"Dobësia fatale e Fatos Nanos" - Ish-ministri socialist zbulon "këshillën" që i kushtoi pushtetin PS-së dhe solli Berishën në pushtet

9 Tetor 2025, 10:25Politika TEMA
"Dobësia fatale e Fatos Nanos" - Ish-ministri socialist zbulon

Ish-ministri socialist Viktor Doda i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV ka bërë një analizë të thellë të periudhës së Fatos Nanos në krye të PS-së, duke balancuar vlerësimet për vizionin e tij me kritikat për dobësitë që i kushtuan pushtetin. 

Duke filluar me një 'mea culpa' të fortë, Doda pranoi se pritshmëritë e shqiptarëve për PS-në pas vitit 1997 ishin të jashtëzakonshme. "Ne duhet t'i kërkojmë ndjesë këtij populli që nuk i përmbushëm ato pritshmëri siç duhet," deklaroi ai.

Duke u thelluar në figurën e Nanos, Doda e cilësoi atë si "20 vjet para partisë" në pikëpamje politike, një lider që delegonte pushtet dhe pranonte kritika. 

Megjithatë, ai identifikoi edhe anën tjetër të medaljes: "Në momentet kur duhej të tregohej shumë i përgjegjshëm, tregohej shumë i papërgjegjshëm."

Si shembullin kryesor të kësaj 'papërgjegjshmërie', Doda zbuloi një prapaskenë të panjohur nga viti 2003, gjatë kulmit të përplasjes mes Fatos Nanos dhe Ilir Metës. 

Ai tregoi se si Nano e kishte pyetur për këshillë dhe ai i kishte propozuar një zgjidhje radikale: zgjedhje të parakohshme. 

"I thashë 'më mirë një fund i tmerrshëm se një tmerr pa fund'. Ideja ishte të bënim zgjedhje para se Iliri të krijonte parti, sepse partia e tij vota do të merrte nga ne," shpjegoi Doda. 

Sipas tij, Nano fillimisht e pëlqeu idenë, por më pas u tërhoq me arsyetimin se PD-ja ishte e dobët dhe nuk përbënte rrezik. 

"Këtë zgjuarsi mirditorit, Fatosi e neglizhoi. Kjo ishte papërgjegjshmëria," përfundoi Doda, duke aluduar se ky vendim i hapi rrugën humbjes së zgjedhjeve në vitin 2005.

Në një krahasim të drejtpërdrejtë mes dy liderëve historikë të Partisë Socialiste, Fatos Nanos dhe Edi Ramës, ish-ministri Viktor Doda ka ndarë pikëpamjet e tij për mënyrën se si secili e ka drejtuar partinë dhe vendin. Për Dodën, nuk ka dyshim: "Kryeministri më i mirë i gjithë periudhës së tranzicionit mbetet Fatos Nano."

Argumenti kryesor i Dodës fokusohet te demokracia e brendshme partiake. 

"Fatosi ishte jashtëzakonisht demokrat. Ai e demokratizoi shumë partinë. Asnjë vendim nuk merrej pa u diskutuar me bazën, në grupin parlamentar, në kryesi. Ka pasur raste që Nanos i janë thyer dhe vendimet," shpjegoi ai, duke pikturuar një parti ku debati ishte i gjallë dhe vendimet ishin kolegjiale.

Nga ana tjetër, Doda e sheh ardhjen e Edi Ramës si një nevojë të kohës për t'u përballur me atë që ai e quan 'radikalizmin' e Sali Berishës. 

"Duhej një figurë e fortë përballë Sali Berishës," tha ai. Megjithatë, ai vëren një ndryshim gradual në stilin e drejtimit. 

"Nga 2005-2009 respektoheshin institucionet. Më vonë, me sa duket me zhvillimin e teknologjisë së informacionit, ai merrte informacionet vetë dhe vendimet filluan të ndryshojnë." 

I pyetur nga gazetari se si ka mundësi që brezi i tij, i dalë nga Partia e Punës, ishte më demokratik se politikanët e sotëm, Doda la të kuptohet se sot mungon vullneti për të kundërshtuar liderin, një tipar që sipas tij ishte më i pranishëm në të kaluarën.

30 Komente

  1. D
    Demokrat prej natyre

    I vetmi njeri qe ka plotesuar kriteret per te qene kryeminister ne kete TRANZICION ka qene NANO, pastaj a i mire a i keq, duhet pare me Lupe...

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dikush nga Protokolli Qeveritar.

      Populli priste shumë nga Nano dhe PS në 1997-2005. E thotë Doda.......... . Por gjëja e parë që priste populli ishte arrestimi dhe dënimi me varje në litar i Sali Berishës........ . Mbas shkatërrimit të shtetit nga firmat piramidale dhe sidomos pas grushtit të shtetit 1998, arrestimi i Berishës duhej bërë me urgjencë dhe gjykatat që nuk ishin kaq copë-copë siç janë sot do ta kishin dënuar me varje në litar.......... . Dhe Shqipëria sot do të ishte si Zvicra......... . Por Nano ishte frikacak. Rreth frikës së Nanos spjegohet çdo gjë në PS..... . Edhe gjoja demokratizimi i partisë...... . Jepte liri se kishte frikë....... . Kështu ushqeu trimërinë tek Ilir Meta.... . I cili e njohu se Nano ishte frikacak..... . Dhe në biseda të ndryshme Meta e ka shprehur........ . Nano ishte kryeministër i mirë për një shtet normal. Por jo për Shqipërinë e pas 1997...... KAQ!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shikoni foton e psikopatit

        Mire mire po shiko ne foto ate psikopatin e qethur prapa Nanos,cfare cmenduri mbart ai,sa shpirtezi ,sa i pabese nga shikimi,zien nga brenda dhe pret momentin e vet duke duruar dhe kapercyer gjerat qe nuk i pelqejne. Nderkohe shikoje sa i ri ne 1998 ,ka qene 34 vajti 27 vite ne pushtet

        Përgjigjjuni
      2. x
        xheJ.eN.Bi.

        Demokrat...populli ka një shprehje që thotë : " të bëhem edhe njëherë nuse ,pa di unë si të nusërojë". Nanua u bë tra a katër herë nuse dhe asnjëherë nuk ditur të " nusërojë".

        Përgjigjjuni
        1. S
          Simon

          Edi Rama dhe Fatos Nano. Dy vllheh te perkushtuar per rrenimin dhe çpopullimin e Shqiperise

          Përgjigjjuni
          1. M
            Myzeqari i Myzeqesë të Vlorës.

            Qënke një trap e gjysëm ti o Simon që nuk e paske shokun....... . Nga emri edhe ti duhet të jesh vlleh...... Po pse çdo i krishterë shqiptarë qenka domosdoshmërisht vllah?

            Përgjigjjuni
            1. S
              Simon

              Myzeqari Vlores. Jo more gomar kush e tha ate?

              Përgjigjjuni
              1. G
                Genci Shkuo

                Nuk eshte vllah Nano, eshte nga Lunxheria, ortodoks shqiptar, vllehe deri vone num ka pasur aty.

                Përgjigjjuni
      3. N
        Nata

        Zgjuarsia e mirditorit?! Hahahaha! Doni më per Belulin? Ky pordhac paska keshilluar Nanon, epo kta maloket nuk heqin dore nga marrezia e madheshtise!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Truth social

          Sa here ka lajme nga presidenca media kelyshe e sigurimit dhe politikes sjell nw skene nanon... Shtet privat shqiperia.... E leshon fatos e merr Salia... Hoqem nje enver, dy na mbine ne dere!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ardiani

            Pushtetin ne 2005 asaj PS nuk ja hoqi asnje keshille e nje derdimeni si Doda, por dobesia e Nanos per korrupsionin. Megjithate tashme Rama ja ka kaluar shume here asaj dobesie te Nanos duke e kthyer korrupsionin ne INSTITUCION (duke vene dhe si shef komision-AntiKorrupsioni pastaj vete shokun Xhafaj dikur pionier i Enverit e sot i thinjur pas Rames).

            Përgjigjjuni
            1. ¿?

              Fatos Nano as nje here nuk ka sqaruar kush dhe perse e urdheroi te merrte barbonin Edvin Kristaq Rama nga nen-urat e Parisit dhe ta katapultonte minister te kultures te qeverise shqiptare. Ky eshte nje borxh qe bixhozciu pijanec Fatos Thanas Nano nuk ia ka lare akoma popullit shqiptar.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Eshte per tia .

                Fatos Nano ishte nje pusht.Ne asnje vend te botes Sali Berisha nuk shpetonte pa burg ose te pakten pa gjyq pas 97'.Dhe qershia mbi torte eshte pasuria e tij...A e pyet Nesti Angoni veten ku e gjeti ky kete oasuri?.Ah po eshte parashkruar krimi I tij.Sepse hajduti nuk haroi te bente nje ligj ku hajduti nuk eshte hajdut po kaluan 10 vjet nga vjedhja.

                Përgjigjjuni
                1. m
                  mish thiu

                  o zot zgjuarsia e mirditorit hahahha pyeste nano kete hahah

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Jeniceri

                    C'jane keto furca qe na sollen kete gjendje anormale .Saliu ,Nano ,Meta e bishtat ,qe ata krijuan, jane pergjegjsit kryesor ,kur sot kemi nje K/M, qe vendos si ne kohen e Enverit . Te merresh me keto figura eshte kohe e humbur . Saliu mbas 97 duhej paketuar per ne pensjon politke . Nonos ju dha shanci me i madh ne tere historine e popullit shqiptare te bente ndryshimin e madh . Por si frikacak dhe bashkpuntor i Sali kriminelit, u terhoq nga detyra, qe i besoj populli pas 97. Agjenturat e huaja e tremben,teorija e rrotacjonit stimuloj forca te tjera,si Meta brenda Ps punoj nenrrogos dhe ai e la pushtetin ne 2005. Mos harroni kryesoren . Nano ishte shume frikacak edhe pse ne krahe te tij qendronte nje popull qe e donte Saliun ne litar. Zgjodhi te mos humbiste ato c'ka kish fituar . Socjalistet ,te dehur nga fitoret ,dolen jashte kontrollit sa neper davete e tryeza qellonin njeri tjetrin me makarona e zgedhiheshin si te pa ndeshkueshem .Saliu ,i ndihmuar dhe nga reaksjoni i jashtem e ktheu situaten ne favor te tij. Nano nuk beri apsolutishte fushate parazgjedhore dhe ja beri peshqesh pushtetin duke e genjeu me postin e Presidentit . Kur e pa se ja futi maloku ,dha dorheqjen dhe beri gabimin e dyte me te madh . I la pushtetin nje pinjolli te Pd . Mos beni analiza kot. Ka mbaruar cdo perpjekje per te ndryshuar gjendjen. Saliu dhe Rama do sundojne deri sa popullit ti pellcasin temthat nga urrejtja e padrejtesite .

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Rroku

                      Jeniceri je fiks. Zoti te rujt ishallah

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tirona

                        Ore e dini kush ishte Nano si person moral ishte pijanec e kurvar,mos ta kishe ne lagje ,si teknik ishte si ai me nje sy eshte me mire se te terre ata pa' sy (qorrat) Si karaker ishte frikacak me nje llaf skishte(bythq) Stop

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nata

                          E ke pas ne lagje dhe i ka rene grus tate qe ja njeh kaq mire kurvllëkun Nanos? Apo e ke fjalen per breket e Monikes ( atehere i kishte prej kambriku) qe i ka akoma ne kroskot Nano?

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tirona

                            Nata une jame 25 kur ishte i dashuri yt (Nano) kame qene 11 beje nje cike hesap, Shko degjo nga ata qe pinin bashke me te , nuk te shaje nga Nena motra fisi se nuk ndyem per Ty

                            Përgjigjjuni
                        2. Z
                          Zaza

                          Fatosi ishte liberaldemokrat po saliun pas 97 nuk duhet ta amnistonte se mutohen salinj si ky tirona me siper qe jane fare koqe kanari dhe i paska shkerdhy Nano motren dhe nenen

                          Përgjigjjuni
                          1. Z
                            Zgjohu njeri

                            Ne 2005 , kur kerkohej verdikti popullor per 13 deputet mbas 2 javesh ne bolotazh , Nano u pa weahej ate dite te du ne ujrat e Jonit! Genjeshtrat demtojne qytetaret , por kurre potikanet. Kjo eshte tragediesk komedia Nano dje I kapur dhe frikacak nuk ka asgje te perbashket me gjigantin ER. Eshtd fat I PS.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Te dalim ne protesta

                              Dobesia e Nanos ishte nxjerrja e Rames nga katakombet e Senes dhe sjellja e tij si minister i kultures. Dhe, sic e ka tjene vete nano - the rest is history

                              Përgjigjjuni
                              1. d
                                drejtesi e munguar

                                Nanua per teori mund tua kalonte te gjitheve.Por pushteti nuk ka kohe per te bindur njerin e tjetrin por,per veprim kundrejt cdo gjeje,qofte kjo dhe ndeshkime te renda.Nanua nuk e denoj Saliun dhe shpuren e tij se ishte frikacak dhe nuk donte te perballej.Edi Rama,ishte zgjedhja me e mire per PS-n.Gabimi i Rames eshte se gjate gjithe kohes nuk ka ditur te zgjedhe sic duhet bashkepunetoret e tij,te cilet vazhdimisht kane "ngrene" kumbulla te tharta pas shpines se tij.

                                Përgjigjjuni
                                1. Y
                                  Y H

                                  Shumica e komentueseve, jane loqo, po loqe fare ama.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    PeSht-i.

                                    Sipas meje, Nano eshte vlere e spikatur dhe do te ishte ne te mire te ketij vendi qe te ishte ne politike. (Krahasojeni me pjesen dermuese te ligjvenesve te koheve te fundit...). A ka bere gabime? Ketu ka nevoje per analize. Por mos ta rendojme me faktin se Kryeministri nuk ka futur njerez ne burg...Kjo eshte detyre e tjeterkujt... Jam i te njejtit mendim me pjesen dermuese te vleresimeve qe ish-Ministri ia kushton Z. Fatos Nano.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Dhë Pështan Tribune

                                      Oh, mjere Shqiperia! Trapa politikanet, trapa gazetaret, por me trapa jane komentuesit qe nuk shohin realitetin ku fatkeqsia e Shqiperise jane vetem shqiptaret qe jane dembele, kurvar, pijanece dhe e fundit qe duhej thene me pare, i marin jeten tjetrit kot pa asnji arsye jetesore.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. V
                                        Vjosa

                                        XheJ eN bI. U bë 3--4 herë nuse dhe u bë më kurvë nga ç'ishte më kumarxhi ,më pijanec ,më hajdutë dhë më i pa besë e i pa fytyrë .Z Doda ,Nano çdo gjë e bënte nga frika dhe interesi personal.Një K / Ministër që la zyrën nga frika ,dorëzoi shtetin Sali Lushës dhe iku në Maqedoni lozte kumar në kazino.Më mirë të them që ja hëngri qurat një injorant, kopuk ,hajdut xhepash si Ilir Meta.Të gjitha këto që po vuan populli sot kanë shkak tradhëtinë që Nano i bëri elektoratit të mbrekullueshm socialist të Shqipërisë.Për ju personalisht kam pasur konsideratë ,por me vlerësimin e fytyrës së Nanos më keni lëkundur..

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Pal

                                          Nano është përgjegjsi kryesor që i dhe Berishës pushtetin në tavolinë duke mos lejuar Ps të fitonte e të jepte dorëheqjé si kryetar para zgjedhjeve. Që nuk qe i aftë të rindërtonte sistemin e drejtsisë dhe ekonominë prodhuese…

                                          Përgjigjjuni
                                          1. R
                                            Rustem Pekmezi

                                            Po ku ishin mjeket psiqiatër kur e kishin mjekuar këtë skizon Ramën,përse heshtën? Ai duket në fytyre e në shikim që ishte një psikopat që duhej kuruar,leri pastaj bëmat e historit që e vërtetuan plotësishtë,ade tani ta zbresim nga kali? Po pse gabuam xhanëm,e kishim një psikopat që dogji shqipërinë e nuk zbriti nga kali,dhe ja ku e përseritem prapë,mjerë neve thuaj,shqipëria ka dal në ankand!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. U
                                              Universi shpresa ime

                                              Ju a ktheu lekët e firmave NANO? Jo. E futi në burg SaliMutajn ? Jo. Më e keqja ish emërimi i EdvinDrogaxhiut minister ikulturës e ja ku jemi sot. SaliMutaj vazhdon bredh lirshëm dhe hajdutat ministrat e Ramdrogës miljardera po ashtu. Rrini se jeni mir , aq mir sa dhe Zimbabue na e kalon.

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje