PD nis procedurat parlamentare për shkarkimin e Presidentit Begaj

8 Tetor 2025, 20:10Politika TEMA
PD nis procedurat parlamentare për shkarkimin e Presidentit Begaj

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procedurat parlamentare për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, ku u diskutua nisma e opozitës për të kërkuar largimin e Kreut të Shtetit, me argumentin e “shkeljeve të rënda të Kushtetutës”.

Në njoftimin e shpërndarë pas mbledhjes, PD konfirmon se do të veprojë në mbështetje të pikës 2 të nenit 90 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, e cila parashikon mundësinë e shkarkimit të Presidentit në rast se ai “shkel rëndë Kushtetutën ose kryen krim të rëndë”.


Ende nuk janë bërë publike detajet konkrete të akteve apo veprimeve që, sipas opozitës, përbëjnë shkelje nga ana e Presidentit Begaj. Megjithatë, gjasat janë që çështja të lidhet me dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme të Tiranës, edhe pse kryetari i shkarkuar, Erion Veliaj, e ka dërguar çështjen në Kushtetuese dhe një vendim përfundimtar ende pritet për shkarkimin e tij.

Burime brenda grupit parlamentar bëjnë me dije se po përgatitet edhe dokumentacioni përkatës që do t’i paraqitet Kuvendit në ditët në vijim.


Të dhënat e para nga persona pranë drejtuesve të PD-së nënvizojnë se vendimi vjen si “domosdoshmëri politike dhe institucionale”, pas disa qëndrimeve të Presidentit që, sipas tyre, “kanë tejkaluar kompetencat kushtetuese dhe kanë cenuar ekuilibrat institucionalë”.

Në përputhje me procedurën parlamentare, kërkesa e PD-së për shkarkimin e Presidentit duhet të firmoset nga të paktën një e katërta e deputetëve të Kuvendit dhe më pas t’i kalojë për shqyrtim një komisioni hetimor parlamentar. Vendimi përfundimtar kërkon shumicën e cilësuar prej dy të tretash të votave.

Presidenca, deri në orët e pasdites së sotme, nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar mbi nismën e opozitës.


Në selinë blu, ndërkohë, theksohet se “kjo nuk është një lëvizje politike e momentit, por një qëndrim parimor për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe ndarjes së pushteteve”.

Kjo është hera e parë në mandatin e tij që Presidenti Bajram Begaj përballet me një kërkesë të tillë për shkarkim, ndërsa pritet që zhvillimet e ditëve në vijim të përcaktojnë nëse nisma do të gjejë mbështetje të mjaftueshme për t’u futur në procedurë parlamentare.

14 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    shkoi per lesh edhe Bayromi..... allah uakbar

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Te qifte Bajromi familjen dhe Muhamedi fisin. Po me votat qe ka PS ne parlament tall karin me Pd nga mengjesi deri ne darke.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Erdogan

        Bajromit tia rruaj me zhilette sali

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kuli sygerdalla

          Para se te shkoj per lesh do shkoj te palloj vurkaren tende obobooooo cdo i shohen sit asaj , e ke dhe synet Bajromi dhe do tja cqyej bithen vurkares

          Përgjigjjuni
        2. L
          Lame Duka

          Shashke e turpeshme, ngaqe PD, nje parti e madhe e ploteshpresa se do te na bente vend demokratik, nuk di cfare te beje me pushtetin qe ka.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Malesori

            Perralla ne lesh shendeti prej nesh

            Përgjigjjuni
            1. d
              dsa

              Po cfare keni me Baromin, ai pershesh me kos po ha, ate qe i jep Rama. Baromi noter i Rames eshte, ne keni bythe kthejani patkojt nga dielli Rames dhe keshtu shpeton Shqiperia.

              Përgjigjjuni
              1. ?
                ????????????????????

                Ha,ha,ha keta te bejne te qeshesh me zor

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Munika

                  Ti rruajne topet Beges. Le te shkruajne kujtimet per president Topin, Nisĥanin e kryesisht Meten a Mutin, si ja thone, qe ish turpi I dynjase.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mara emigrante ne Itali

                    Ti ruajne l'esht presidentit se nuk I kane votat .A e kuptoni qe nuk e kane haberin e kushtetutes ?

                    Përgjigjjuni
                    1. l
                      llazi usa

                      Do ti rruajne karin ata te PD-se Presidentit!

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mul Noka dylberi

                        Sa shkarkoj Meten PSja , qe kish dhe shumicen ne parlent , po aq PDja qe ka rypin dhe pyken ,

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sufllaqja me qepe

                          Berom Sheqerparja

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Adi

                            Partia varikariste me nje mocion varikarist te rradhes. Edhe habiten keto jane parti pa vlere edhe fuqi. Deshen ate palaçon e shkuar qe u harrua burgjeve

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje