t'i mbrojmë. Do duhet ta thellojmë, do duhet të krijojmë besim te qytetarët tek drejtësia, ndërkohë sa ju doni të bëni ato vetëgjyqësinë. Ju mendoni se ju politikanët mund të çoni gjyqtarët, prokurorët në burg?

Po jo, nuk është kështu. Njerëzit votojnë drejtën e re. Qytetarët shqiptarë duan që të gjejnë drejtësi. Qytetarët shqiptarë duan që kur të shkojnë te gjykata, të gjejnë aty të drejtat. Të ndërpresim këto luftë të padrejtë, ta ndërpresim këto luftë të pahishme, ta ndërpresim këto luftë kriminale për interesa personale mbi një institucion i cili ka filluar jetën e tij me shumë probleme, por ama ka besimin e gjithë qytetarëve shqiptarë, të shprehur në Çdo çondash të shprehur dhe në votën e 11 majit”, u shpreh Klosi.

 

11 Komente

  1. H
    Hetoni dosjen

    E thjeshte ngrini komision hetimor , nje grupe deputetesh ta ndjekin keté çeshtje qysh ne fillimet e saj dhe te denoje nese ka korrupsion ... gjitheçka ka nje zgjidhje

    Përgjigjjuni
    1. e
      emigranti

      Ti zotri me nje telefonate e ke mbyllur gjyqin dhe ke fituar,ndersa qytetari thjeshte do kaloje vite peripeci pagesa ,dhe ne fund se di si do perfundoje ,,keshtu qe rropt rilindjes dhe reformes qe bete

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjergji

        Si eshte e mundur qe nje mslcor i ulun ne Shkoder ne vitin 1991 te bahet pronar itokes me dokumenta te fallsifikuara ne vitin 1994,kur kjo toke me tspi e regjistruar qe ne vitin 1930 ne kadastrat e kohes?Si eshte e mundur qe ptonaret e vertete u kercenuan nga P.Dhkembi me kto fjale:ne se vini petseti ketu e kerkoni pronen kalleshnikovi do hape 2m vende ne toke per ju?Prandaj eshte e rsndesishme qe SPAK te hetoj ngjarjen.ka funksionu njr skeme we pusjteti lokal ne Shkoder ka leshuar me qindra domumenta te fabrikuara apo fallco qe malcoreve e katundareve re ulun ne Shkoder pas1991 qe mbi bazen e ligjit 7501 te marrin toka e ndertesa jo vetem shteterore por efhe qytetereve shkodrane duke ngritur keshtu tensionet ne Shkoder.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Puci

          I vetmi koment i saktë

          Përgjigjjuni
        2. m
          mbas ju vjen historia

          Ky tartabiq i dhjamosur tek kembet e rames,ndjehet mire, ne pozicionin e dylberit dhe nuk don te shikoje poshte majes se ajzbergut dhe aty do te shohi, ate qe ka pare dhe ka ndjere nje popull i tere ne keto 35 vjet. Dhe nuk don te shohe ky klosi veten, si tartabiq ne trupin dhe ne shpirtin e nje personaliteti si Veliaj, Ne menyren me te paturpeshme dhe kriminale, mburret me ate drejtesi te ajetollahut rama, qe futi ne burg pa gjyq, mbas nje komploti okult, midis kraheve te politikes dhe spakut, pretendentin prej vitesh per postin e kryeministrit, Veliaj,ai qe instaloi dhe realizoi demokracine e vertete europiane ne kete vend

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qytetar nga Vicidoli.

            SHUMË DREJT.....PËR KËTË PROBLEM (këtë çështje) MENDOJ SE KUSHDO DO KËRKONTE NJË HETIM TË DREJTË E TË SHPEJTË NGA NJË GRUP HETIMOR PARLAMENTAR.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pal Vata

              Lorenc Luka djali i tezes se Xhozefina Topallit te dy spiuna sigurimi pike.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pal Vata

                Lorenc Luka djali i tezes se Xhozefina Topallit te dy spiuna sigurimi pike.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pal Vata

                  Lorenc Luka djali i tezes se Xhozefina Topallit te dy spiuna sigurimi pike.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Demokrati I 91

                    Vertete spiuna dhe dhimokrate por Shkodren e kane bere corap

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Loni

                      Per ke reforme e ke fjalen se ju asnje reforme nuk keni bere te sakte.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje