Tritan Shehu në ekstazë për Donald Trump në Kuvend - Taulant Balla: Aman na i kurseni këto shfaqje butaforike

9 Tetor 2025, 10:31Politika TEMA
Tritan Shehu në ekstazë për Donald Trump në Kuvend -

Një përplasje verbale ka ndodhur mes deputetëve Tritan Shehu dhe Taulant Balla në seancën parlamentare të ditës së sotme, pasi Shehu kërkoi që Kuvendi të shprehej në mbështetje të marrëveshjes së re të paqes në Lindjen e Mesme.

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, u shpreh se sot ishte një ditë historike për gjithë botën dhe akuzoi mazhorancën për heshtje ndaj një zhvillimi që, sipas tij, “shenon një fazë të re paqeje dhe stabiliteti”.

Por kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, reagoi me ironi ndaj fjalës së Shehut, duke akuzuar opozitën për qëndrime të shtirura dhe garë të brendshme për të treguar mbështetje ndaj SHBA-ve.

Balla u shpreh se nuk duhet të bëhemi qesharakë, duke qenë se marrëveshja ende nuk është ratifikuar.

Tritan Shehu: Do tju bëj një propozim procedural për tju shkundur nga heshtja që ju ka mbërthyer juve si mazhorancë dhe qeveri. 

Sot është një ditë historike për gjithë botën. Sot u nënshkrua marrëveshja e paqes e planit Trump. Kjo nuk mund të kalojë në heshtje në parlamentin shqiptar. 

Sot shënohet një fazë e re paqeje dhe stabiliteti nga paqebërësi Trump. Sot është një ditë që duhet të shkundë këtë parlament dhe këtë mazhorancë për heshtjen disa javore që ka pasur ndaj planit Trump, ndaj mos mbështetjes që ju dha nga kjo mazhorance.

Taulant Balla: Zoti kryetar i grupit parlamentar të PD na i kurseni këto shfaqje butaforike të garës mes jush se kush është më pro amerikani, apo edhe kandidati për ministër të Jashtëm në hije brenda jush. Kursejani vetes edhe gafat diplomatike mes jush. Vetë Trump nuk ka udhëtuar në Lindjen e Mesme.

3 Komente

  1. K
    KROI MBRETIT

    Tritan SHEHU-pioner i shembjes te kishave dhe xhamive.Komisar politik i shoqerose Shqiponja -furnizuese me nafte per kriminelin Millosheviç-konsumator i preshit te Lushnjes.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lam leka

      Tritan preshi, mire e ke Aiden? Kujdesu per te , se na merziten udheheqja. Ah mor loqe, sa qesharak je.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        Trmpi fshin bythen me keto hale shpellare. Hidhu edhe me ca miljona te tjera per te hequr mutin nga fytyra, qe ju hodhi Amerika,

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje