VËZHGIM: Kur “antikushtetuesja” bëhet aleate e Berishës

9 Tetor 2025, 12:39Politika TEMA
VËZHGIM: Kur “antikushtetuesja” bëhet aleate e

Nga “antikushtetuese” në mjet për fushatë, qëndrimi i Sali Berishës ndryshon shumë shpejtë kur bëhet fjalë për politikë.

Kreu i PD-së, që vetëm pak ditë më parë e shpalli “antikushtetuese” ministren virtuale Diella, e ka vënë tani në shërbim të opozitës.

Berisha ka shpërndarë një videomontazh të ministres virtuale në llogarinë e tij në “Facebook”, ku Diella “mbështet” kandidatin e pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj, i mbështetur nga PD.

“Siç të gjithë më njihni, unë jam Diella dhe mbështes publikisht kandidaturën e Florian Binajt për bashkinë e Tiranës. Unë jam e programuar kundër abuzimeve (për momentin) dhe në bazë të algoritmeve të mia, e vetmja kandidaturë që nuk paraqet probleme me abuzimet, me ndershmërinë dhe në interesin publik është ajo e Florian Binjat. Ndryshe nga ish-kolegia ime, ministre dhe kandidate për bashki, znj, Manastirliu. Dhe diçka e fundit. Po nuk më patë në ekrane dhe rrjete sociale do të më kenë hequr nga priza. Arsyet dihen.”, thuhet në videomontazh./ TemA 

3 Komente

  1. M
    Munika

    Tallava shqiptare.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po Bufi poooo

      Ehhh po me kete te semure psiqik po tallen te gjithe e ka abandonuar familja femijet e kane lene rrugeve, eshte per te ardhur keq si eshte katandisur..

      Përgjigjjuni
      1. a
        ah drejtësi e mjera Shqipëri

        Në jetën e Berishës, spiunit serb, kriminelit, djegësit e plaçkitësit të Shqipërisë nuk është ai vetmi fajtor por në rend të parë është drejtësia e cila ka Dosje me tonelata dhe e lejon të poshtëroji kombin e vendin dhe lufton me çdo mjet për ta fut Serbinë sa më thellëë në Shqipëri sepse ajo që ka bërë derii tash nuk kënaq ambiciet e çetnikëve të serb. TURP.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje