Spahiu: Bashkimi i partive të reja me PD, dogji shansin historik për një pol të tretë në Shqipëri

9 Tetor 2025, 08:58Politika TEMA
Spahiu: Bashkimi i partive të reja me PD, dogji shansin historik për

Juristi Kreshnik Spahiu, tha se bashkimi i partive të reja me PD për zgjedhjen e kandidatit që do të garojë për Bashkinë Tiranë sipas tij, dogji mundësinë për krijimin e një poli të tretë politik.

Ai theksoi se në Tiranë mes PS dhe PD nuk ka pasur ndonjëherë garë, pasi PS ka fituar.

‘Suksesi i parë i liderit të opozitës ishte moslejimi i krijimit të një poli të 3 sepse do të dëmtonte PD. Në Tiranë për 35 vite nuk është vënë në diskutim gara mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Arlindi futet si parti më vete. Po këtu lider të rinj nuk gjejnë gjuhën me njëri- tjetrin dhe pastaj futen tek liderët e vjetër. Kjo është sukses për Partinë Demokratike. Në tërësi Partia e Lirisë edhe kur ka qenë LSI në zgjedhje lokale ka bashkëpunuar me Partinë Demokratike, edhe kur ka qenë në pushtet Partia Demokratike ka pasur koalicione edhe në zgjedhjet lokale, unë them se PL ka më shumë prurje se partitë e reja’, tha ai.

3 Komente

  1. M
    Munika

    Sakte. Per kete e dua Spahiun se me nuhatje te holle e gjen se ku fle lepuri. E lexoj perhere me endje

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Kreshnik me duket se jeton me endra , po nga kush dolen keto partiçka ? Ata ishin kontigjenti i pd , dhe veprimet e tyre treguan se dolen nga pd -ja .Ti gjasme mbahesh edhe si I zgjuar edhe si idiot , po ti nga kush anon u largove se nuk te dha post saliu apo I haron bemat e tua .Nuk mbulohet dielli me shoshe o kreshniku i haleve .

      Përgjigjjuni
      1. G
        Go West

        Me mire djepi thate, se shejtani brenda- Kreshnik. Arlindi me idete e tij, ne se do te qendroje konseguent, jam i bindur qe do te formoje polin e trete ne Keshillin bashkiak te Tiranes. Votat e qytetareve normale, qe duan nje Tirane normale, do te jene pa diskutim per Arlindin. Tiranasit nuk mund te jene delet e Edit, apo edhe me keq mercenaret e Saliut.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje